Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-08-11, 09:09   #6
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Femijet..

Te gjitha gabimet ne makine



Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sipas njė studimi, vetėm pak shoferė e kanė idenė se si duhet tė mbahen fėmijėt nė makinė. Prindėrit ndihen mė tė sigurt duke vendosur ta mbajnė fėmijėn nė krah.
Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sipas njė studimi tė kryer nga gazeta prestigjioze “New York Times”, vetėm pak shoferė e kanė idenė se si duhet tė mbahen fėmijėt nė makinė. Pikėrisht atje, nė vendin mė tė zhvilluar nė botė, pėr shkak tė sigurisė pas lindjes sė fėmijės, autoritetet e materniteteve dhe shtetit tė pengojnė ta marrėsh nė shtėpi fėmijėn, nėse mė parė nuk firmoset njė deklaratė mbi faktin qė fėmija do tė transportohet i vendosur nė njė karrige tė pėrshtatshme vetėm pėr tė sapolindurit dhe tė pajisur me shumė rripa lidhėse sigurimi. Ndryshe nga Amerika, nė disa vende tė Europės situata ėshtė e ndryshme. Madje e keqja nuk ka kufi… Kėshtu, vetėm nė Itali, 60 pėr qind e fėmijėve qėndrojnė nė makinė nė mėnyrė shumė tė rrezikshme. Rreziqet e njė mėnyre tė tillė vėrtetohen plotėsisht edhe nga shifrat. Ēdo vit 7000 fėmijė plagosen rėndė dhe njė numėr i madh humbin jetėn pėr shkak tė pasojave tė mosndjekjes sė rregullave tė duhura nė makinė. Pėr tė mos folur pastaj pėr vende tė vogla, ku rregullat pėr mbajtjen e fėmijėve nė makinė askush nuk i di e jo mė t’i respektojė. Megjithatė, bilanci italian ėshtė vėrtet tragjik dhe zė njė peshė tė konsiderueshme edhe nė tė dhėnat e pėrgjithshme pėr aksidentet rrugore nė nivel europian. Kėshtu, nė tė gjithė Europėn, nga 50 mijė tė vdekur dhe 1,7 milionė tė plagosur, 10 pėr qind e tyre janė fėmijė. Mendimi i gabuar dhe i vjetėr sa vetė bota nė lidhje me sigurinė, si atė psikologjike dhe atė fizike, ėshtė fakti se prindėrit ndihen mė tė sigurt duke vendosur ta mbajnė fėmijėn nė krah. Njė ide tėrėsisht e gabuar kjo, sepse nė rast tė njė aksidenti tė papritur, njė i rritur nuk ėshtė kurrė nė gjendje tė mbajė njė fėmijė, pa marrė parasysh forcėn e tė rriturit dhe peshėn e fėmijės. Ndaj ėshtė e nevojshme tė theksohet se njė fėmijė, qė peshon 16 kilogramė, nė njė makinė qė udhėton me tė paktėn 40 kilometra nė orė, nė rast tė njė pėrplasjeje me njė pengesė fikse merr njė energji kinetike mė tė madhe nė krahasim me peshėn e makinės me tė cilėn udhėton. Asnjė i rritur (ku vetė energjia kinetike mes tė tjerash ėshtė akoma mė e madhe dhe mblidhet me atė tė fėmijės) nuk ėshtė nė gjendje pėr ta mbajtur. Janė tė dhėna tė thjeshta, megjithatė shumė prindėr, dhunojnė kodin rrugor, duke vazhduar tė ulen nė makinė edhe nė vendet e pėrparme, duke mbajtur nė krahė fėmijėn ose duke e vendosur nė kėmbė nė sediljen pėrpara vetes, njė gjė akoma mė e rrezikshme kjo, sepse thuajse tė gjitha makinat e sotme janė tė pajisura me airbag. “Jastėku” pėr tė shpėtuar jetėn nė fakt ėshtė ndėrtuar dhe projektuar pėr t’u hapur vetėtimthi dhe pėr tė mbrojtur kėshtu njė tė rritur qė mė parė ka vėnė edhe rripin e sigurimit. Kėshtu, pėr tė vegjlit ėshtė vėrtet njė “mekanizėm” vėrtet vrasės edhe nė njė pengesė tė vogėl (airbag-u hapet edhe nė aksidentet duke nisur nga 24 kilometra nė orė), ndėrsa shpejtėsia me tė cilėn airbag-u del nė kabinė, ėshtė 300 km/h. Por jo vetėm kaq, airbag-u ėshtė i mbėshtjellė me njė material plastik dhe hapet me njė mėnyrė aq tė “dhunshme”, saqė shpesh mund tė thyejė edhe pjesėn plastike me tė cilėn ėshtė mbėshtjellė. Normalisht, kapaku ėshtė projektuar pėr tė qėndruar ngjitur me kroskotin, ose pėr tė “qėlluar” nė drejtime tė kundėrta me atė tė kabinės, por nėse mbi kroskot ėshtė mbėshtetur njė fėmijė, pasojat janė tė imagjinueshme. Ndaj pėr tė ditur mė shumė detaje mjafton tė lexosh librin udhėzues nė ēdo makinė. Megjithatė, njė gjė ėshtė e sigurt: ėshtė e pafalshme qė sjellja e papėrgjegjshme e prindėrve pėr mbajtjen e fėmijėve nė makinė tė kalojė pa u ndėshkuar nga policia dhe ligjet e ēdo shteti. Ndaj sot nė Europė janė tė pakta rastet kur mėnyra tė tilla janė ndėshkuar.

Burimi: Gazeta Shqip
  Pėrgjigju Me Kuotė