Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-06-13, 19:48   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: A kemi nevojė pėr njė shtet tė tillė ?

Kombi dhe feja

Albin Kurti



Shqiptarėt nuk kanė tolerancė ndėrfetare. Ndėrtimi i tolerancės ndėrfetare midis tyre bėhet veēse shkatėrrim. Shqiptarėt pėrherė kanė pasur dhe vazhdojnė tė kenė bashkėpunim ndėrfetar. Nėse pėr botėn toleranca ndėrfetare ėshtė vetė suksesi, ne gjithmonė ishim pėrtej kėsaj e kishim mė shumė se kaq. Pėr ēėshtjen e religjionit dhe fesė, shqiptarėt janė para botės, janė shembull qė duhet ndjekur tė tjerėt.

Toleranca ėshtė durim i tjetrit, i qenies e i pranisė sė tjetrit. Ajo nėnkupton qė ekzistojnė arsye pėr tė mos toleruar dikė a diēka, por ja qė po ndodh toleranca. Toleranca ngjan pėrkundėr jotolerancės duke e etabluar pikėrisht jotolerancėn si parėsore. Andaj, nga personi i toleruar pritet tė jetė mirėnjohės e falenderues qė po tolerohet. Toleranca ėshtė vetėpėrmbajtje, ėshtė mosveprim nė kushtet kur veprimi do tė ishte i dėmshėm. Bashkėpunimi ėshtė veprim nė kushtet kur veprimi ėshtė i dobishėm.

Shqiptarėt muslimanė, katolikė e ortodoksė nuk e kanė toleruar asnjėherė njėri-tjetrin sepse gjithnjė kanė bashkėpunuar me njėri-tjetrin. Ose, pėr tė qenė mė tė saktė, nuk kishin si ta toleronin njėri-tjetrin sepse aty s’kishte tjetėr. Tė qenit shqiptar, pra kombi, konsiderohej vlerė pėrbashkėsuese shoqėrore e historike dhe rėndėsi strategjike politike e ushtarake. Para pak ditėve, si nė Detroit, po ashtu edhe nė Worcester e nė Boston e gjetėm flamurin kombėtar shqiptar: te Imam Shaip Gėrguri, te Dom Fran Kolaj, si dhe te Imzot Nikon e Atė Liolini.

Nė fund tė shekullit XIX e pėrgjatė shekullit XX kėshtu mbijetuam. Tė gjitha ngritjet e kryengritjet, rezistencat e luftėrat ēlirimtare u zhvilluan nė emėr tė kombit e pėr hir tė kombit. Hoxhallarė, priftėrinj e klerikė tė tjerė, besimtarė shqiptarė tė tė gjitha religjioneve e feve, bashkoheshin si shqiptarė. Njėkohėsisht, edhe armiqtė e shqiptarėve nuk bėnin shumė dallim se kush ēfarė feje ishte kur i sulmonin shqiptarėt. Armiqtė tonė ishin e janė armiq tė kombit tonė. Dėshmorėt e kombit i kemi tė tė gjitha feve nė secilėn luftė tonėn ēlirimtare.

Nga pikėpamja fetare, kombi shqiptar njėmend ėshtė heterogjen, por ai nuk ėshtė edhe aq i vetėdijshėm pėr atė heterogjenitet. Kjo vetėdije cytet prej jashtė, prej koncepteve, nocioneve e kategorive tė importuara (kryesisht perėndimore). Ngjashėm sikurse qė shqiptarėt as pėr sė afėrmi nuk e quajnė e njohin veten e tyre pėr gegė e toskė sa e bėjnė kėtė gjė politikanėt e diplomatėt, studiuesit e gazetarėt e huaj. Ndarjet midis nesh nuk janė tonat.

Tema e fesė dhe e religjionit te shqiptarėt nuk ėshtė aq e vetė shqiptarėve. Kohėve tė fundit kėtė temė dhe aspekte tė saj po i sjellin nė debatin publik gjithnjė e mė shpesh qeveritarėt kosovarė thua se duan tė na e konfirmojnė qė Qeveria e Kosovės nuk ėshtė e shqiptarėve. Medie tė regjimit kohė pas kohė nxjerrin video inēizime tė vjetra tė klerikėve pėr tė ndezur polemika qė i sipėrvendosen aktualitetit politik nė shtetin e Kosovės qė po dėshton.

Lansoje njė temė fetare duke shfaqur video nga arkiva (kush e di edhe sa tė tilla i mbajnė pėr t’i publikuar mė vonė?) dhe askush s’do tė flasė pėr njė kohė pėr ratifikimin e marrėveshjes Thaēi-Daēiq, privatizimin e KEK-ut e tė PTK-sė, varfėrinė e papunėsinė nė rritje. Mbase nuk ka se si tė jetė ndryshe: tash kur Thaēi po merret vesh me Serbinė pėr ridimensionimin e shtetit tė Kosovės nevojitet tė krijohet pėrshtypja qė armiku kryesor nuk vjen prej jashtė (Serbia) por nga brenda (islami). Dhe, kėsisoj tė normalizohet Serbia brenda Kosovės e tė nxjerret islami jashtė, duke barazuar islamin tradicional qė e kemi prej shekujsh me tendencat e pasluftės tė bazuara nė lexime e interpretime tė tjera tė Kuranit.

Nė anėn tjetėr, posaēėrisht gjatė kėtyre dy viteve tė fundit, Qeveria e Kosovės dhe analistėt e regjimit e kanė humbur debatin me Lėvizjen VETĖVENDOSJE! si pėr ēėshtjet politike e kombėtare po ashtu edhe pėr ato sociale e ekonomike. Ata nuk kanė shpresė tjetėr pėrveē religjionit. Kjo ėshtė karta e fundit qė u ka mbetur. Duke e ditur heterogjenitetin brenda shqiptarėve qė reflektohet edhe brenda subjekteve politike pėrfshirė kėtu VETĖVENDOSJE!-n, ata duan pėrēarje tė alternativės ndaj saj pėr ta maskuar pafuqinė e vetė asaj.

Meqenėse VETĖVENDOSJE! doli tė jetė kėshtjellė e pamposhtur nė diskutimet pėr politikėn e bashkimit kombėtar, zhvillimin ekonomik tė bazuar nė prodhim, dhe shtetin e sė drejtės e atė social, le ta provojmė me religjionin thonė ata, sepse dihet qė njerėzit mbajnė bindje e qėndrime personale tė ndryshme. Ana tjetėr e sė njėjtės medale ėshtė qė duke nxitur tensione ndėrfetare e fetare tė kėrkojnė buxhet shtesė e vazhdim tė kontratės pėr ShIK-un nga qarqe tė caktuara amerikane: pa ShIK-un pa dyshim qė PDK-ja jo vetėm se dobėsohet, por me gjasė edhe zhduket fare.

Kėto debate do tė vazhdojnė sepse pushteti i ka mundėsitė e fuqinė pėr nxitjen e pėrhapjen e tyre. Tash kur antagonizmat themelorė janė ato midis popullit shqiptar dhe Serbisė si dhe midis shumicės sė varfėr e tė shpronėsuar kundrejt privatizuesve tė pasur, pėrmes njė video sekuence tė para tetė muajve por tė shfaqur para disa ditėve, po pėrpiqen tė na bindin qė antagonizmi themelor e vendimtar na qenka ai midis burrit dhe gruas (sic.).

Morali nuk duhet kufizuar te religjioni e religjionet. Kosova ėshtė shtet sekular ku duhet tė ketė liri tė religjionit e tė religjioneve pa dallim dhe ku ēėshtjet e etikės konsistojnė te ndėrgjegja e njeriut. Paralelisht me kėtė, rrėnjėt e moralit tė qytetarėve mund t’i gjejmė jashtė tyre: te gjendja sociale e materiale, te trajtimi qė ua bėn pushteti, te lloji i organizimit shtetėror. Nė kohėra e nė vende tė ndryshme, nė ekonomi e shtresa tė ndryshme tė popullsisė, nuk gjejmė morale tė njėjta. Kėshtu, milionerėt e skamnorėt kanė gjykime etike fort tė ndryshme ndėrkaq prostitucioni ėshtė pėrgjithėsisht skllavėri. Aty ku besojmė qė kemi identifikuar shkaqet, mė shpesh seē mendojmė, mund tė kemi parė veēse pasojat.

Dallimi gjinor nuk bėn tė na e organizojė shoqėrinė. Dhe, sa mė shumė barazi, aq mė pak dallime. Barazia shoqėrore duhet ta pėrfshijė dhe ta nėnkuptojė barazinė gjinore. Pa barazi, nuk ka dinjitet, por dominim e frikė, qė do tė thotė se nuk ka as liri. Barazia ėshtė vlerė: edhe pikėnisje, edhe synim. Dinjiteti i grave e i burrave duhet tė mbrohet e tė respektohet njėsoj.

Nė vjeshtėn e vitit 2008, pas krizės financiare me pasoja globale, nė politikėn botėrore dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare kemi njė rikthim tė rolit tė shtetit dhe kombit. Po nuk e kuptuam ne shqiptarėt kėtė gjė, do ta paguajnė shtrenjtė edhe brezat e ardhshėm. Shqiptarėt janė njė komb i fuqishėm por me shtete tė dobėta (tė Kosovės e tė Shqipėrisė). Bashkimi kombėtar nuk e ka kuptimin e njė kombi tė ri tė bashkuar por e njė shteti tė ri tė bashkuar pėr kombin.

Pėrderisa kishte mirėqenie tė pėrgjithshme, lulėzonin organizmat e mekanizmat ndėrkombėtarė, mirėpo porsa u cenua ajo mirėqenie secili popull e komb iu kthye shtetit tė vet dhe kozmopolitanizmi nisi t’ia lėshojė vendin sėrish nacionalizmave. Natyrisht, problemi ėshtė qė edhe ai kozmopolitanizėm i mėhershėm ishte prej sė larti (apo, siē thoshte me njė rast njė filozof francez: kur ta dėgjosh fjalėn kozmopolit dije qė njė perandori po zgjerohet), por edhe ky nacionalizėm ėshtė pėrgjithėsisht reaksionar meqė organizohet rreth dallimit kombėtar e lakmisė e jo ēlirimit kombėtar dhe barazisė.

Shqiptarėt nė Ballkan nuk duhet tė lejojnė as tė shfrytėzohen si bedem mbrojtės i ‘Evropės sė krishterė’ pėrpara ‘depėrtimit tė islamit nga lindja’ dhe as tė pėrdoren nga ‘islamistėt ekstremistė’ kundėr ‘perėndimit tė krishterė’. Sepse, pikė sė pari, kėso figurash qė pėrbėjnė imagjinatėn e ndarjes lindje-perėndim tė fetarizuar janė ato tė doktrinės sė mbrapshtė tė pėrplasjes sė civilizimeve. Pėrplasja e civilizimeve ėshtė orvatje pėr kulturalizmin e mė pas edhe fetarizimin e kundėrthėnieve socio-ekonomike e gjeo-politike (duke i depolitizuar ato).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė