Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-11-11, 21:31   #14
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

3 variantet e flamurit qe u ngrit me 28 nentor 1912

29 November 2011





Historia e flamurit shqiptar tretet nė mjegullėn e kohės. Nė veprėn e tij “Jetėt paralele” Plutarku thotė se Pirroja, mbreti i Epirit, pas betejės sė Herakles, kur dėgjoi luftėtarėt e tij qė po kėndonin njė kėngė qė e quanin shqiponjė, ai u thotė atyre: “Nė qofsha unė shqiponjė, ju jeni krahėt fitimtarė qė mė sollėt deri kėtu.”. Nė monnedhat e qytetit iliro-epirot tė Orikumit, duket njė shqiponjė qė mban nė kthetra rrufetė e Zeusit. Po kėshtu, kalorėsit e Skėnderbeut, gjatė fushatės sė tij nė Pulia, na ndihmė tė mbretit tė Napolit, mbanin flamuj tė vegjėl tė kuq me njė shqiponjė tė zezė dykrerėshė nė mes. Shqiponja dykrerėshe ėshtė simbol i pushtetit perandorak bizantin, gjerman, rus. Sundimtarėt e mėdhenj e tė vegjėl, qė u shkėputėn nga perandoria bizantine, vazhduan tė mbajnė kėtė simbol pushteti. Kėshtu, mbase ka bėrė edhe Skėnderbeu. Sidoqoftė nė gojėdhėnat e arbėreshėve ky kumt ruhet ende i gjallė. Mbi varrin e nipit tė Skėnderbeut nė kishėn e shėn Marisė sė ėngjėjve, nė Napoli, ėshtė vėnė stema e tij: njė shqiponjė heraldike me njė yll tė bardhė e vezėllitės pesėcepėsh mbi tė dy krerėt e saj. Midis viteve 1880 – 1895, Zef Skiroi e mė pas Anselmo Sorekio, nė tė pėrmuajshmen e tyre arbėreshe, e botuan , pothuajse nė ēdo numėr, kėtė emblemė si flamur tė Shqipėrisė. Pa 1900-ės atė e vė edhe Faik Konica nė tė pėrmuajshmen e tij “Albania” nė Bruksel. Nė shtator tė vitit 1909, sė bashku me djelmurinė e qytetit, unė organizova nė shtėpinė timė shfaqjen e dramės “Pirrua” tė Mihal Gramenos. Aty, ku kryepriftėresha e Orikumit i zgjat Pirros, qė po nisej pėr nė Itali, njė flamur, dhe me njė ton patetik e duke shkėrbyer legjendėn e Kostandinit i thotė: “Me kėtė shenjė ti do tė fitosh”, nė prani tė prefektit, oficerėve turq si edhe tė gjithė trupit konsullor me shaka, por edhe me njė farė kapadaillėku, unė ngrita pėr herė tė parė nė skenė flamurin shqiptar. Asnjė nga zyrtarėt e pranishėm turq nuk u ndi0e, ndėrkohė qė salla shpėrtheu nė duartrokitje. Euforia atdhetare krijoi njė gjendje tė nderur. Natyrisht qė u raportua menjėherė nė Stamboll, por qortimi i vetėm qė dėgjova unė pastaj, mė erdhi nga xhaxhai, Ferit pasha, asokohe ministėr i Brendshėm. Ai e quajti tė “pahijshme” kėtė sfidė nė shtėpinė time e para tė ftuarve tė mi. Ka pasur edhe raste tė tjera kur flamuri shqiptar ka luajtur role, madje shumė mė luftarake. Nė kohėn e kryengritjes sė malėsorėve katolikė, nė vitin 1911, nė Cetinj mbėrritėn vullnetarė arbėreshė pėr t’u bashkuar me kryengritėsit, e qė pėr herė tė parė mbanin njė flamur kombėtar. Njėri nga krerėt e kėtyre vullnetarėve quhej Terenc Toēi. Nė krye tė njė grupi vullnetarėsh e malėsorėsh, ai ēau deri nė Mirditė, ku edhe shpalli njė republikė shqiptare, doemos jetėshkurtėr, qė me ngritjen e flamurit shqiptar pėr disa ditė rresht ngriti fuqishėm moralin e popullit. Madhėshtore nė kėtė aksion, tė thuash operete, ishte besnikėria ndaj etnitetit shqiptar qė arbėreshėt dėshmuan me qėndrimin e tyre: “Ata luftuan me trimėri tė rrallė e pa asnjė mėdyshje, thuajse me gėzim, rrezikuan jetėn e tyre, duke u dhėnė kėshtu zemėr edhe vėllezėrve nė atdheun e lashtė e tė braktisur para aq kohėsh. Mė vonė Terenc Toēi, ky atdhetar i zjarrtė pati poste tė larta zyrtare nė Shqipėri, deri sa, pas njė procesi, ku u akuzua pėr mungesė patriotizmi, pushkatohet nga komunistėt nė vitin 1945.
Tre versione pėr flamurin
Jemi mėsuar tė themi se flamurin e ka qėndisur Marigoja, e cila u largua nga vendlindja e saj Oēishti i Korēės dhe u vendos nė Vlorė. Shkak i braktisjes sė vendlindjes ishte persekutimi qė po i bėhej atdhetarėve nga reaksioni grek. Nė vitin 1904 bashkė me tė shoqin u vendos nė njė shtėpi tė lagjes Muradie, nė rrugėn qė mban emrin e gazetarit francez Justin Goda. Shpejt ajo u fut nė vatrat vlonjate me idetė e saj pėrparimtare, por edhe me qėndismat qė bėnte.
Gazeta “Arbėria” qė dilte nė Gjirokastėr, nė kohėn e saj shkruan se “Flamurin kombėtar qė u ngrit pėr herė tė parė nė Vlorė nga Ismail Qemali ėshtė qėndisur nga Marigo Posio mbi copėn e blerė te tregtari Diamant. Qėndisja ėshtė bėrė sipas modelit tė shqipes qė kishin vizatuar patriotėt don Mark Vasa dhe Petro fotografi. Kėtė e dinin dhe shumė patriotė tė tjerė. Me tė hollat e saj punoi dhe 500 flamuj pėr zyrat e ndryshme tė shtetit tė parė shqiptar”.
Marigoja pėr kėtė gjest ėshtė dekoruar nė vitin 1960 “Urdhri i Lirisė sė Klasit tė Dytė”, me motivacion “ka punuar pa u lodhur nė pėrhapjen e gjuhės shqipe, ēlirimin dhe emancipimin e gruas shqiptare duke pėrjetėsuar kėshtu traditat e lavdishme tė grave shqiptare”. Mė pas ka marrė emrin e saj njė shkollė tetėvjeēare.
“Flamurin qė ngriti Ismail Qemali nė Vlorė e kam sjellė unė nga Bukureshti, duke e mbajtur nė gji”, ka thėnė nė kujtimet e tij, Spiridon Ilo, njeri prej firmėtarėve tė aktit tė pavarėsisė. Pėr shumė vite me radhė, versioni zyrtar ishte: “Flamuri qė Ismail Qemali ngriti nė ballkonin e shtėpisė sė tij, u qėndis nga korēarja Marigo Posio, qė jetonte nė atė kohė nė Vlorė. Marigoja e qėndisi falmurin brenda natės”. Ky ėshtė pak a shumė shpjegimi zyrtar, qė jepet ndėr tė tjera edhe nė tekstin e Historisė sė Shqipėrisė. Por, versioni i shndėrruar nė legjendė, nuk i kėnaq tė gjitha interpretimet. Versioni mė i mundshėm dhe mė i vėrtetuari kohėt e fundit ėshtė ai qė del nga gjithė kujtimet e pjesėmarrėsve nė shpalljen e Pavarėsisė. Flamuri, qė Ismail Qemali ka ngritur nė Vlorė dhe qė simbolikisht shėnon pavarėsinė, ėshtė po ai qė zbukuronte podiumin e hotel “Kontinentalit” nė Bukuresht, mbrėmjen e 5 nėntorit 1912. Takimi i Ismail Qemalit me patriotėt Shqiptarė tė Bukureshtit, u bė vendimtar pėr shpalljen e pavarėsisė, qė u bė realitet 23 ditė me vonė nė Vlorė. Tė gjitha burimet shėnojnė se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatė gjithė udhėtimit, ai e ka mbajtur me vete. Por, Spiridon Ilo ishte djali i tezes i Marigo Pozios. Mbrėmjen e 27 nėntorit, ai ka bujtur nė shtėpinė e saj nė Vlorė dhe sipas dėshmive, Pozio ka qėndisur brenda natės thekėt e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjės.

Burimi: Tirana Observer
  Pėrgjigju Me Kuotė