Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-06, 12:32   #7
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim

SYTĖ E TU

Qėndroj para syve tu me muzg e me dritė
Sikur para sfinksit kurreshtja mė mbanė
E zhytem nė ta gjith ndrojtje e frikė
Sikur njė det pa fund e pa anė.

Ndonjėherė shiqohem sikur nė pasqyrė
Nė syt e tu tė kaltėr, mister pėrplot
Dhe e lexoj heshtjen pėrbrenda tė ndryrė
Pėrpara fshehtėsisė rri e sogjoj kot.

Vallė cila enigmė nė bebėza tė fle
Nė sytė e tu tė thellė sikur deti Mike
Mė plandos nė tokė, herė nė qiell mė ngre
Brenda mė tėrheq si vrimė e zezė kosmike.

Unė vėshtroj thellėsinė e syve tu
E hyj nė ta, sikur nė ujė zhytem
Pastaj trembshėm dal nga ai det blu
Kam frikė se mbetem, kam frikė se mbytem.

__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė