Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-04-13, 13:35   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mitologjia shqiptare

Dragoi dhe Kuēedra - I



Kėtu po shqyrtojmė dy prej figurave mė domethėnėse tė mitologjisė shqiptare:

Kuēedrėn e Dragoin, tė pandarė e njėherit armiq tė pėrjetshėm midis tyre.

Pėr tė mos ndodhur keqkuptime, duhet ditur qė nė fillim se emėrtimi Drako, Drakone, Dragon nė gjuhėt e ndryshme tė Europės ka pėrgjithėsisht kuptimin e njė Kuēedre, tė njė gjarpėri a reptili tjetėr, pėrbindėsh, ndėrsa nė shqip Dragoi eshtė hyjnia a heroi qė lufton kundėr Kuēedrės, nė ndihmė tė njerėzve.

Para se tė fillojmė zbėrthimin e imtėsishėm, ėshtė me dobi tė tėrheqim vėmendjen nė disa gjėra qė duhen pasur parasysh. Nė shqyrtimin e kėtyre dukurive ėshtė e domosdoshme, por disa herė dhe tejet e vėshtirė, tė dallohet e qenėsishmja e mė mirėfilltėsorja (origjinalja) nga ēka ėshtė e dorės sė dytė dhe nga ēka janė shtesa, ndėrthurje, ndikime tė mėvonshme.

Kuēedra, sidomos nė pėrralla, paraqitet me njė numėrtė pafund atributesh: njė pjesė e tyre janė me shumė vlerė e tė tjera tė dorės sė dytė; po ka syresh, dhe jo pak, qė nuk janė fare atribute tė saj origjinale, por pėrzierje, shtesa, ndikime nga figura tė tjera tė mitologjisė, ose ndikime nga pėrralla tė popujve fqinjė e nga Orienti. Nga ana tjetėr, ka atribute. tė mirėfillta e shumė tė rėndėsishme tė Kuēedrės, qė sqarohen mjaft mirė nė besimet popullore, po qė nė pėrralla e nė eposin legjendar tė Shqiptarėve nuk dalin fare.

Pėr tė nxjerrė si duhet nė dritė fizionominė e dukurisė, atributet mė tė mirėfillta tė saj, tė ardhura si formacione mė tė pastra nga koha e lashtė, ėshtė e domosdoshme qė mitet e besimet popullore t'i shqyrtojmė jo vetėm sipas dėshmive tė krijimtarisė artistike tė popullit, qė nga ana e tyre janė me mjaft vlerė, por edhe nė terren, atje ku gjallojnė faktikisht ato mite e besime, nė trevat mė tipike tė ruajtjes sė tyre, nė shtresat mė konservatore e nė pėrfytyrime konkrete: nė rite, nė praktika magjike, nė tabu, nė amuleta.

Pėrparėsia e punės kėrkimore tė etnologut dhe tė folkloristit qėndron nė tė dėshmuarit e dukurive nga burimet mė tė pastra tė maleve, nga mjediset mė tė virgjėra, atje ku ato pėrjetohen nė mėnyrė tė sinkretizuar me dukuri tė tjera shoqėrore e natyrore. Natyrisht, pėrtė gjeturtė vėrtetėn bindėse, duhet pėrqasja diakronike e sinkronike brenda viseve tė ndryshme tė truallit kombėtar dhe, nga ana tjetėr, marrjet e dhėniet me popuj tė tjerė fqinjė ose dhe mė tė largėt.

Nė pėrfytyrimet e popullit Kuēedra paraqitet kudo nė dy forma tė mundėshme. Nė formėn e parė (nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve), ėshtė njė pėrbindėsh, gjarpėr a njė reptil tepėr i stėrmadh po diku-diku pėrfytyrohet me pamjen e njė ngjale, tė njė breshke, tė njė bretkose a tė njė hardhuce.

Banon nė vende me ujė: nė shpella, ne kėneta, nė liqene nėntokėsore a mbitokėsore, nė det dhe komunikon me botėn e jashtme nėpėrmjet gurrave, nėpėrmjet vrimave nga del ujėt prej malit, nga shkėmbi. Kuēedėr, nga rrėshqanorėt, bėhet ai gjarpėr a bollė, qė nuk e ka parė njeri a gjė e gjallė pėr disa vjet: diku caktojnė 3 vjet, diku 7,9,12; diku thonė se nuk duhet ta shohė njeriu pėr 50 a 100 vjet, qė tė shndėrrohet nė Kuēedėr.

Nė shpellė e ujėmbajtės nėntokėsorė, Kuēedrathith bereqetet e gjėrat ushqyese tė fshatit. Kėshtu rritet e shėndoshet tepėr, sa lėviz me vėshtirėsi; i gėrvishtet lėkura prej gurėve dhe shkėmbinjve; besohet se nga kėto gėrvishtje qė e bėjnė t'i rrjedhė gjak, disa gurra rrjedhin shpesh tė skuqura "me gjak Kuēedre".

Ja njė gje dhe mjaft domethėnėse: "Disa herė nė vjetė Gurra e Hajmelit qi del rranxė Malit tė Bardhė, qet gjak pse aty asht ndrye mbrendė Kulshedra qi varroj Lleshi i Zi, e ka danat e tija nė krye. Kuer i dhem varra, shpėrthen gjak e prandej del uji i pėrziem me gjak; bishtin e ka nė Munellė. Ashtu nė Mal tė Velės, nė Kryezez, asht nji gurrė e madhe, pėr disa ditė rresht qet gjak. Atyashtkulshedra e varrueme".(N. Suma, Mitologjia..., f. 38)

Kuēedrat u ndalojnė njerėzve ujin e burimeve dhe tė liqeneve, shkaktojnė thatėsirė e kėshtu dėmtojnė bereqetet e bagėtitė. Pėr t'u lėshuar ujin banorėve tė maleve a tė fushave, duhet t'i taksnin nga njė njeri, pėgjithėsisht vajzė, nė raste tė tjera bagėti.

Tregohet mandej se burra "me punė" (Dragoj) kanė vajtur me guxim e trimėri, kanė mbytur Kuēedrėn, kanė prapėsuar flitė dhe i kanė ēliruar ujin popullit. Besohej se Kuēedra e kishte kokėn nė majė tė malit dhe bishtin nė det, nė liqen, a nė ndonjė lumė aty afėr: "Kryet e Kuēedrės nė majė tė Munellės e bishti nė det", "Kryet e Kuēedrės nė majė tė Velės e bishti nė lumė tė Fandit".

Sė dyti, Kuēedėr mund tė jetė dhe njė grua e vjetėr dhe shtatmadhe. Tė qenėt Kuēedėr mbahet e fshehtė.

Kuēedra, gjithnjė femėr, shkakton furtuna e breshėr qė prishin bereqetet, shembin vendin, shkaktojnė

Pėrmbytjev Kuēedra grua lind e tillė, por nė njė familje ku tė parėt e saj nga ana e nėnės kanė shkelur kurorėn brenda tre gjeneratave vertikale.

Kjo ndoshta ėshtė njė mbijetojė e mjegulluar e sė drejtės sė amėsisė, rnartesės me grupe.

Sipas besimeve popullore, Dragoi mund tė jetė mė shumė njeri, gjithnjė i gjinisė mashkullore, po dhe dash, ka, kėndez, cinxami, po cjap jo, nė asnjė mėnyrė.

Njerėzit a gjallesat qė lindin si Dragua kanė forcė tė mbinatyrshme. Njeriu dragua lindme "kėmishė veshė"e me "fletė a krahė te sqetullaf'.

Nė labėri thuhet: "ndodh qė kur lind njė foshnjė mund tė jetė pėshtjellė nė njė cipė tė hollė si pėlhurė. Besohet se kjo cipė ėshtė njė kėmishė. Dhe se ai qė lind me kėmishė do tė ketė fat tė mbarė dhe lumturi. Kėmishėn ia heqin foshnjės pa folur dhe e marrin dhe e lajnė. Pastaj ia japin nėnės sė foshnjės; dhe kjo e ruan nė fund tė arkės". (R. Alikaj, Zakone... pėr lindjet, f.27). Pra del se ky fėmijė ėshtė "me punė", e jo si tė tjerėt. "Kėmisha" nė lindje ėshtė cilėsi e njeriut tė mbinatyrshėm.

Dragoi ėshtė i tillė pėr tė luftuar kundėr Kuēedrave qė sjellin shkatėrrim nė jetėn e njerėzve, nė bereqete. Dragojtė, nė ndeshje mė Kuēedrat, fluturojnė nga njė mal nė njė tjetėr. Ku ka Dragua, ka mbarėsi, pėrparon familja, fisi, fshati a krahina.

Njerėzit e pėrmendursi luftėtarė tė dėgjuar besohet se kanė qenė Dragoj. Njė nga veēanėsitė kryesore tė dragoit ėshtė trimėria. Ai ėshė i lindur pėr ndeshje tė mėdha. Besohet se, atė qė ėshtė Dragua, as pushka nuk e zė.

Nė vlerėsimin e kėtyre figurave duhet tė marrim nė konsideratė se ato gjatė shekujve nuk kanė mbetur statike, por kanė qenė nė evolucion tė vazhdueshėm. Qė prej shumė shekujsh ato rrojnė si mbijetoja tė cungura tė botės sė lashtė, veēse tepėr tė shndėrruara.

Pėrgjithėsisht, hyjnitė e demonėt e paganizmit kanė cilėsi pozitive, po dhe negative njėherit.

Nga tė dyja figurat nė fjalė, duket sikur njėra ėshtė krejtėsisht e mirė dhe tjetra krejtėsisht e keqe. Nė fakt, kėtu ka edhe njė ndikim tė feve monoteiste, pa e mbivlerėsuar kėtė.

Por, nga ana tjetėr, edhe te Kuēedra gjejmė herė-herė cilėsi pozitive (nė pėrralla, nė rite a nė besime), qė dalin tėrthorazi. Sipas besimit popullor, nė Alpet e Shqipėrisė, ajo shtėpi qė ka njė anėtar tė saj Dragua, ka mbarėsi e pėrparim tė madh nė njerėz e nė ekonomi, por do tė ketė mė shumė nėse nė atė shtėpi do tė kishte edhe njė grua Kuēedėr. Fshati qė ka Kuēedėr, thuhet diku, ka mbarėsi tė madhe nė bujqėsi e nė blegtori. Kuēedra, grua, me frymėn e saj i thith prodhimet ushqyese prej gjithkahė dhe fshati pėrparon e pasurohet.

Ndėrsa fshatrat prej nga i thith ato, varfėrohen e ekonomia nuk u ecėn mbarė. Fakti qė dikur, sipas besimeve, i bėnim flijime Kuēedrės, tregon se sė herėshmi atė e kanė nderuar e hyjnizuar qė t'u sillte tė mira e tė ndalohej nga ēdo veprim i saj dėmprurės.

Ėshtė njė kult qė detyron flijime ndaj forcave shkatėrruese tė natyrės.Kuēedra paraqitet dhe me pamjen e njė gjarpri gjigand; nga ana tjetėr, heroi Dragua qė ndeshet me kundėrshtarin na paska nė bark niė, dy, tre a shtatė gjarpėrinj, nga e merr dhe forcėn. Pra ajo ėshtė gjarpėr gjigand e ky marrka focrėn nga gjarpėri. Kėtė e shpjegojnė vetėm rrethanat e rrugės sė gjatė evolutive me pėrzierje, copėzime, dyzime.

Pėr nga veēanėsitė e saj, Kuēedra paraqitet pėrgjithėsisht si njė hyjni e tokės e mė fort e nėntokės Qeta e saj kalon nė shpella a nė ujėra nėntokėsore). Po, nga ana tjetėr, ajo ėshtė sjellėse e shtėrngatave, e breshrit, e pėrmbytjeve ose dhe e kundėrta: shkaktare e thatėsirės, duke i ndaluar qoftė dhe ujėrat qė "bien nga qielli".

Pra, del dhe me tipare tė njė hyjnie qiellore. Edhe Dragoi, njė nga mjetet e fuqishme tė luftės kundėr Kuēedrės ka rrufenė qė vjen nga lart, pra rrjedhimisht na del dhe si hyjni e qiellit, madje e vetė furtunave, tė cilat janė bashkėshoqėruese tė domosdoshme tė rrufeve. Por ai ėshtė i lidhur shumė me tokėn, me bujqėsinė e veprimtaritė shoqėrore tė njerėzve, me bashkėsinė shoqėrore sė cilės i pėrket; ėshtė i vėnė krejtėsisht nė shėrbim tė saj, nė shėrbim tė veprimtarisė prodhuese tė popullsisė ndejtore.

Dallimi nė mėnyrė tė prerė nė vėshtrim seksi mes kėtyre dy figurave mendojmė se shpreh dallime sociale parahistorike, por si pėrfaqėsues organizimesh shoqėrore tė ndryshme, njeri mė i vjetėr e tjetri mė i ri.

Njė paralelizėm tė tillė e gjejmė dhe nė eposin serb e mendojmė se nuk ėshtė pa lidhje gjenetike me kėtė tonin. Kraleviq Marku mbyt Harapin me tri kokė, ashtu si dhe heroi ynė Dragua qė mbyt Kuēedrėn me tri kokė; ose Kraleviq Marku qė mbyt Vilėn e liqenit.

Me tė drejtė studiuesi amerikan i eposeve ballkanike, Albert Lord, vėren se kėtu kemi tė bėjmė me njė hyjni tė njė rendi mė tė ri, qė asgjėson njė hyjni tė njė rendi mė tė vjetėr; ai bėn nė kėtė rast njė paralelizėm me dukuri simotra tė Sumerėve tė lashtė tė Mesopotamisė. Kuēedra nė ndeshjet e saj ka si mjete shkatėrrimi shtrėngatat, breshėrin, pėrmbytjet, shembjet e tokės, dridhjet e saj, qė i shkakton me forcėn e vettė mbinatyrshme.

Por nė luftėn me Dragojtė, Kuēedra ka edhe mjete qė i pėrkasin thjesht gjinisė sė saj femėrore: me qurnėshtin e gjirit tė saj ose me "ujin" (urinėn) e saj i mbyt Dragojtė, i helmon. Nga kėto mjete tė rrezikshme Dragojtė ruhen shumė.

Kėto mjete janė tepėr domethėnėse nė anėn sociale kronologjike. Si hyjni e nėntokės qė ėshtė, ato mjete i pėrkasin edhe frytshmėrisė sė tokės (veti qė, me sa duket, ėshtė mėnjanuar mė vonė). Tė kujtojmė se gruaja Kuēedėr, nė pėrfytyrimet popullore, i ka gjinjtė shumė tė mėdhenj, qė i varen deri poshtė:"si kacekė gjize".Pėrtė mos u penguar nė veprimet e saj, ajo i hedh gjinjtė mbi supe e ato i varen prapa, nė kurriz.

Nė disa variante legjendash mitike e pėrrallash tregohet se Kuēedra me disa pika gjiri e ngin djalin, aq sa ai nuk ka nevojė tė hajė pėr disa ditė. Kur fle Kuēedra nė shpellėn e saj a nė mes tė pyllit, shkaktohet tufan i fuqishėm, sa tė rrėzojė shkėmbinj apo drunj shekullorė tė atij vendi; Kuēedra grua nė veprimet e saj fluturon sa nė njė vend nė njė tjetėr, me flokė tė gjatė e tė shprishur.

Nė kohė furtunash ndaloheshin gratė tė dilnin jashtė shtėpisė, (shtyrė nga besimi) se ato u bėheshin krah (ndihmėse) Kuēedrave dėmprurėse.

Tė tėra kėto shfaqje janė mjete demoniake tė veprimit, po njėherit zbulojnė dhe veēanėsi tė saj tė ruajtura nga lashtėsia, me simbolikė gjinore shumė domėthėnėse.

Vendi social historik i figurės sė Kuēedrės do tė dalė mė i qartė duke shqyrtuar mjetet me tė cilat lufton Dragro/kundėrsaj, pėrtambytur a pėr ta bėrė tė padėmshme. Mjetet e tij janė tė ndryshme e, me sa duket, pėrfaqėsojnė dhe shtresime historike diakronike.

Ai pėrdor drunjtė e pyllit, gurėt e mėdhenj, gurėt me vrimė, sidomos gurėt e mullirit; pėrdor topuzin, ushtėn, shigjetėn, koburen, pushkėn, por mbi tė gjitha fort domethėnėse janė rrufeja, parmenda (plori a zgjedha e saj), djepi i fėmijės, mullari i kashtės, furkėza e kalit, njė mur shtėpie i tėrė.

Nė veprimet e tij Dragoi njeri fluturon nga njė mal nė njė tjetėr, shpesh mbi kalin e tij, ose dhe pa kalė. Aty ku bie nė tokė, lė gjurmėt e kėmbės sė vet a tė kalit tė tij. Dragojtė luftojnė dhe tė vetmuar, por dhe dy, tre, shtatė a mė shumė bashkė.

Dragoi na paraqitet dhe si luftėtar me kalė apo pa kalė; ai hidhet nga mali nė mal, nė njė luginė, nė njė shkėmb "nėpunėt e tij". Ku bie, aty, mbi shkėmb, lė gjurmėn e kėmbės sė tij a tė kalit. Nė kėtė veēanėsi, thua se nuk ka ngjashmėri midis tij dhe shenjtorit islam tė sektit bektashian, qė tek ne quhet zakonisht Sarisalltėk, ose dhe me ndonjė emėr tjetėr?

Kontaminime nė mes dy figurave nė fjalė ka dhe kjo ėshtė ēėshtje pėr t'u studiuar nė mėnyrė tė veēantė. Por nuk ka dyshim qė Dragoi ynė dhe Sarisalltėku i legjendave mitike islame janė dy figura tė ndryshme nė origjinė e nė pėrmbajtje, edhe pse me ngjasime midis tyre.

Pėrdorimi i rrufesė si armė nė duar tė Dragoit tregon se kėtu kemi tė bėjmė me hyjni tė qiellit, pra me njė kryehyjni, siē ndodhte nė kohėn e lashtė dhe te Grekėt, Trakėt, Sllavėt, Persianėt etj.

Edhe Zeusi, Jupiteri, peruni dhe hyjni tė tjera, nė ndeshjet e tyre pėrdorin rrufenė, parmendėn. Pėrdorimi i parmendės (plorit a zgjedhės sė saj) tė pavėdyer (tė panėmur) si armė nga Dragoi ėshtė tepėr domethėnės si atribut i hyjnisė sė bujqėsisė. Kau ka njė rol tė madh si dragua.

Ai, sipas besimeve popullore, nė asnjė rast nuk fluturon po bėrlyket, gėrryen tokėn me brirė e me ta lufton. Edhe kjo flet pėr atribute qė i takojnė bujqėsisė, ashtu si dhe pėrdorimi i gurit tė mullirit ku bluhen drithėrat. Parmendėn bujku i maleve e linte tė varur nėn strehė, jashtė shtėpisė, me qėllim qė, sipas besimeve pėrkatėse, Dragoi ta kishte tė lehtė ta merrte pėrta pėrdorur nė punėt e tij. Pra, kėto lloje armėsh tė Dragoit janė simbole krejt tė qarta.

Nė tė vėrtetė, ėshtė krejt e qartė se veprimet e Dragoit pėrtė ndaluar furtunat shkatėrruese, breshrin, pėrmbytjet, shembjet qė prishin prodhimet bujqėsore, janė veprime mbrojtėse. Po kėshtu ndodh edhe me luftėn e Dragoit kundėr Kuēedrės pėr tė mėnjanuar thatėsirėn vdekjeprurėse, pėr t'u ēliruar njerėzve ujė tė bollshėm, kėtė mjet jetik pėr bashkėsinė shoqėrore, pėr prodhimtarinė bujqėsore e blegtorale.

Fėmija dragua pėrdor nė luftė djepin e tij e kjo, me sa mendojmė, ka tė bėjė me simbolin e monogamisė, tė atėsisė, pra tė kohės sė demokracisė luftarake, tė heronjve qė luftojnė me pėrbindėshat. Djepi paskėsh forcė magjike tė veēantė, nė duartė foshnjės Dragua, nė luftė me Kuēedrėn.

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė