Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-12, 06:31   #117
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Fjalė tė urta & Thėnie tė ndryshme

Kam falur gabime gati te pafalshme, kam provuar te zevendesoj persona te pazevendesueshem dhe kam harruar persona te paharrueshem. Kam vepruar sipar momentit, jam zhgenjyer nga persona qe nuk e mendoja kurre se mund te zhgenjehesha, por dhe une kam zhgenjyer. Kam mbajtur dike mes kraheve te mi per ta mbrojtur, i jam bere armik perjete. Kam qeshur kur nuk ka qene e nevojshme, kam dashuruar, me kane
dashuruar, por edhe me kane refuzuar. Me kane dashuruar dhe nuk kam ditur si tua kthej dashurine. Kam bertitur dhe jam hedhur perpjete per kaq shume gezime, per kaq shume... Kam perjetuar dashurine e kam bere premtime te perjeteshme, por me eshte thyer zemra kaq e kaq here! Kam qare duke degjuar muzike e duke pare disa fotografi te mbushura me kujtime. Kam telefonuar thjesht per te degjuar nje ze. Jam dashuruar perseri me nje buzeqeshje. Kam besuar perseri me nostalgji dhe... kam pasur frike te humbas nje person shume te vecante ( te cilin kam perfunduar duke e humbur)... por kam mbijetuar! Dhe jetoj akoma! Dhe jeta , nuk me lodh! Dhe ti... nuk duhet te lodhesh nga jeta. JETO! Eshte mrekulli te perpiqesh me bindje, te perqafosh jeten dhe ta jetosh me pasion. Te humbesh me klas dhe te fitosh me guxim. Sepse bota i perket atij qe guxon!
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė