Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 21:44   #12
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SHqipėria GJatė SHekujve Tė Mesjetės (SHEK :V - XIV

ORGANIZIMI SHTETĖROR DHE JETA POLITIKERegjimi i Temave nė Shqipėri.
Tema e Durrėsit
Ndonėse mbetej gjithnjė provincė bizantine, Shqipėria i humbi lidhjet e drejtpėrdrejta me Perandorinė pas dyndjes e kolonizimit sllav nė Ballkan. Strukturat shtetėrore-administrative nuk funksiononin mė, ndėrkohė qė nė qytete apo jashtė tyre po zhvilloheshin struktura autonome tė qeverisjes. Nė qendrat e mėdha, si p.sh. nė Durrės, fillon e bėhet fjalė pėr njerėz me ndikim e pushtet, pėrfaqėsues tė aristokracisė vendase (arkondėt), tė cilėt luajnė rol gjithnjė e mė tė dukshėm nė zhvillimet politike tė vendit. Vetė pushteti bizantin, duke mos qenė nė gjendje tė vendoste njė kontroll tė fortė nė provincat e tij tė skajshme perėndimore, u detyrua tė zbatonte kėtu forma specifike organizimi e marrėdhėniesh, forma nė tė cilat elementėt lokalė ishin shumė tė rėndėsishėm. Shembull tipik tė kėtyre marrėdhėnieve tė reja pėrbėn nė kėtė kohė Durrėsi dhe treva e tij (Epiri i Ri). Nė shek. VII-VIII treva e Durrėsit pėrfaqėsonte njė arkondat, ku pushteti dhe autoriteti ushtrohej nga arkondėt vendas. Kėta ishin bartės tė autonomisė lokale dhe tė vetėqeverisjes. Deri nė fillim tė shek. IX, Durrėsi dhe gjithė prapatoka e tij kaluan njė fazė vetėqeverisjeje dhe autonomie. Arkondė tė tillė, me atribute pushteti, ndeshen nė tė njėjtėn kohė edhe gjetkė, si nė Vageneti (Ēamėri), nė Kolonjė etj.
Zbehja e rrezikut arab, nė lindje, dhe keqėsimi i situatės nė zotėrimet bizantine nė Ballkanin Perėndimor dhe nė Italinė e Jugut, si rezultat i sulmeve tė sllavėve e tė frankėve, e shtyu Perandorinė Bizantine tė kalojė nė njė organizim tė ri administrativ nė kėto treva, nė atė tė temave.
Dihet se regjimi i temave, ose i provincave ushtarake, filloi tė zbatohej qė nga shek. VII nė viset me emergjencė ushtarake. Ai bazohej nė thelb nė rekrutimin e njė ushtrie vendase nė radhėt e fshatarėsisė sė lirė, e cila nė kėmbim tė tokės, ofronte shėrbimin ushtarak. Nė krye tė temės qėndronte strategu i emėruar drejtpėrdrejt nga perandori bizantin, i cili pėrqendronte nė duart e tij si pushtetin ushtarak, ashtu edhe atė civil. Pas tij vinin funksionarė vartės, si pretori, nėnstrategėt, kartularėt, klisarkėt etj.
Ndėr kėto ofiqe, pretori dhe kartulari kishin karakter civil: pretori merrej me shqyrtimin e ēėshtjeve gjyqėsore dhe dėrgohej nga pushteti qendror, kurse kartulari kryente detyrat e sekretarit tė strategut. Ndėr detyrat e tij kryesore ishte ndjekja e procesit tė rekrutimit tė trupave ushtarake, ajo e problemeve financiare tė kancelarisė etj. Nėnstrategėt e klisarkėt, qė dėshmohen si pjesėtarė tė hierarkisė drejtuese nė Temėn e Durrėsit, kryenin detyra kryekėput ushtarake nė njėsitė pėrbėrėse tė Temės apo nė sektorėt me rėndėsi tė posaēme strategjike, siē qenė klisurat (ngushticat) qė kontrollonin lėvizjet nė rrugėkalimet kryesore.
Nė shek. X nė krye tė Temės sė Durrėsit gjejmė njė katepan qė kishte nė juridiksion edhe zotėrimet bizantine tė Puljes (Itali). Nė shek. XI komandanti i Temės sė Durrėsit thirret tashmė me titullin dukė.
Organizimi i ri i temave synonte tė konsolidonte forcėn ushtarake bizantine nėpėrmjet krijimit tė njė ushtrie qė rekrutohej nė vend nga radhėt e stratiotėve ose bujqve ushtarė, qė kishin tė drejtėn e shfrytėzimit tė njė parcele toke kundrejt kryerjes sė shėrbimit ushtarak. Mjaft tė dhėna historike provojnė se, nė fakt, forcat ushtarake tė strategut tė Durrėsit pėrfaqėsoheshin nga rekrutėt vendas (enkoroi dynameis).
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė