Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-03-08, 22:38   #20
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Krijimi I Njeriut !

Pjesa I

Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi ju.

ETAPAT E KRIJIMIT TĖ NJERIUT (A)

Allahu e dėrgoi Muhammedin a.s. (alejhis selam) pejgamber pėr mbarė njerėzimin, ashtu siē thotė Allahu i madhėruar:

"Ty Muhammed, tė dėrguam mėshirė pėr tė giitha botėrat" (El Enbija, 107)

Muhammedi a.s. u dėrgua pejgamber pėr nomadėt e shkretėtirės. Ai u dėrgua edhe pėr dijetarėt e kohės sonė. U dėrgua pejgamber pėr njerėzit e intelekteve tė ndryshme. Pejgamberėt qė u dėrguan para Muhammedit a.s. iu dėrguan vetėm popullit tė tyre. Allahu nė Kur'an thotė:

"Ēdo popull pati udhėzues, pejgamber "(Err Rr'ad, 7)

Ndėrkaq, misioni i Muhammedit a.s. ėshtė pėr mbarė njerėzimin. Prandaj Allahu i madhėruar mrekullinė e Muhammedit a.s. e veēoi nga mrekullitė e pejgamberėve tė mėparshėm.

Mrekullitė e pejgamberėve para Muhammedit a.s. i shihnin vetėm bashkėkohėsit e tyre. Kohė pas kohe, sa herė qė njerėzit largoheshin nga besimi i vėrtetė, Allahu u dėrgonte atyre pejgamber, duke iu dhėnė mrekulli, qė ti ftonin njerėzit nė besimin nė Njė Zot tė Vetėm, besimin nė Allah. Muhammedi a.s. ėshtė pejgamber i fundit i Allahut deri nė Ditėn e gjykimit. Dhe Allahu bėri qė mrekullia e tij tė jetė e pėrhershme.

Nėse kėrkojmė nga ithtarėt e feve tė tjera qė tė na tregojnė mrekullinė e Musait apo Isait, ata do tė pėrgjigjen se s'munden. Ata s'mund tė na tregojnė shkopin e Musait dhe as tė na tregojnė Isain se si i ngjallte tė vdekurit me emrin e Allahut. Ata do tė thonė se ne kėto i besojmė duke iu pėrmbajtur shėnimeve historike. E nėse pyetet myslimani pėr mrekullinė mė tė madhe tė Muhammedit a.s., ai do tė pėrgjigjet se ėshtė Kur'ani i shenjtė.

Ky ėshtė Kur'ani, mrekullia e pėrhershme. Ai gjendet nė duart tona dhe secili mund ta studiojė atė qė gjendet nė tė.

Allahu i Lartėmadhėruar thotė:

"Thuaj, cili send ka dėshminė mė tė madhe?Thuaj: Allahu ėshtė dėshmues mes nesh e jush.Mua mė ėshtė shpallur ky Kur'an qė me tė t'ia tėrheq vėrejtjen juve dhe atij qė i komunikohet." (El En'am, 19)

Mrekullia e Kur'anit ėshtė dija dhe shkenca qė gjendet nė tė.

Allahu i Lartėmadhėruar thotė:

"Po, Allahu dėshmon pėr atė qė ta zbriti ty, Atė t'a zbriti sipas dijes sė Vet." (En Nisa, 116).

Bashkėkohėsit tanė, studiuesit, profesorėt e universiteteve dhe gjenitė e mendimit njerėzor, mund ta studiojnė dijen dhe shkencėn qė gjendet nė Librin e Allahut. Nė kohėn tonė dijetarėt kanė ecur shumė para nė tė studiuarit e universit.

Edhe Kur'ani flet mbi universin dhe qenien njerėzore. Cili ėshtė rezultati?

Ky ėshtė Keeth More (Kith Mur), njėri nga dijetarėt mė tė mėdhenj nė anatomi dhe embriologji. Nga ai u kėrkua qė tė japė mendimin e tij shkencor rreth vargjeve kur'anore dhe thėnieve tė Muhammedit a.s. qė i pėrkasin sferės sė specializimit tė tij.

Profesor Mur, ėshtė autor i kėtij libri, (The Developing Human, clinicially oriented embryollogy, Keith L. Moore). Ky libėr ėshtė pėrkthyer nė tetė gjuhė: gjermane, ruse, japoneze, kineze, italiane, portugeze, angleze dhe boshnjake.

Kur kėrkuam nga ai tė japė mendimin e tij mbi disa vargje kur'anore dhe thėnie tė Muhammedit a.s. qė kanė tė bėjnė me fushėn e specializimit tė tij, i befasuar dhe i mahnitur PROF MUR tha:

"Si ėshtė e mundur qė Muhammedi para 1400 vitesh t'i pėrshkruajė kaq saktėsisht fazat e zhvillimit tė embrionit nė mitrėn e nėnės, gjė qė u zbulua nga shkenca bashkėkohore, vetėm para 30 vitesh?! "

Mahnitja e tij sė shpejti u shndėrrua nė kureshtje. Ai i paraqiti mendimet e tij nė disa simpoziume shkencore dhe mbajti ligjėratėn me titull "Pėrputhshmėria nė mes embriologjisė dhe asaj qė gjendet nė Kur'an dhe Sunnetin".

Ky ėshtė doktor Abdullah Nasifi, ish-dekani i universitetit tė mbretit Abdul Aziz.Ai na prezanton prof. Mur pėr tė mbajtur ligjėratėn e tij: Ligjėruesi ynė i sotėm ėshtė doktor Kith Mur, prof. i anatomisė dhe embriologjisė nė universitetin e Torontos, nė Kanada. Ai evoluoi gradualisht derisa arriti nė kėtė shkallė. Nė fillim ai punoi 11 vjet nė universitetin Lina Peg, nė perėndim tė Kanadasė. 6 vjet mė parė u bė pėrgjegjės i anatomisė dhe embriologjlsė nė universitetin e Torontos.

Ka udhėhequr shumė shoqata ndėrkombėtare siē ėshtė shoqatat e dijetarėve tė anatomisė dhe embriologjisė nė Kanada dhe Amerikė, shoqata e dijetarėve tė biologjisė ku pėrfshihen edhe anatomia, embriologjia, biokimia etj. Ėshtė zgjedhur anėtar i shoqatės mbretėrore tė mjekėsisė nė Kanada, anėtar i akademisė ndėrkombėtare pėr biologji, anėtar nė shoqatėn e anatomisė pėr Amerikėn e Veriut dhe atė Latine.

Ka shkruar njė numėr librash e mes tyre disa libra nė anatomi dhe embriologji. Ka botuar tetė libra qė konsiderohen manualė pėr studentėt e mjekėsisė, tė cilat janė pėrkthyer nė gjashtė gjuhė: italiane, gjermane, portugeze, spanjolle, greke dhe kineze.

Profesor KITH MUR thotė:

"Kam kėnaqėsinė qė marr pjesė nė shpjegimin e vargjeve kur'anore dhe thėnieve tė Muhammedit a.s., qė flasin mbi krijimin e embrionit.

Jam plotėsisht i bindur, se kėto fakte, Muhammedit i kanė ardhur nga Zoti,

sepse kėto informacione shkencore, shkenca i zbuloi kohėt e fundit pas njė pune shumė tė lodhshme. Dhe ky ėshtė fakt bindės pėr mua, se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Zotit."

Mendoni mbi atė qė tha ky profesor i madh, i cili ėshtė ndėr dijetarėt mė tė famshėm botėrorė nė shkencėn e embriologjisė. Prof. Kith Mur kur i studioi vargjet kur'anore, qė kanė tė bėjnė me sferėn e specializimit tė ti tha: "Gjithsesi Muhammedi duhet tė jetė i dėrguar i Zotit."

Prof.Mur kur e pa shushunjėn qė gjendet nė moēale dhe e krahasoi me embrionin nė etapėn (qė Kur'ani e pėrshkruan) "gjak i ngjizur", - "alaka", gjeti ngjashmėri tė madhe mes tyre. Pastaj ai tha: "Vėrtet embrioni nė etapėn gjak i ngjizur i pėrngjan plotėsisht kėsaj shushunje". Mė pas, ai solli vizatimin e embrionit nė etapėn alakah dhe, pasi e vuri pranė njė fotografie tė kėsaj shushunje moēalore, bėri njė krahasim sqarues midis tyre dhe kėtė ia paraqiti mjekėve nė disa simpoziume shkencore, sikurse shihet nė fig. 1. (a,b)

Prof.Kith Mur gjithashtu sqaroi se embrioni nė kėtė etapė ėshtė i ngjitur nė mitrėn e nėnės, gjė e cila kuptohet edhe nga vetė fjala arabe "alakah", qė nėnkupton "diēka qė ngjitet".

a) shushunja moēalike

b) embrioni nė ditėt 24-25 nė etapėn "gjaku i ngjizur".
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė