Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-07-11, 14:26   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Krist Maloki - kritik letrar shqiptar

vazhdimi


Kurrfarė lidhjeje nuk gjen mes Naim Frashėrit vjershėtar dhe idesė shqiptare, ndėrkohė qė Ēabej dallon para sė gjithash tek poeti i vonuar romantik njė patriot, edukator: "Do tė pranojmė se me pėrjashtim tė disa pak vjershave vlera letrare e poezisė sė tij ėshtė e pakėt. Sepse veprat e tij mė fort se qėllimit estetik i shėrbenin njė qėllimi etik."

Pasi ka mbrojtur nėpėrmjet qasjes psikanalitike tezėn pėr sipėrfaqėsinė e veprės sė "poetit kombėtar", pėr karakterin ahistorik tė saj, Maloki pohon se vetėm pas ardhjes sė dytė nė Stamboll, mė 1882, Naimi bėhet simbol i idesė rreth zgjimit tė njė kombi.

Sa pėr Lasgushin, pėr aq sa kėrkon kėndvėshtrimi kulturhistorik i Malokit, edhe kėtij poeti i mungon lidhja e ngushtė me kombin shqiptar si "ent ethnik dhe jo ent politik apor patriotik."
Ai flet pėr mungesėn e koloritit karakteristik shqiptar, tė cilin e gjen te fryma, atmosfera, afshi, amsia, akullsia, shpirtsia, ngjyrėsia, ēka i ndesh edhe nė jetėn sociale e personale.

Kėto janė provat e Malokit pėr ata qė i pėrshtatin Lasgushit titujt "vjershėtor i kombit", "poet kombėtar" dhe veprės sė tij "me bukuritė e saj pa shoqe nė letraturėn shqipe e me shoqe tė rralla nė letraturėn e pėrbotshme".

Autori, teksti
Maloki nuk shfaqet epigon i kritikės psikanalitike. Ai nuk zbaton njė teori psikanalitike pėr hir tė teorisė por i referohet biografisė sė autorit duke marrė parasysh mjedisin shqiptar, dhe shqiptarėsinė e letėrsisė sė tij. Kjo ndodh nė rastin e Naimit tek i cili herė e ēon jeta e poetit nga tė dhėnat biografike tė tė afėrmėve, herė e ēon vepra e tij. Burimet qofshin direkte ose indirekte pėr njohjen e autorit nė pikėpamje gjenetike, janė tė pamjaftueshme pėr tė aplikuar njė psykologji analytike.

Megjithatė nga aq informacion sa ka pėr fėmininė, adoleshencėn dhe rininė deri nė tė tridhjetat e poetit, Maloki tenton tė gjejė projektimin e personit, shpirtit dhe karakterit tė tij te teksti, vepra letrare. Nuk mund tė thuhet se me kėtė lloj kritike ia del mbanė. Nė fund tė fundit, ai e quan poet tė prirė pėr "rrojtje pranė votrės", pėr shkak tė fizikut tė brishtė dhe tendenca "hypertrofike qėndron nė tė gjitha veprat e tija".

Letėrsinė, atė persiane nė veēanti, e shikon faktor bazė nė formimin e karakterit tė tij. Maloki shtron hipotezėn se budizmi e gjeti derėn hapur tek ky shpirt tė mbrujtur nė mjedisin bektashi.
Janė njė sėrė poezish qė Maloki pohon tė jenė shkruar nisur nga besimi pėr shtegtimin e shpirtit (metempsychoza).

Pikėrisht te shpirti budist ai shikon burimin e frymės ahistorike te vepra e Naim Frashėrit. "Istori e Skėndėrbeut", thotė ai, nuk u pėrshtatet ngjarjeve tė vėrteta dhe bashkė me "Qerbelaja" janė pasqyra tė mitologjisė persiane. "... e mos t'ishte fjala pėr luftė etj.,
do tė kishim pėrpara nesh ma tepėr njė femėn se sa njė hero!" (Shih "Oriental apo Okcidental) Pėr kėto pėrfundime ai i referohet tashmė tekstit.

Guximi pėr tė pėrdorur njė kritikė psikanalitike nė rastin e Lasgush Poradecit, duket se e lė nė baltė Malokin. Edhe ato burime qė pėrdor nga njohja personale me poetin janė pak. Ai shikon njė individualist, tipar qė ka dalė nė pah nga "mungesa e forcės poetike, ose nga varfėrija materiale-financiare ose nga dobėsija fizike por sidomos nga njė frikė anormale nga ndonjė sėmundje dhe infeksion.

Ka krijuar do komplekse inferioriteti dhe ėshtė bėrė mė hypohondėr, mizantrop dhe vetmitar... Njė studim psikologjik dhe kulturėhistorik mund tė zbulojė rrėnjėt e koloritit lasgushian. Neve mjaftohemi me hamendjen se poezia e tij ėshtė e pėrshkuar nga shirita sllave, vllahēe dhe romano-franceze. Njė ambėlsi e butėsi ma fort femnore se burrnore qė i depėrton gjithė vjershat e tija."

Kritika psikanalitike pėr rastin e Lasgushit duke e ēalė.
Nė tėrėsi, kritika e Krist Malokit kalon nė fazėn e komentimit dhe tė vlerėsimit tė autorit dhe veprės sė tij, pa patur shoqe para po pėr fat tė keq as mė pas.
Stili

Nė tė vėrtetė Maloki nuk dha deri nė fund shembullin e njė modeli kritike tė cilėn ai e shpallte mision. Eklektik, proliks, me gjithė erudicionin, duket se rrjedha e shkrimeve tė tij pėrhapet nė toka ku mjetet e metodave dhe argumentet nuk mjaftojnė, as atėherė kur thėrret nė ndihmė krahasimet me artet figurative, muzikėn, filozofitė dhe kultura tė tjera. Pėrhapja nė fusha tė dijes bėn qė tė humbasė konsekuencėn.

Ai kundėrshton me pasion lėvdatat e kritikėve, mirėpo nė fund, rezulton se kjo gjuhė pasioni ėshtė mė shumė pėrgjigje qė ai u jepte kritikėve tė kritikave tė tij. Ēfarė do tė mbetej nėse do ta zhvishnim kritikėn e Malokit nga ky pasion? Duket njė qerthull.

Shkrimet e Malokit "nisėn kritikėn e kritikės nė kritikėn tonė dhe me vetėdije e inkuadruan vėshtrimin psikanalitik, e mė shumė atė psikobiografik tradicional, siē cilėsohet sot, dhe atė kulturohistorik."

Ky ėshtė vendi qė i jep Rugova kėtyre "pėrpjekjeve psikanalitike pėr kritikė objektive" (Ibrahim Rugova, "Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983.")
Maloki ėshtė marrė me disa autorė bazė para tij dhe tė kohės sė tij.

Ai nuk pėrfaqėson modelin e kritikut letrar qė sipas kriterit universal ka pėr mision zbulimet letrare, por pėrkundrazi atė qė vė nė dyshim vlera tė konsoliduara letrare. Ai ėshtė njė kritik qė nuk e sheh dot tė ndarė vlerėn shqiptare, autoktone tė njė vepre nga vlera universale.

Maloki nuk sistematizon me koncepte praktikėn dhe teorinė e vet kritike sepse siē vėnė re me tė drejtė disa studiues ai nuk u mor me kritikė letrare pėr hir tė kritikės. Kjo do ishte njė nga mangėsitė e kritikės sė Malokit.

Dy fjalė edhe pėr botimet e fundit tė kritikės letrare tė Malokit nė Tiranė dhe Prishtinė: janė modeli mė i keq i punės me tekste qė kanė njė distancė kohe mbi gjysmė shekulli qė nga botimi i parė, e sidomos kur gjuha ėshtė e dialektit geg. Pėrmbajnė shumė gabime gjuhėsore, tekstet e integruara gjermanisht nuk janė tė pėrkthyera.

Shėnimet dhe poshtėshėnimet janė me pasaktėsi dhe nuk u korrespondojnė teksteve pėrkatėse. Lind nevoja pėr njė botim kritik tė kritikės letrare apo mendimit kritik social e ekonomik tė Krist Malokit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė