Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-06-09, 10:53   #151
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Big Brother 2

ARJONI, dy ish-tė dashurat dhe plani pėr jetėn
Ka pėrfunduar qėndrimin nė Itali dhe ėshtė rikthyer pėrfundimisht nė Tiranė. Nė njė intervistė pėr "Panorama Plus", ish-banori i "Big Brother Albania 2", Arjon Muēa, tregon pėr ish-tė dashurat dhe projektet pėr t’i hyrė botės sė televizionit dhe studimet qė do nisė pėr ekonomi. Tregon tė gjitha planet qė ka bėrė pėr jetėn e tij pas daljes nga shtėpia e famshme.
Arjon u fute nė “Big Brother 2” me eksperiencėn e njė jete ndryshe qė kishe bėrė nė Itali. E ke ndarė mendjen se ku do jetosh tani e tutje?

Italia mė dha shumė gjėra tė vogla nė jetėn time, njė jetė normale. Ndaj para pak ditėsh jam kthyer pėrfundimisht pasi shkėputa gjithēka nė lidhje mė punėn dhe jetėn time atje. Nė fakt dėshira ime pėr tė hyrė nė “Big Brother 2”, kishte tė bėnte me vendimin qė do merrja mė pas pėr tė zgjedhur Shqipėrinė. U ktheva nė tetorin e kaluar kėtu pėr punė, dhe qė nga ajo kohė dhe deri tani punėt qė kisha lėnė atje i zgjidhja me telefon, dhe me e-mail. Mė ka ndihmuar shumė ish-e dashura italiane, me tė cilėn bėra dhe bisedėn e fundit nga afėr pėr lidhjen tonė. Ia thashė nė sy qė tashmė kishte marrė fund ajo lidhje.

U takove me ish tė dashurėn italiane, si reagoi ajo?

Dashuria ėshtė diēka qė ta kuptosh, duhet ta provosh dhe ta jetosh. Ajo ėshtė estetiste me profesion dhe nė momentin qė unė e pashė qė qėllimet e saj pėr tė realizuar jetėn ishin tė ndryshme nga tė miat, vendosa tė shohim mė mirė secili punėn e tij. Reagoi qetė sepse ishte njė ndarje me mirėkuptim. E kishim ndjerė tė dy qė lidhja nuk po funksiononte mė. Por mė tha diēka shumė tė bukur e qė nuk do ta harroj: “Pavarėsisht ēfarė ndodhi, ashtu siē unė nuk tė ndaloj dot tė mos mė dashurosh, ashtu dhe ti nuk mė ndalon dot tė tė dashuroj”. Gjithsesi tani kemi mbetur miq tė mirė, flasim shpesh nė telefon dhe informohemi se si na shkojnė punėt.

Kthehemi nė Tiranė dhe tek Anjeza, banorja tjetėr e “BB2”. Po kėtė lidhje si do e komentoje?

Me Anjezėn ishte njė pėlqim i dyanshėm, qė u konsolidua brenda shtėpisė edhe pėr faktin se aty tė gjithė banorėt e shihnin njėri-tjetrin si armiq. Kur ke njė person afėr siē ishte Anjeza pėr mua, apo unė pėr Anjezėn, tė bėhet edhe mė i afėrt sidomos nė realitetin qė provon brenda asaj shtėpie. Nuk mund tė flitet pėr dashuri nė kėtė rast. “Dashuri” ėshtė fjalė shumė e madhe.

Tashmė ja ku je Arjon, pa dy ish tė dashurat dhe larg Italisė. Cila ėshtė plani yt pėr jetėn?

Ambicia ime ėshtė t’i hyj botės sė televizionit, dhe pėr kėtė kam filluar pėrgatitjet qė tani. Kam nisur kurse aktrimi e vallėzimi pėr tė qenė sa mė i kompletuar si njė ‘shoumen’, atė qė synoj tė arrij nėpėrmjet ekranit. Mė pėlqen bota e shoubiz-it dhe kam shumė dėshirė tė vlej nė kėtė fushė.

Bėhet fjalė pėr projekt konkret?

Ende nuk bėhet fjalė pėr njė projekt konkret, por ideja ėshtė pėr prezantimin e njė emisioni pėr tė rinj nė “Top Channel”. Gjithēka do tė vendoset nė sezonin e ri televiziv qė rinis nė vjeshtė.

Edhe studimet do i ndjekėsh pėr arte?

Ideja ishte tė vazhdoja studimet nė Akademinė e Arteve tė Bukura, por pas konsultimeve me familjen dhe miqtė e mi vendosėm qė mė mirė ishte tė vazhdoja njė degė ekonomiku, pasi vlen mė shumė nė kėtė kohė. Ndaj kėtė vit do filloj studimet nė njė universitet privat.

Tashmė nuk je si mė parė, si po e pėrdor kėtė famė qė ke marrė nga BB2?

Nuk mė pėlqen ta keqpėrdor kėtė “pseudofamė”. Nuk e quaj veten VIP me famėn qė kam marrė nga ky “reality show” pasi tani thjesht njihem nga shumė persona. Por do pėrpiqem tė jem i aftė tė bėhem VIP mė vonė.

Ēfarė ke parasysh kur thua “Do bėhem VIP”?

Pėr t’i pėrgjigjur kėsaj pyetjeje po kujtoj kėshillėn qė mė dha njė mik para disa ditėsh. Ai mė tha: “Mos u bėj kurrė aksesor nė jetė, pėrpiqu tė marrėsh diēka nga tė gjithė personat qė njeh”.

Aktualisht me ēfarė po merresh tjetėr?

Jam duke punuar pėr pėrgatitjet e javės sė modės, bashkė
me mamin Jona Muēa (stiliste), ku dizajner jam unė dhe morta ime Frensis. Shpresojmė tė realizojmė diēka tė veēantė. Po punojmė pėr tė prezantuar nė vjeshtė “mashkullin elegant, qė do tė na pėrfaqėsojė dhe qė nuk do tė jetė mashkulli i standardizuar. Jam nisur nga fakti qė veshjet qė kam veshur vetė janė pėlqyer nga miqtė dhe kolegėt. Nė kėtė sfilatė do tė dalim me logon A.M/J.M dhe kam shumė dėshirė tė thyej tabunė e kėpucės sė zezė.

Ti vetė do tė sfilosh nė kėtė javė mode?

Po nisur nga fakti qė kam njė eksperiencė sfilimi dhe me tė huaj, patjetėr qė do sfidoj edhe kėtu.

Arjon ti je njė djalė me kėmbė nė tokė, apo qė shpesh rrėmbehesh nga pasioni?

Po jam njė tip me kėmbė nė tokė, di ēfarė dua dhe ēfarė mund tė arrij. Synimi im parėsor ėshtė tė ndihem i realizuar nė jetėn time. Ajo qė kėrkoj ėshtė qė njė ditė njerėzit kur tė mė takojnė tė mė thonė “Bravo!”.

Gjendja jote sentimentale cila ėshtė tani, ndonjė dashuri e re nė horizont?

Jo nuk kam, por kur ta kem do t’ua them.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante