Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-11, 18:57   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Alfabetit Shqiptar

Kongresi i Dytė i Manastirit (2-3 prill 1910)
Nė kėtė gjendje tė acaruar tė marrėdhėnieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit pėr ēėshtjet e kulturės shqiptare kishte arritur kulmin e
tij, atdhetarėt shqiptarė mblodhėn njė kuvend tjetėr kombėtar, Kongresin e Dytė tė Manastirit. Ky tubim u thirr me nismėn e klubit “Bashkimi” tė
Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill tė vitit 1910.
Nė Kongres morėn pjesė 20 delegatė, qė pėrfaqėsonin 34 klube e shoqėri tė vilajeteve tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės, si edhe
klubet shqiptare tė Stambollit, tė Selanikut e tė qendrave tė tjera. Kongresit i erdhėn telegrame pėrshėndetjeje nga anė tė ndryshme tė Shqipėrisė
dhe nga shoqėritė atdhetare tė mėrgimit.
Ndryshe nga kongreset e mėparshme kombėtare, nė kėtė kuvend pati njė numėr mjaft tė madh delegatėsh nga qytetet e vilajeteve tė Kosovės dhe
tė Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuēiterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegatėve ishin Dervish Hima, Fehim
Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti,
Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani,
ndėrsa sekretarė Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.
Sikurse dėshmon “Zėdhėnia” qė klubi “Bashkimi” i Manastirit shpėrndau me kėtė rast, qėllimi i kėtij Kongresi ishte tė diskutonte ēėshtjet qė kishin
tė bėnin me mbrojtjen e shkollės, tė shkrimit e tė kulturės kombėtare kundėr reaksionit xhonturk dhe kundėr politikės asimiluese tė xhonturqve.
Kongresi do tė merrte masa tė mėtejshme pėr zgjerimin e rrjetit tė shkollave shqipe dhe pėr zhvillimin e kulturės shqiptare nė tėrėsi.
Kongresi i Dytė i Manastirit ishte njė manifestim politik e kombėtar shqiptar. Si nė fjalimet e delegatėve, ashtu edhe nė vendimet e Kongresit u
shpreh protesta kundėr pėrndjekjeve qė po u bėheshin shkollės e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” dhe nga qeveria
turke.
Dervish Hima, qė mbajti edhe fjalėn e hapjes nė Kongres, foli “pėr nevojat e zhvillimit tė arsimit, tė pėrhapjes sė diturisė dhe tė pėrparimit tė
kombit shqiptar”. Ai dhe delegatėt e tjerė, si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror “Bashkim e Pėrparim”, i cili, nė kundėrshtim
me premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve, po u mohonte tė drejtėn e arsimit kombėtar dhe tė pėrdorimit tė lirė tė gjuhės shqipe, ndėrhynte
egėrsisht nė ēėshtjen e alfabetit tė gjuhės shqipe, qė ishte njė e drejtė e natyrshme e njerėzore si pėr ēdo popull. Ky qėndrim i xhonturqve u
cilėsua nga delegatėt si njė pėrpjekje pėr tė pėrēarė shqiptarėt sipas dasive fetare, pėr tė osmanizuar myslimanėt shqiptarė dhe pėr tė penguar
pėrparimin kulturor dhe emancipimin politik tė kombit shqiptar. “Na kanė shpallur luftė nė fushėn e shkronjave”, theksoi Dervish Hima nė
Kongres, prandaj “ne qė jemi mbledhur kėtu, bashkė me gjithė atdhetarėt shqiptarė, do t’i mbrojmė me ēdo mjet shkronjat tona kombėtare…”.
Kongresi tėrhoqi vėmendjen e gjithė atdhetarėve shqiptarė pėr rrezikun e shkombėtarizimit dhe tė aneksimit tė territoreve tė Shqipėrisė nga
shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria. Serbia, u tha nė Kongres, duke ndjekur njė politikė shoviniste, synon tė pushtojė Kosovėn, tė cilėn e
ka pagėzuar me emrin “Stara Serbia”, ndėrsa qarqet politike tė Greqisė po pėrpiqen me tė gjitha mjetet, duke pėrdorur klerikėt ortodoksė
konservatorė e progrekė, shkollat e mėsuesit grekomanė, tė asimilojnė shqiptarėt e krishterė dhe tė aneksojnė territoret e Shqipėrisė sė Jugut.
Petro N. Luarasi theksoi nė fjalėn e tij se kėta klerikė fanatikė e grekomanė, tė nxitur nga Greqia, mallkojnė e shkishėrojnė banorėt e fshatrave
Progėr, Negovan e Bellkamen sepse ēojnė fėmijėt nė shkollat shqipe, ndėrsa bandat e andartėve grekė, tė paguar nga Athina, vrasin atdhetarėt mė
tė dalluar qė pėrhapin mėsimin e shkrimin shqip. Gjatė 5 vjetėve tė fundit ishin vrarė nė Negovan nga bandat greke 45 shqiptarė. Pėr tė paralizuar
kėtė veprimtari Petro Nini Luarasi, pėrveē tė tjerave, i propozoi Kongresit qė tė kėrkonte qė kisha shqiptare tė ndahej nga Patrikana greke.
Aktet kryesore tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe njė Promemorje prej 4 pikash, qė iu dėrgua qeverisė turke. Nė
kėto dokumente parashikoheshin masa tė rėndėsishme pėr zhvillimin e arsimit kombėtar, pėr mbrojtjen e alfabetit tė shqipes, pėr botimin e
librave dhe tė teksteve shkollore shqipe. Pėr kėtė qėllim do tė ngrihej pranė klubit qendror njė komision arsimor-kulturor, qė nė program quhej
Akademi, i cili do tė merrej me botimin e teksteve shkollore, tė veprave letrare dhe tė njė fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej tė hapej
nė Shkup njė shkollė normale me konvikt, e ngjashme me atė tė Elbasanit, dhe tė themelohej kėtu njė gazetė e re nė shqip dhe nė turqisht, me
anėn e sė cilės do tė informoheshin shqiptarėt dhe opinioni publik evropian pėr ngjarjet e rėndėsishme qė po zhvilloheshin nė kėtė vilajet.
Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithė atdhetarėt shqiptarė qė tė punonin pėr zgjerimin e mėtejshėm tė rrjetit tė shkollave shqipe, pėr sigurimin e
lokaleve shkollore, tė mėsuesve dhe tė mjeteve tė nevojshme financiare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė