Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-07, 18:29   #3
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Si shkaktohet kjo sėmundje?


Pamje mikroskopike e baktereve pneumokoke

Meningjiti „klasik”, i quajtur edhe pezmatimi i cipės sė trurit, ėshtė pezmatim akut bakterial, i cili shfaqet sidomos tek moshat fėmijėrore dhe rinore. Meningjitin bakterial nė tė shumtėn e rasteve e shkaktojnė meningokoku, pneumokoku dhe hemofilus influenzae. Bakteret kėtu barten gjatė shtitjes dhe kollės dhe janė tepėr ngjitėse. Simptomat e meningjitit janė tepėr jospecifike, duke filluar me simptomat e ngjashme sikur tek gripi, tė pėrcjella mė pas me temperatura. Meningjiti – rrallė, por shumė i rrezikshėm Gjithēka mbi njė epidemi pak tė njohur dhe mbi mėnyrat e mbrojtjes nga ajo mi tė lartė dhe me dhembje koke tė padurueshme. Pastaj vjen deri tek njė shtangim i theksuar i qafės, gjithashtu paraqiten edhe shumė njolla nė trup, tė cilat shkaktohen nga hemorragjitė nė vena. Nė stadin e mėtejmė tė sėmundjes shfaqen ndryshime nė lėkurėn e pacientėve, ata janė tė shqetėsuar, tė mpirė, vjellin dhe anojnė kah alivanosja. Pasojat qė mund tė shkaktohen nga meningjiti janė tė shumta. Kėshtu mund tė vije deri tek dėmtimi i veshkave, shoku septik, dėmtimi i sistemit qendror nervor dhe dėmtimi i shqisės sė tė dėgjuarit. Meningjiti si infektim kolle haset shumė shpesh. Ai mund tė paraqitet nga disa shkaktarė. Shkaktarė tė shpeshtė janė viruset flavus, tė cilat barten pėrmes rriqrave, dhe disa shkaktarė tjerė tė gripit viral. Edhe mungesa e higjienės dhe uji i papastėr i pijshėm mund tė shpijnė deri tek infektimi, pasi qė uji i papastėr bartė me vete shumė viruse, tė cilat pastaj pėr shkak tė mungesės sė higjienės shpėrndahen pa pengesė nėpėr trup.

Si mund tė mbrohem?

Ekspertėt mjekėsorė e ndajnė meningjitin nė grupe tė ndryshme, jo vetėm sipas shkaktarėve tė ndryshėm dhe sipas shkallės sė rrezikshmėrisė, por edhe pėr tė mundėsuar zhvillimin e vaksinave efikase. Secili vaksinim i veēantė mbrojtės ndikon vetėm kundėr njė grupi tė meningjitit. Pėr grupin A dhe sidomos pėr grupin e rrezikshėm C ekzistojnė tashmė vaksina tejet efektive. Vaksina pėr grupin B ėshtė ende nė zhvillim. Vaksinimi mbrojtės ėshtė shumė i rėndėsishėm, ai nuk i mbron vetėm personat e vaksinuar nga shpėrthimi i sėmundjes, por pengon edhe pėrhapjen e shkaktarėve. Nė luftėn kundėr meningjitit prevencioni luan njė rol tė rėndėsishėm. Njė mbrojtje tė sigurt nga kjo sėmundje e ofron vetėm vaksinimi preventiv. Natyrisht edhe karantinat, si dhe mjekimi me antibiotikė llogariten gjithashtu si masa preventive pėr tė penguar pėrhapjen e sėmundjes. Sė paku po aq i rėndėsishėm ėshtė edhe informimi i popullsisė.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 14-06-07 nė 18:33
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė