Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-03-06, 02:31   #7
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim ***

Cuditem me mosaftesine tone kolektive, te shprehur si ne rrafshin teorik ashtu edhe ne ate praktik kur ka te bej me dicka cka eshte baze e mireqenies njerezore. Ushqimi apo energjia e dyte e doemosdoshme per te mbajt shpirtin gjalle, pas frymarrjes , injorohet nga komuniteti yne aq shume sa qe po te anlizohet mire pamja jone e jashtme trupore del se shemtia kolektive (me disa perjashtime) vjene pikerishte nga ushqimi i dobet apo keq i pergatitur .Nese na mbetet edhe pak energji qe te analizojme pasurine mendore ,gjegjesishte nivelin e zhvillimit te intelektit kolektiv do te ndeshemi ne dicka cka eshte tmerruese dhe frikeberse qe me siguri ka te bej kryesisht me ushqim te njeaneshem ,te gabuar dhe keq te pergatitur .Pertacia e percjellur me budallaki, qe rrjedhe sigurishte me mosnjohjen e natyres qe na rrethon , ka shkaktuar ndryshkjen tone duke na lene te dukemi si pjese te makinave te prishura qe hudhen ne llogore .Eshte e pakontestueshme fakti se shpirti yne kolektiv vuan nga mungesa e ketyre elementeve ushqyese qe si duket jane baze e zhvillimit te mirefillte te organizmit , e bashke me te edhe komunitetit .
Nuk munde te fajesohet gjithemone gjendja ekonomike per nje gje te tille siq eshte bere zakon te thuhet edhe per shume gjera te tjera. Faji eshte diku tjeter dhe besoj se eshte momenti i fundit te ndermirret dicka .Jetojme ne nje vende te vogel , por me nje toke mjafte te pasur qe po te dime ta shfrytezojme ndryshe do ti kishim punet.Nuk kemi kuzhine !Fjali qe duhet te na vrase ndergjegjen ,fjali qe duhet te na bej te skuqemi jo vetem para te tjereve por me se shumti para vetevetes. Duhet te na vije turpe para trupit tone qe e mundojme me kriza te ndryshme emocionale duke e masakruar per cdo dite me situata ekstreme pa e lodhe koken se a i kemi ofruar dicka cka ate (trupin) do ta kenaqte dhe do t`ia lehtesonte punen ,per te na sherbyer neve si mjet transporti te ideve (ndjenjave).Edhe dashuria ,edhe arti ,edhe muzika ndryshe do te tingellonin, sikur barku , qe eshte motori i shpirtit te kishte nje tretman tjeter nga ne .
Nje numer i madhe i erezave themelore qe sot pa to kuzhina nuk munde te paramendohet ,e qe ne njefare menyre jane edhe medicionalishte te provuara si mjafte te dobishme duke mundesuar tretjen e ushqimit dhe duke i dhene gjelles aromen e kendshme kultivohen ne ballkan. si rezultat i klimes se pershtatshme .Bile Shqiperia zene vendin e pare me kultivimin e erezave Thymian dhe Rozmarine .Perimet ,pemet,salatat ,produktet e qumshtit ,pa u ndale te misherat qe ndoshta dikush do te thoshte se jane shume shtrenjte, vena qe kultivohet ne Kosove askunde ne bote nuk kane nje shije te tille siq e kane te ne . Por mungon dora e njeriut qe do te duhej t`i perpunonte .Eshte e lehte te thuhet se nuk kemi kuzhine tonen ,por eshte papergjesi te mos bejme asgje ne kete drejtim.Shpresoj se kjo gjendje mjeruese dikur do te kuptohet nga shumica dhe nuk do te ngushtohemi para dikujt ti shtrojme dicka tonen ne tryeze .....................................
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė