DIKUR
Ti mbėshtetje kokėn nė gjoksin tim
E kaplonte heshtja mbaronim me fjalė
Po zemra rrahte brenda me shqetėsim
Era fishkėllonte ca rima plot mall.
Ti mbėshtetje kokėn e i mbyllje sytė
Flokėt e verdhė tė valviteshin nė erė
Mandej mė thoshje duke pėrshpėritė
Dashuria dhe dimrin bėn pranverė.
Ku vajti pranverė e Jetės sime
Ku iku blerimi nė sytė e tu
Ku treti endrra e asaj stine
Dhe fjongo e zezė nė gėrshetėn blu.
Gjithēka u rrėnua sikur njė kullė zalli
Unė i vetėm mbeta nė breg tė pikėllimit
Veē brenda zemrės peng mė mbeti malli
Petalet u kėputėn nė lulen e kujtimit.
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|