Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-06-13, 17:40   #24
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Martesa nė Islam

Zgjedhja e bashkėshort - es/it


Zgjedhja e bashkėshort-es –it ėshtė me rėndėsi sepse zgjedhja e vėrtetė mund tė jetė lumturi pėr dikė apo edhe fatkeqėsi. I Dėrguari i Allahut, Muhamedi s.a.v.s. nė hadithin tė cilin e transmeton Sa’d r.a. thotė: “Katėr gjėra e bėjnė njeriun tė lumtur: gruaja e mirė, vendbanimi i pėrshtatshėm, fqiu i mirė dhe mjeti i udhėtimit i rehatshėm, ndėrsa fatkeq e bėjnė: gruaja e keqe, shtėpia e vogėl, fqiu i keq dhe mjeti jo i pėrshtatshėm i udhėtimit.”

Shumė faktorė ndikojnė nė zgjedhjen e bashkėshortes -it. Ndonjėherė ajo ėshtė bukuria, ndonjėherė pasuria, ndonjėherė familja me prestigj e ndonjėherė karakteri, morali dhe besimi. I Dėrguari i Allahut, Muhammedi s.a.v.s. na ka udhėzuar qė nė zgjedhjen tonė tė peshojė kjo e fundit (morali dhe besimi), me ēka do tė plotėsohet dhe kompensohet ajo qė eventualisht mungon nga faktorėt e lartpėrmendur. Nėse nuk merret parasysh feja dhe kualitetet morale, tė gjithė faktorėt tjerė pėr tė cilėt mund tė hyjmė nė martesė ka mundėsi qė shumė shpejtė tė shndėrrohen nė tė kundėrtat e tyre. Nė hadithin qė e transmeton Ebu Hurejre r.a., i Dėrguari s.a.v.s. na udhėzon: “Gruaja merret pėr katėr gjėra: pėr shkak tė pasurisė, prejardhjes, bukurisė ose fesė. Merreni atė me fe, do tė jeni tė bekuar.”


Shikimi para marteesės


Pėr tė qenė martesa afatgjate, duhet qė para martesės tė njohim bashkėshorten -in, kjo do tė thotė, t’i njohėsh kualitetet ose eventualisht mangėsitė e saj (tij). I Dėrguari s.a.v.s. ka rekomanduar shikimin e personit me tė cilin dėshirojmė tė martohemi, kėshtu qė gjatė martesės, tė mos vijė deri te pasojat e padėshirueshme. Nė hadithin qė e transmeton Ebu Hurejre r.a., thuhet: “Isha te i Dėrguari s.a.v.s., kur i erdhi njė njeri dhe e njoftoi se e ka fejuar njė ensare. I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s. e pyeti: A e ke parė atė? Ai ėshtė pėrgjigjur: Jo. I Dėrguari s.a.v.s. i tha: Shko e shikoje atė, sepse me tė vėrtetė nė sytė e ensarėve ka diēka!” Disa e komentojnė kėtė hadith se nė sytė e tyre mund tė ketė ndonjė mangėsi, si p.sh. tė pamurit e dobėt etj.

El Mugire ibn Shu’be r.a., transmeton se e ka njoftuar Muhamedin s.a.v.s. se e ka fejuar njė vajzė, me ē’rast Muhamedi s.a.v.s. e ka kėshilluar: “Shko dhe shikoje, sepse kjo, me tė vėrtetė ėshtė mė e sigurtė pėr jetėgjatėsinė e lidhjes suaj!”


Fejesa


Mėnyra mė e mirė pėr tė treguar seriozitetin e ndonjė lidhje ėshtė fejesa. Nė kėtė rast i riu duhet tė shohė vajzėn, mirėpo gjithēka duhet tė jetė nė kufijtė e rregullave islame. Ka mendime tė ndryshme ndėr dijetarėt rreth asaj se ēka mund tė shikojė i riu nė vajzėn tė cilėn e kėrkon pėr fejesė. Kjo pėrfshinė qė nga shikimi i lirė i trupit tė saj, flokėve e tė ngjashme, deri tė shikimi vetėm i fytyrės dhe i shuplakės sė duarve. Mendimi i shumicės sė dijetarėve tė ummetit ėshtė se shikimi i ēdo pjese tjetėr tė trupit, duke veēuar fytyrėn dhe duart, shpie drejt nxitjes sė epsheve dhe i afron drejt amoralitetit.

Shikimi dhe njohja e bashkėshortit tė ardhshėm duhet tė jetė nė pajtim me rregullat e Islamit. Nuk guxojnė tė vetmohen edhe pasi tė fejohen, deri nė aktin e martesės, duke u bazuar nė fjalėt e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., tė cilat i transmeton Xhabiri r.a.: “Kush e beson Allahun dhe Ditėn e Gjykimit, mos tė vetmohet me gruan - nėse nuk ėshtė me tė ndonjė mahrem - sepse nė atė rast, me ta ėshtė shejtani!”

Nėse dikush dėshiron informata mė tė thukta dhe mė intime pėr bashkėshorten e ardhshme, atėherė do tė dėrgojė ndonjė grua, qė ajo nė mėnyrė tė pėrshtatshme hulumton, ashtu siē ka vepruar Muhamedi s.a.v.s., kur e dėrgoi Ummu Sulejmen r.a. pėr tė hulumtuar veēoritė e njė gruaje pėr tė cilėn ishte i interesuar.

Praktika jonė ėshtė larg fjalėve tė tė Dėrguarit s.a.v.s. Pėr fat tė keq, vetmimi i tė rinjėve ėshtė bėrė gati njė gjė normale. Andaj, nuk duhet tė habitemi me rritjen rapide tė amoralitetit dhe tė pamoralshmėve ndėrmjet tė rinjėve. Duhet tė pėrpiqemi pėr ndėrrimin e kėtyre shprehive joislame dhe sa mė shumė qė ėshtė e mundur t’i afrojmė drejt porosive Islame nė kėtė drejtim.


Ndalohet fejeesa e asaj qė veēmė ėshtė e fejuar


Ėshtė mėkat qė tė fejohet vajza e cila veēmė ėshtė e fejuar. Ibn Omeri r.a. transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s. ka tėrhequr vėrejtjen: “Mos tė bėjė gara dikush prej jush nė shitblerjen e tjetrit, e as nė fejesė, nėse vėllai i juaj veēmė e ka fejuar, deri sa ai nuk hjek dorė”


Akti i kurorėzimit


Gjėja mė e rėndėsishme me rastin e aktit tė kurorėzimit ėshtė oferta dhe pranimi, domethėnė qė mashkulli t’i ofrojė gruas martesė dhe ajo tė pranojė.

Kėtė duhet ta dėgjojnė dy dėshmitarė, qė me rastin e ēfarėdo mosmarrėveshjeje eventuale, tė vėrtetojnė se ata dy kanė qenė tė kurorėzuar.

Vajza duhet tė marrė lejen e prindėrve ose mbikqyrėsit tė saj pėr martesė. Kjo ėshtė e obligueshme te tė gjithė Imamėt e Medh’hebeve (shkollave juridike), pėrveē Ebu Hanifes. Kjo bazohet nė fjalėt e tė Dėrguarit s.a.v.s., tė cilat i transmetojnė Ajsheja dhe ‘Imran r.a.: “Nuk ka martesė pa mbikqyrės (familjarė) dhe dy dėshmitarėve tė drejtė!”

Do tė ishte mirė qė kurorėzimi tė bėhet ditėn e premte, ose nė tė hyrė tė ditės sė premte, ose nė Bajram, siē ėshtė transmetuar nga gjeneratat e para.

Ėshtė e preferuar qė martesa (kurorėzimi) tė bėhet nė muajin Shevval, duke u bazuar nė hadithin e Ajshes r.a. e cila thotė: “I Dėrguari i Allahut s.a.v.s. u martua me mua nė Shevval. Nė Shevval mė ėshtė afruar nė shtrat.” Pėrndryshe, Ajsheja r.a. u ka preferuar grave qė tė hyjnė nė lidhje martesore dhe intime pikėrisht nė muajin Shevval.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė