Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-10-05, 18:21   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ushqimi Dhe Shėndeti

Ushqimi dhe shėndeti

Nėse nuk je i sėmurė nuk do tė thotė qė ti je i shėndoshė. Shėndeti ėshtė mė shumė se mungesa e sėmundjes.





Karbohidratet

Proteina

Yndyrna

Vitaminat dhe mineralet


Njė faktor i rėndėsishėm pėr tė pasur shėndet tė mirė ėshtė tė hash gjėrat e duhura nė masėn e duhur. Pėr ta sqaruar kėtė mund ta krahasosh trupin me njė makinė qė nuk niset nėse nuk i ėshtė hedhur sasia e duhur e lėndės djegėse. Nė tė njėjtėn mėnyrė dhe trupi nuk funksionon mirė nėse nuk ka marrė sasinė e duhur tė lėndės djegėse. Lėnda djegėse pėr njerzit quhet lėnda ushqyese- do me thėnė lėndė nga tė cilat ne ushqehemi. Ato mund tė jenė pjesėrisht lėndė qė i japin trupit energji ose lėndė qė e ndihmojnė trupin qė tė funksionojė mė mirė.

Do me thėnė qė njė njeri duhet tė marri lėndė ushqyese qė tė funksionojė regullisht. Kėto ne i marrim nga ushqimi qė hamė. Kur ushqimi ka kaluar nėpėr aparatin tretės ai tretet. Trupi pėrdor pastaj lėndėt ushqyese qė janė nė ushqim. Tretja fillon me coptimin e ushqimit nė gojė nga dhėmbėt, prej kėtej kalon nė stomak ku pėrzihet me lėngun e stomakut dhe coptohet mė tej. Pasi ushqimi ka qėndruar pėr njė farė kohė nė stomak, kalon nė zorrė, ku lėndėt ushqyese thithen. Prej kėtej lėndėt ushqyese kalojnė nė gjak dhe transportohen me anė tė gjakut atje ku trupi ka nevojė pėr ato. Nė qoftė se marrim shumė energji ajo rezervohet si dhjam. Nėse rezervohet shumė dhjam ne bėhemi tė shėndoshė, gjė qė bėn qė organizmi tė mbingarkohet, sepse ne peshojmė shumė. Dhe pse nuk je i shėndoshė mund tė jetosh jo shėndetshėm. Arsyeja mund tė jetė kur ha gjėra qė nuk duhet. Prandaj ėshtė e rėndėsishme tė jetosh dhe tė hash shėndetshėm dhe mos tė jesh mbi peshė.



Lėndėt ushqyese qė i japin trupit energji janė, karbohidratet, proteina dhe indyrna, dhe lėndėt qė e ndihmojnė trupin qė tė funksionojė mė mirė, janė vitaminat dhe mineralet. Kėto lėndė tė ndryshme janė pėrshkruar shkurtimisht mė poshtė.



Karbohidratet
Karbohidratet gjenden nė formė niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet nė perime, si patatet dhe drithėrat (nė drithėrat pėrfshihet buka, orizi, makaronat). Perimet, patatet dhe drithėrat janė tė shėndetshme sepse ato pėrmbajnė shumė karbohidrate nė formė niseshteje, dhe njėkohėsisht kanė pėrmbajtje tė ulėt dhjamore. Kėto lloj karbohidratesh quhen prandaj karbohidratet “e mira”. Nga kėto ne duhet tė hamė shumė. Gjenden dhe karbohidrate “tė kėqija” nga tė cilat nuk duhet tė hamė shumė. Karbohidratet e “kėqija” vijnė nga tė gjitha produktet qė pėrmbajnė sheqer, si ėmbėlsirat, ēokollata, akullore, dhe pijet freskuese. Sė bashku me sheqerin nga tė gjitha kėto ne marrim gjithashtu shumė lėndė ngjyruese dhe lėndė shijuese, pėr tė cilat ne nuk kemi nevojė. Dhe pse ne nuk kemi nevojė pėr sheqerin nga kėto produkte, ne hamė ose pijmė sasira shumė tė mėdhaja ėmbėsirash, ēokollate, akullore dhe pije freskuese – sigurisht sepse shumė njerėz mendojnė se ato shijojnė mė mirė se patatet.

Ndryshimi midis karbohidrateve “tė mira” (niseshteja) dhe “tė kėqija” (sheqeri), ėshtė se sa shpejt ato thithen nga zorra dhe kalojnė nė gjak. Karbohidratet e “kėqija” merren mė shpejtė nga trupi, kjo bėn qė ato mos tė kenė asnjė tė mirė, sepse kjo pjesėrisht shkakton luhatje tė madhe tė sheqerit nė gjak (sheqeri nė gjak duhet tė qėndrojė kryesisht konstant), dhe gjithashtu nuk tė japin ndjesinė e ngopjes. Nė qoftė se nuk arrihet ndjesia e ngopjes atėherė njeriu ka tendencė tė hajė pėrsėri, kjo bėn qė njeriu merr mė shumė energji se sa ka nevojė dhe prandaj shėndoshet. Prandaj duhet tė hamė ushqim ku njė pjesė e madhe e energjisė vjen nga karbohidratet “e mira”, e ndėrsa kėtyre u duhet kohė mė e gjatė pėr tu tretur nė stomak dhe zorrė, nė kėtė mėnyrė sheqeri nė gjak ėshtė mė konstant dhe jep njė ndjesi ngopje mė tė gjatė.



Proteina
Proteina ėshtė njė lėndė ushqyese shumė e rėndėsishme, sepse ajo pėrdoret pjesėrisht pėr tė krijuar energji dhe pjesėrisht pėr tė ndėrtuar gjithė organizmin. Pėr shkak tė funksionit ndėrtues tė proteinave ėshtė shumė keq qė tė kesh mungesė proteinash ndėrsa je nė rritje e sipėr. Proteina mund tė jetė me prejardhje shtazore ose bimore. Proteina shtazore vjen nga kafshėt dhe gjendet pėr shembull nė vezė, qumėsht, djath, mish dhe peshk. Proteina bimore vjen nga bimėt dhe gjendet pėr shembull nė bizele, fasule (fasule soje, fasule tė bardhe dhe tė errėta), oriz , miell e drithėra. Proteinat marrin pjesė nė mirėmbajtjen e indeve tė lėkurės. Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė ato tė pėrfshihen nė tė gjitha racionet tona ditore. Proteina nuk ėshtė e nevojshme qė tė pėrbėjė njė pjesė tė madhe tė ushqimit sepse vetėm njė sasi e vogėl proteine e njė cilėsie tė mirė siguron qė cilėsia e pėrbashkėt proteinore e gjithė ushqimit tė jetė e mirė. Nuk ėshtė e nevojshme qė tė hahen ushqime me prejardhje shtazore pėr tė ngrėnė mjaftueshėm proteina. Mund tė jesh vegjetar dhe tė marrėsh mjaftueshėm protein, por kjo kėrkon qė tė bėsh kujdes nė zgjedhjen e ushqimeve me prejardhje bimore me sasi tė lartė proteine. Pėr mė tepėr mund tė plotėsosh me vezė, qumėsht dhe djathė.



Yndyrna
Yndyrna ėshtė njė lėndė ushqyese qė pėrmban mė shumė energji, nė 100 gramė yndyrė ka dyfish mė shumė energji se sa nė 100 gramė karbohidrate. Do me thėnė qė njerzit duhet tė bėjnė kujdes qė tė mos tė hanė shumė yndyrna, sepse njeriu absorbon shumė energji shpejt dhe prandaj rezikon tė bėhet i shėndoshė. Mund tė jetė e vėshtirė pėr tė parė sa yndyrė ka nė njė ushqim – vetėm kur ka gjalpė, vaj ose margarinė, qė janė pothuajse yndyrna. Prandaj mund tė flitet pėr dhjamė tė fshehur , qė ėshtė ai dhjam qė nuk mund tė shihet direkt me sy (pėr shembull ėshtė e vėshtirė tė shikohet se sa dhjam ka nė djath qė mund tė pėrmbaj nga 10% deri nė 80% yndyrė). Prandaj ėshtė mirė qė tė lexohet pėrbėrja sa yndyrė ka nė produktin ushqyes pėrkatės.

Ushqimi i pėrpunuar industrialisht nuk ėshtė mė i keq se ushqimi i gatuar nė shtėpi, por duhet pasur parasysh qė dhjami ėshtė mė i lirė se mishi dhe prandaj pėr prodhuesit ėshtė me interes qė tė shkėmbejnė pjesė tė mishit me dhjam.



Nuk ėshtė shumė e shėndetshme qė tė hash shumė yndyrė. Midis tė tjerave ėshtė shumė e pashėndetshme pėr enėt e gjakut nė trup tė ekspozohen nga shumė yndyra, sepse yndyra mund tė grumbullohet nė muret e enėve tė gjakut dhe nė kėtė mėnyrė rritet rreziku pėr bllookimin e enėve tė gjakut, prej tė cilave njeriu mund tė vdesi. Ndėr tė tjerash sasia e madhe e yndyrės nė ushqim bėn qė njeriu tė peshojė shumė. Njeriu ėshtė mbipeshė kur merr mė shumė energji, sesa ka nevojė, sepse trupi e e grumbullon kėtė energji ekstra nė formė dhjami rreth barkut ose vende tė tjera nė trup.





Vitaminat dhe mineralet
Vitaminat dhe mineralet janė lėndė qė duhet ti marrė trupi nga ushqimi qė ne hamė. Mund tė pėrdoren vitamina ose minerale nė formė tė pilulave, por nėse ju hani ushqime tė shėndetshme dhe tė ndryshme gjatė gjithė vitit, nuk ėshtė e nevojshme.

Vitaminat janė lėndė tė vogla organike, qė ne duhet ti marrim nė doza shumė tė vogla. Ato janė tė rėndėsishme pėr shumė funksione nė trup, midis tė tjerash, metabolizmin. Ne nuk mund tė prodhojmė vetė vitamina nė trup, prandaj duhet ti marrim ato nėpėrmjet ushqimit. Vitaminat ndahen nė ato qė shkrihen nė ujė si (Vitamina-B dhe Vitamina-C) dhe ato qė shkrihen nė yndyrna si (Vitamina-D, Vitamina-E dhe Vitamina-K).

Mineralet janė lėndė bazė qė janė me rėndėsi jetėsore pėr ne. Ashtu si vitaminat dhe mineralet ne i marrim nga ushqimi qė hamė, sepse ato nuk krijohen nė trupin tonė. Minerale janė pėr shembull natriumi, kaliumi, kalciumi, magneziumi, hekuri, jodi, mangani, bakri, zinku, kromi, fluori, seleni, dhe siliciumi. Ėshtė e vėshtirė pėr tė pėrcaktuar nėse ne marrim mjaftueshėm vitamina dhe minerale. Nė qoftė se dyshon qė nuk i merr mjaftueshėm me anė tė ushqimit ėshtė mirė tė kėrkosh tė bėsh njė vizitė te mjeku i familjes.


Marrė nga kvinde.finfo.dk


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante