Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-11-09, 09:47   #2
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Konferenca e Bujanit

Qėndrimi pėrfundimtarė i PKJ ishin tė shprehura nėpėrmjet vendimeve tė Mbledhjes sė II tė KANĒJ, tė mbajtura nė Jajce nė nėntor 1943. Nė kėtė mbledhje , nė tė cilėn nuk morrėn pjesė shqiptarėt, sepse nuk u thirėn, u vendos krijimi i jugosllavisė me kufijtė e para luftės dhe pėr rrjedhojė shqiptarėve jo vetėm qė iu mohua e drejta pėr tė vetėvendosur deri nė shkėputje pėr tė ardhmen e tyre, por edhe vetė Kosovės iu mohua barazia me viset e tjera tė Jugosllavisė. Nė kėtė mėnyrė u shkelen principet e bashkpunimit pėr luftė. Ajo kishte pranuar me qellime demagogjike se ēėshtja e kufijve tė ardhshėm nė mes tė Jugosllavisė e tė Shqipėrisė do tė rregullohej me marrėveshje vėllazėrore dhe nė bashkėpunim nė mes tė UNĒJ e KANĒ tė Jugosllavisė dhe UNĒSH e KANĒ tė Shqipėrisė, pra nga tė dyja partitė, nga regjimet demokratike popullore qė do tė vendoseshin nė Shqipėri e nė Jugosllavi si dhe nga vetė popullsia e atjeshme nė bazė tė parimit pėr tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje.
Forcimin e Lėvizjes Antifashiste dhe shndėrrimin e saj nė kryengritje tė pėrgjithshme tė armatosur e pengoi dhe e sabotoi vetė udhėheqja e PKJ. Akuzėn pėr mungesėn e njė lėvizjeje tė fuqishėm revolucionare, ajo e pėrdori qė gjatė viteve tė luftės si pretekst pėr t’i mohuar kėtij populli ralizimin e tė drejtave kombėtare. Pėr udhėheqjen e PKJ njė lėvizje shqiptare paraqiste rrezik pėr realizimin e planeve tė tyre shoviniste,pėr ate sabotonin se nė Kosovė ekzistojnė vetėm bashkpuntorė tė okupatorit,kurse dokumentet e kohės vėrtetojnė tė kundėrtėn.
Pėr tė ndihmuar rezistencėn antifashiste nė ato vise dhe sipas kėrkesės sė palės jugosllave, Shtabi i Pėrgjithshėm i UNĒSh, nė tetor tė vitit 1943, kishte urdhėruar qė forcat e batalionit Perlat Rexhepi tė qarkut tė Shkodrės, tė kalonin pėr tė vepruar nė Malėsi tė Gjakovės dhe nė Plavė e Guci. Por, ndėrsa populli shqiptar, nė fund tė vitit 1943 e nė fillim tė vitit 1944, ishte i vetėdijshėm pėr disfatėn e trupave fashiste dhe situata nė ato rajone shtronte pėr detyrė forcimin e punės sė organizatave tė partisė, nė realitet po ndodhte e kundėrta. Edhe ai ndikim qė kishin, si Komiteti Krahinor i Kosovės, dhe organizatat e partisė nė rajonet e Dibrės, erdhėn duke u dobėsuar. Ky dobėsim ishte rezultat logjik i vijės sektare qė vazhdoi tė ndiqej nga PKJ[8], e cila ruajti dhe forcoi mosbesimin ndaj popullit shqiptar, si dhe i fushatės sė ndjekjeve dhe arrestimeve tė ndėrmarra nga okupatori. Pėr mė tepėr, nė fund tė vitit 1943 dhe deri nė mesin e vitit 1944, njė pjesė e mirė e udhėheqjes politike tė luftės u largua nga Kosova pėr nė Mal tė Zi. Gjatė gjithė kėsaj kohe tėrė veprimtaria e sekretarit tė Komitetit Krahinor pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit pėrmblidhej nė dy letra dėrguar organizatave tė partisė nė terren. “Nga ana e tij, nga larg e nga lart, KQ i PKJ, nėpėrmjet letrės qė i dėrgonte Komitetit Krahinor pėr Kosovėn, mė 28 mars 1944, pasi ishte njohur mė parė me vendimet e Konferencės sė Bujanit, kėrkonte largimin nga terreni i Kosovės i kuadrove dhe lėnien aty vetėm tė njė numri minimal tė celulave, eventualisht tė vogla, vetėm sa pėr shtrirjen e influencės, tė shtypit dhe pėr kryerjen e aksioneve diversioniste”.[9]
“Kėto qėndrime e veprime, jo vetėm qė mohonin luftėn e zhvilluar nė kėto rajone deri nė kėtė periudhė, por pengonin forcimin e mėtejshėm tė saj. Komiteti Krahinor pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit nė vitin 1943 ishte shndėruar nė Komitet Provincial. Prej tij vareshin dy komitetet krahinore Komiteti Krahinor pėr Kosovėn dhe ai i Rrafshit tė Dukagjinit”.[10] Pėr kėtė qė tė dy zonat kishin shtabe tė veēanta operative, e para vepronte jashtė Kosovės kurse tjetra veprimtarinė politike usharake e zhvillonte duke depėrtuar edhe brenda kufijve tė Shqipėrisė. Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1944, lufta e armatosur nė Kosovė e nė viset e tjera shqiptare, nėn ndikimin e faktorėve tė mbrendshėm e tė jashtėm u shndėruanėnjė lėvizje popullore. Gjatė kėsaj periudhe aty u krijuan njėra pas tjetrės disa formacione partizane, tė cilat u drejtuan nga Shtabi Kryesorė i UNĒJ pėr Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit. Nė pėrbėrje tė formacioneve partizane vetėm nga Kosova u inkuadruan 53.000 luftėtarė.
“Shumė shpejt, vetėm njė vit pas Konferencės dhe nė vazhdim, shqiptaėtr e Kosovės dhe tė viseve tjera shqiptare qė do tė inkuadroheshin nė shtetin e Titos, ku pesha e klanit antishqiptar serb ishte e madhe, moren leksione tė forcės e tė dhunės, bashkė me doza nė rritje tė demagogjisė mė tė sofistikuar pėr “bashkėjetesė”, “vėllazėrim-bashkim”, “ barazinė”, “prospiritetin” etj, qė ju diktonte, nė formė sugjerimi, vetėm njė alternativė, ekzistencėn nėn Jugosllavi”.[11]
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė