Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-03-14, 13:06   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Masakra e Tivarit

Cili ishte roli i Miladin Popoviēit dhe pėrse hesht Ramiz Alia. Historia tragjike e mijėra burrave tė tradhėtuar nga Enver Hoxha dhe banda e tij
Shtabi Operativ i "Kosmetit" i urdhėruar nga SHS i UNĒJ-sė me qėllim tė shpėrbėrjes sė bėrthamės sė qėndresės shqiptare nė Kosovė, gjatė muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunė shqiptarėt pėr t'i dėrguar nė frontin e dytė tė ashtuquajtur tė "Adriatikut" nė veriperėndim tė Jugosllavisė. Skenaristėt e Masakrės sė Tivarit, pėr dėrgimin e mobilizuesve shqiptarė nė pjesėt veriperėndimore tė Jugosllavisė, kishin zgjedhur rrugėn Prizren - Kukės - Shkodėr - Tivar - Dubrovnik - Rijekė. Pėr kėtė front mobilizuan shqiptarėt nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaēaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni.

Sipas kujtimeve tė pleqve, qė pėrjetuan kėtė mobilizim tė dhunshėm, tė mobilizuarit shqiptarė, fillimisht janė tubuar nėpėr qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, tė organizuar nė njėsi ushtarake, tė komanduara nga oficerė shqiptarė, kanė udhėtuar nė qendrėn e pėrgjithshme mobilizuese (nė kazermat ushtarake) nė Prizren. Pas sistemimit, shqiptarėt e mobilizuar do tė ēarmatosen, me arsyetimin se armėt do t'i marrin nė Kroaci e Slloveni! Ēarmatosja, atyre iu ka dhėnė njė sinjal tė keq dhe me tė drejtė ka lindur dyshimi nė pėrgatitjen e ndonjė skenari shfarosės nė prapaskenė. Kjo psikozė u thellua edhe mė tepėr, atėherė kur u ēarmatosėn edhe oficerėt shqiptarė dhe pėr pėrcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-tė serb e njohur pėr terrorizimin e popullit shqiptarė gjatė muajve tė kaluar.

Marrėveshja UNĒ Jugosllave-UNĒ SHqipėrisė: Brigada e III dhe e V nga Shqipėria pėr spastrimin e Kosovės nga ēetat qė bėjnė rezistencė

Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse) pėrparonin nė tė gjitha frontet e luftės kundėr ushtrisė hitleriane, Shtabi Suprem i UNĒJ-sė duke i shfrytėzuar rrethanat e krijuara, nė fillim tė shtatorit tė atij viti Shtabin Kryesor tė UNĒJ-sė pėr "Kosovė e Metohi" e degradoi nė Shtab Operativ dhe mė 14 shtator ia nėnshtroi Shtabit Kryesor tė UNĒJ-sė pėr Serbi. Dhe pėr ēudi, nė emėr tė Shtabit Operativ tė "Kosmetit" do tė nisin pėrgatitjet luftarake gjoja pėr ēlirimin e Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare a nė tė vėrtetė SHS i UNĒJ-sė kishte pėr synim ripushtimin e tyre. Nė vjeshtėn e atij viti, Shtabi Suprem i UNĒJ-sė i drejtuar nga Josip Broz Tito, nė emėr tė internacionalizmit, do tė bėjė marrėveshje me ushtrinė e kuqe ruse, mė pastaj me forcat bullgare dhe mė 2 shtator 1944 edhe me SHP tė UNĒ tė Shqipėrisė, pėr tė zhvilluar operacione tė pėrbashkėta ushtarake kundėr forcave gjermane nė Jugosllavi... Derisa ushtria gjermane tėrhiqej nga shumė fronte tė luftės, ideja e Shtabit Suprem tė ushtrisė gjermane pėr forcimin e vijės sė frontit nė Ballkan, u bė e parealizueshme dhe nė kėto rrethana armata "E" gjermane, e cila ishte e dislokuar nė Greqi, mori urdhėrin qė tė tėrhiqet nga ky rajon. Tėrheqjen do ta bėjė nėpėr Maqedoni, Kosovė dhe Sangjak, pėr tė kaluar mandej nė Mal tė Zi, Bosnjė e Hercegovinė nė drejtim tė veriut. Armata "E" pėr ēudi nuk u pengua (pėrkundėr propagandės sė bėrė nga strategėt e UNĒJ-sė), por kaloi me shumė pak humbje nė veri-perėndim tė Jugosllavisė, ndėrkohė qė luftimet mė tė ashpra nė Kosovė brigadat sllavokomuniste, do t'i zhvillojnė gjoja "kundėr forcave tė Mbrojtjes Kombėtare tė Shqipėrisė Etnike dhe bandave shqiptare qė po mbretėrojnė nė Kosovė. Pėr tė argumentuar kėtė qėndrim, po i referohemi letrės sė Miladin Popoviēit, tė cilėn nė emėr tė KK tė PKJ-sė ua dėrgoi tė gjithė komisarėve politikė nė Kosovė. Nė letėr ndėr tė tjera, M.Popoviē shkruan: "Edhe pse Kosovė-Metohia janė pa pushtues, ne nuk sundojmė nė gjithė terrenin. Pengesa janė bandat e armatosura qė pėrhapin shovinizėm. Tash kemi detyrė tė patjetėrsueshme spastrimin e Kosovės dhe tė Metohisė nga kėto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mėshirė. Tokat e atyre qė nuk dorėzohen deri nė afatin e caktuar do tė konsiderohen tė shtetit e kėtė (konfiskim - vėrejtja ime Sh.B) do ta bėjnė shtabet (e UNĒJ-sė-vėrejtja ime Sh.B). Nė fshatrat qė ėshtė bėrė rezistencė duhen gjetur organizatorėt dhe duhet dorėzuar gjyqit ushtarak, qė do t“i gjykojė menjėherė e fshatarėt t“i ēarmatosė..." Sipas marrėveshjes, UNĒJ-UNĒSH, nė fillim tė tetorit 1944 nė Kosovė do tė futen Brigadat III dhe V tė Korparmatės sė I-rė tė UNĒ tė Shqipėrisė. Mė 17 tetor 1944 edhe Armata II bullgare u nis pėr Kosovė, ndėrkohė qė atje (Kosovė) dhe nė viset e tjera etnike shqiptare nė Maqedoni dhe Mal tė Zi, i kishin pėrfunduar pėrgatitjet pėr ofensivė, njėsitet e Korpusit tė 13-tė tė UNĒJ-sė (Divizioni i 22-tė, i 24-tė, i 25-tė dhe i 46-tė serb), Divizioni i 41-tė maqedon, brigada e 9-tė malazeze dhe tė gjitha brigadat e UNĒJ-sė pėr "Kosovė e Metohi". Operacionet ushtarake tė kėtyre forcave, filluan ofensivėn pushtuese nė tri drejtime: 1.Kurshumli - Pėrpallac - Podujevė - Prishtinė; 2.Lebanė - Medvegjė - Prishtinė; dhe 3. Bujanoc - Gjilan-Prishtinė.

Vendosja e administrimit ushtarak nė Kosovė dhe mobilizimi i dhunshėm i shqiptarėve nė mars 1945

Brigadat III dhe V tė Korparmatės sė I-rė tė UNĒ tė Shqipėrisė ndihmuan vendosjen e administrimit ushtarak jugosllav

Nė kohėn kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet mė tė pėrgjakshme nė Drenicė, mė 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNĒJ-sė J.B.Tito me urdhėr tė veēantė nr.31 vendosi administrimin ushtarak nė Kosovė. Pėr kėtė vendim, Titoja mė 7 shkurt nė Beograd pati njė takim me ushtarakėt serb: Savo Dėrleviēin, Gjuro Medenicėn dhe Kėrsto Filipoviēin, tė cilėve iu foli pėr rolin qė duhet ta luante Administrimi Ushtarak nė Kosovė. Me kėtė urdhėr, i tėrė pushteti nė Kosovė do t“i kaloi njė grupi tė caktuar ushtarakėsh serbo-malazez, tė cilėt do tė ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyqėsor. Me kėtė rast pasuan ndryshime nė tėrė strukturėn e kuadrove komandues. Nė krye tė pushtetit ushtarak, pėrkatėsisht tė Shtabit tė Ri Operativ u emrua ish-shefi i Armatės sė I-rė kolonel Savo Dėrleviē, duke e zėvendėsuar Fadil Hoxhėn, i cili mbeti zėvendės i tij. Shef i Shtabit u emėrua nėnkolonel Dushan Vukotiē (deri nė atė kohė ishte zėvendėskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijės u caktua Stevo Dobėrkoviē (i dėrguar nga shtabi qendror i Serbisė), ndėrsa komisar politik u emėrua nėnkoloneli Gjuro Medenica. Mė 10 shkurt 1945, kjo komandė bėri riorganizimin e tėrėsishėm tė ushtrisė duke formuar Divizionin e artilerisė, tė kalorėsisė, tė ndėrlidhjes, grupin operativ tė brigadave, Divizionin 46, 52 etj. Kjo makineri pushtuese ushtarake nė Kosovė, duke i marrė tė gjitha masat pėr "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundėrrevolucionarėt" vrau e masakroi mijėra shqiptarė anė e kėndė Kosovės. Veēmas pas vendosjes sė regjimit ushtarak nė Kosovė, pėr shtypjen dhe shpartallimin e elementeve kryengritėse, Shtabi Operativ i urdhėruar nga SHS i UNĒJ-sė nisi mobilizimin e shqiptarėve pėr t'i dėrguar nė frontin e Trieshtės dhe Istrės (nė veriperėndim tė Jugosllavisė), ndonėse mobilizimi i shqiptarėve kishte filluar qysh nė fund tė dhjetorit 1944 (me dėrgimin e tyre nė frontin e Sremit, nė veri tė Serbisė). Mė 11.03.1945 nė Gjakovė u organizua njė demonstratė e grave, kundėr mobilizimit me dhunė tė djemve, vėllezėrve dhe burrave tė tyre.

Rrugėtimi i pėrgjakur i eshaloneve (grupeve)

Vrasjet e para u bėnė nė mesnatėn e 26/27 marsit gjatė njė pushimi nėn qiellin e hapur nė Kukės

Eshaloni i parė qė pėrbėhej nga 3.700 veta, u nis mė 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditėsh arriti nė Tivar, ku iu dorėzua reparteve tė Divizionit tė IX-tė jugosllav. Gjatė rrugėtimit, derisa u dorėzuan nė vendin e caktuar, tė mobilizuarit u keqtrajtuan nė mėnyrė shtazarake nga kriminelėt serbo-malazezė. Tė mobilizuarit shqiptarė nga Tivari do tė nisen pėr nė Istri, ku fillimisht disa ditė do tė ndalojnė pėr tė pushuar nė ujdhesėn Ēiovė afėr Trogirit. Dhe ato ditė gjatė kalimit me njė anije tė vjetėr, nga ujdhesa pėr nė Trogirė, u mbytėn rreth 65 veta, prej tė cilėve 29 qenė vetėm nga Kaēaniku. Eshaloni i dytė i pėrbėrė nga 4.700 veta, u nis dy ditė mė vonė (mė 26 mars) nėn pėrcjelljen e forcave tė Brigadės XXVII dhe mė 30 mars nė Shkodėr iu dorėzua Brigadės X malazeze 6. Gjatė marshimit katėr ditor nė rrugėn Prizren-Zhur-Kukės-Pukė-Shkodėr, pėrkundėr lodhjeve e rraskapitjeve tė mėdha nga rruga e gjatė, tė mobilizuarit u maltretuan e u rrahėn dhe nė shumė vende shumė prej tyre u vranė, gjatė kohės sė pushimit, gjatė kalimit tė lumejve apo gjatė tentimit tė ndonjėrit prej tyre pėr ta shuar etjen, nė burimet e ujit.

Vrasjet e para u bėnė nė mesnatėn e 26-27 marsit gjatė njė pushimi nėn qiellin e hapur nė Kukės. Me kėtė rast u vranė njerėzit mė autoritativė nga radhėt e tė mobilizuarve, ishin eprorėt e njėsive ushtarake ata shqiptarė qė komanduan gjatė marshimit nga qendrat komunale pėr nė kazermat ushtarake tė Prizrenit. Nė mbrėmjen e 27 marsit ky eshalon arrin nė Fushė-Arrėz dhe sipas njė skenari tė parapėrgatitur mirė, xhelatėt serbo-malazezė, gjatė kohės sė pushimit (nė mesnatėn 27-28 mars) nėn qiellin e hapur duke fjetur (nė gjumė) vrasin mizorisht rreth 120-140 veta dhe kufomat e tyre u hodhėn nė njė hendek.

Pas kėtyre peripecive nga Shkodra nėn pėrcjelljen e malazezėve - nė mesditėn e 1 prillit 1945 arritėn nė Tivar. Atė ditė tė kobshėm rrugėve tė qytetit shihej njė mobilizim i ushtarėve serbo-malazezė, tė cilėt vėshtronin me pėrbuzje kolonėn e gjatė tė shqiptarėve. Kjo kolonė ėshtė ndaluar nė qendėr tė qytetit (me urdhėr) kinse pėr tė pushuar dhe ndėrkohė ndodhė njė eksces nė mes rojes dhe katėr shqiptarėve, tė cilėt u penguan qė tė pinė ujė nė njė krua aty afėr. Nga ky konflikt ushtarėt e urdhėruar derdhin njė breshėri plumbash nė trupat e shqiptarėve, me ē'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qėllim (pėr ta filluar komplotin e pėrgatitur) e shtyu masėn e shqiptarėve qė tė shtrihen pėr tokė, ndėrkohė qė ajo hapėsirė ishte vėnė nė shėnjestėr tė pushkėve dhe mitralozėve qė ishin vendosur nė ēdo qoshe tė rrugėve, dritare dhe tarracė tė shtėpive e nė shkėmbijtė e kodrave pėrreth. Gjatė muajve mars-prill 1945, pėrmes rrugės Prizren-Kukės-Shkodėr-Tivar (pėr nė Frontin e Adriatikut) janė deportuar 16.423 shqiptarė nga Kosova, kurse rreth 4. 600 tė tjerė u dėrguan nga viset shqiptare tė Maqedonisė. Ndėrkaq, nė janar 1945 pėr nė Frontin verior (tė Sremit) janė mobilizuar rreth 18.500 shqiptarė nė pėrbėrje tė Brigadave tė "Kosmetit" dhe 5000 tė tjerė nga Maqedonia. Nga kėto shifra rezulton se gjatė muajve janar-prill 1945, janė mobilizuar dhunshėm rreth 44.523 shqiptarė nga Kosova dhe viset e tjera etnike, pėr frontet e ashtuquajtura tė "Sremit" e tė "Adriatikut".

Mobilizimi i bėrėsve tė krimit pėr zhdukjen e krimit

Pėr tė humbur gjurmėt e kėsaj vepre mizore, u mobilizuan tė gjitha njėsitė ushtarake serbo-malazeze, qytetarė e punėtorė tė kėtij nacionaliteti dhe me kamionė, vagoneta, qerre etj, gjatė tėrė natės sė ½ prillit i bartėn kufomat dhe tė plagosurit (bashkė!!!) dhe i transportuan nė drejtim tė Tivarit tė vjetėr, tek njė vend (humnerė) nė mestė shkėmbinjve tė bregdetit. Kufomat e shqiptarėve fillimish u dogjėn dhe pastaj u hodhėn nė humnerė, ndėrsa pjesa tjetėr do tė varrosen...!!! Sipas burimeve arkivore rezulton se nė Tivar, mė 1 prill 1945 u vranė e u masakruan rreth 1700 shqiptarė, ndonėse nga kujtimet e dėshmitarėve qė pėrjetuan kėtė masakėr, del se ky numėr mund tė jetė shumė mė i madh. Kjo ngjarje tragjike pėr popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit tė atėhershėm, ishte e qartė se u pėrgatit nga kreu i udhėheqjes jugosllave edhe pse mė vonė Aleksandėr Rankoviēi me kompani, kėtė ngjarje do tė pėrpiqet ta cilėsojė si incident tė rėndė tė shkaktuar me fajin e vet shqiptarėve!

Barbarizmi i UNĒJ-sė kundėr popullit shqiptar

Gjatė kėtyre operacineve tė pėrgjakshme kėto forca kryen krimet mė tė shėmtuara qė njeh historia e njerėzimit, ndaj popullatės shqiptare, si dhe konfiskuan, plaēkitėn, dogjėn e shkatėrruan pamėshirshėm pronat e tyre. Gjatė kėsaj periudhe janė vrarė e masakruar nė mėnyrat mė mizore 47.300 shqiptarė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė