Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 21:50   #15
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SHqipėria GJatė SHekujve Tė Mesjetės (SHEK :V - XIV

Por paqja bullgaro-bizantine nuk vazhdoi gjatė. Nė vitet qė ndoqėn ushtritė e Simeonit sulmuan Durrėsin dhe shkretuan rrethinat e tij. Mė 918 bullgarėt u shtynė nė jug nėpėr Temėn e Nikopojės dhe mbėrritėn nė Gjirin e Korintit.
Gjithsesi ėndrra e car Simeonit, pėr tė krijuar njė perandori bullgare nė vend tė asaj bizantine, pėrfundoi me vdekjen e papritur tė tij mė 27 maj 927. Trashėgimtarėt e tij, Pjetri e Borisi, nuk ishin nė lartėsinė e Simeonit dhe u detyruan tė njihnin, kush mė shumė e kush mė pak, sovranitetin bizantin.
Pushtimi bullgar la shenja tė dukshme edhe nė trevat shqiptare, sidomos nė korridorin qė zgjatej nėpėr luginėn e lumit Devoll e deri nė bregdet, ku ai vazhdoi tė ruhet deri nė fillimet e shek. XI. Nė krye tė krahinave tė veēanta kėtu u vunė bujarė bullgarė, tė cilėt shpeshherė sollėn me vete njerėzit e tyre, pėrfshirė edhe klerikė bullgarė, qė ndihmuan pėr depėrtimin e njė kulture sllavo-bizantine nė kėto treva. Nė gjysmėn e dytė tė shek. IX nė zonėn e Ohrit, Korēės, Devollit, Beratit zhvilloi aktivitetin e tij misionar Klementi i Ohrit, dishepull i Cirilit e Metodit, i cili punoi pėr vite me radhė pėr hapjen e shkollave e tė kishave sllave. Nga kjo kohė trevat midis rrjedhės sė Devollit e tė Vjosės u pėrfshinė nė ndikimin kishtar e kulturor tė Ohrit, tė cilin bullgarėt e kthyen nė qendėr tė Patriarkatit tė pavarur bullgar. Me pushtimin bullgar tė shek. IX-X lidhet edhe lulėzimi i disa qendrave tė rėndėsishme ushtarako-administrative e kishtare, siē ishin Devolli, Glavinica (Ballshi) etj. Nė bazilikėn madhėshtore tė Ballshit u gjet nė fillimet e shek. XX edhe njė mbishkrim i gdhendur, qė kujtonte kthimin e Boris-Mihalit dhe tė popullit bullgar nė fenė e krishterė mė 864.
Pas disa dekadash nėnshtrimi ndaj Perandorisė Bizantine, si rezultat i njė kryengritjeje antibizantine qė pati pėr epiqendėr Maqedoninė, nė fronin bullgar erdhi car Samueli (976-1014). Nėn sundimin e tij, qendra e shtetit bullgar u zhvendos nga lindja, Preslavi, nė Prespė e nė Ohėr. Nė kėtė kuadėr trevat shqiptare morėn njė rėndėsi tė dorės sė parė dhe u pėrfshinė pėr sė afėrmi nė konfliktin e gjatė midis Samuelit dhe Perandorisė Bizantine. Car Samueli bashkoi nėn sundimin e tij krejt Maqedoninė deri nė Selanik, trevėn e vjetėr bullgare midis Danubit dhe vargmaleve Ballkan, si dhe Thesalinė, Temat e Nikopojės e tė Durrėsit, si dhe Dioklenė e Rashėn nė Veri. Nėn sundimin e tij u rimėkėmb Patriarkati i pavarur bullgar, i cili vendosi pėrfundimisht selinė nė Ohėr, kryeqendra e Samuelit.
Dėshmitė historike tregojnė se car Samueli nuk synoi tė sjellė njė pėrmbysje nė strukturat administrativo-ushtarake tė trevave shqiptare tė pushtuara prej tij. Kėshtu, nė Diokle, ai la nė pushtet princin Gjon Vladimir, tė cilit pėr mė tepėr i ofroi dorėn e vajzės sė tij, Kozarės. Nė Durrės, pas vitit 997, Samueli nuk i preku privilegjet dhe pushtetin e parisė sė qytetit, qė pėrfaqėsohej nga familja e fuqishme e Krisilėve. Gjon Krisili, proteuon i qytetit, e kishte favorizuar kalimin e qytetit nė duart e Samuelit. Aleanca e carit bullgar me Krisilėt e parinė durrsake u vulos edhe me martesėn e tij me tė bijėn e Gjon Krisilit. Nė trevėn e Vlorės e tė Beratit, Samueli ia besoi komandėn pinjollit tė njė familjeje fisnike vendase, Elinagėr Frėngut. Po kėshtu veproi nė Devoll, Kolonjė, Vageneti e gjetkė. Shtrirja e pushtetit tė Samuelit nė kėto vende u lehtėsua edhe pėr faktin se ai zbatoi njė sistem tė ri detyrimesh ndaj fshatarėsisė, i cili mbėshtetej mbi kontributet nė natyrė e nė lehtėsira tė tjera.
Kundėrshtar i car Samuelit, qė nė fillim tė sundimit tė tij, ishte perandori i ri bizantin, Bazili II, i mbiquajtur "Bullgarovrasėsi", (976-1025). Pėrpjekja e parė serioze e tij pėr tė goditur perandorinė e Samuelit pėrfundoi me disfatė mė 986 nė afėrsi tė Sofjes (Serdika). Pas kėsaj, perandor Bazili II kėrkoi tė gjejė aleatė nė vetė trevat e pushtuara nga cari bullgar. Nė vitin 1001 shpėrtheu kundėrofensiva e madhe bizantine e Bazilit II.
Nė vitin 1004 Shkupi u kthye nė duart e bizantinėve e pas njė viti, si rezultat i njė marrėveshjeje tė fshehtė me proteuonin Gjon Krisili, edhe Durrėsi iu dorėzua perandorit Bazili II. Qeveritari i vėnė aty nga Samueli, Torona, dhėndėr i carit bullgar, u arratis nė oborrin bizantin. Me anė premtimesh e tė marrėveshjeve paraprake, Bazili II arriti tė bėjė pėr vete edhe qeveritarė e fisnikė tė tjerė lokalė nė Berat e nė Devoll. Pak nga pak rrethi u shtrėngua rrotull Ohrit, kryeqendrės sė Samuelit. Nė qershor 1014, Bazili II i shkaktoi njė disfatė tė rėndė ushtrisė bullgare nė ngushticat e malit Belashik, nė rrjedhėn e sipėrme tė Strumės. Rreth 15 000 luftėtarė tė Samuelit u zunė robė. Vetė Samueli i shpėtoi me vėshtirėsi kapjes dhe u strehua nė kėshtjellėn e Pėrlepit. Bazili II urdhėroi tė verbohen robėrit bullgarė dhe t'i dėrgoheshin carit tė tyre nė Pėrlep. Pamja makabėr e kėsaj ushtrie tė verbėr e tmerroi Samuelin qė vdiq nė vend (6 tetor 1014).
Vdekja e Samuelit shoqėroi edhe shpėrbėrjen e perandorisė ballkanike tė tij. Ivan Vladislavi (1015-1018) u pėrpoq tė vendoste pėrsėri hegjemoninė bullgare nė provincat perėndimore tė Dioklesė, Durrėsit e tė Nikopojės. Por, nė shkurt tė vitit 1018, gjatė njė sulmi mbi Durrės, cari i fundit i Perandorisė Bullgare mbeti i vrarė. Pas kėsaj, Bazili hyri triumfues nė Ohėr, ndėrkohė qė ushtria e tij i shuajti vatrat e fundit tė qėndresės bullgare nė lartėsitė e Tomorrit, nė Vlorė e nė Thesali.
Pavarėsisht nga egėrsia me tė cilėn Bazili II asgjėsoi Perandorinė Bullgare ndaj vendeve e popullsive, qė futi pėrsėri nėn sundimin bizantin, ai ndoqi njė politikė tė matur. Kėshtu, ai la kėtu nė fuqi edhe paskėtaj sistemin e detyrimeve nė natyrė, tė vendosur gjatė sundimit bullgar. Bujqit edhe paskėtaj i detyroheshin shtetit njė mod grurė, njė mod miell dhe njė shtambė verė. Patriarkati i Ohrit vėrtet u ul prej tij nė shkallėn e kryepeshkopatės, por edhe kėshtu Bazili II i njohu kėsaj njė sėrė privilegjesh qė kisha e Ohrit i kishte fituar nė kohėn e sundimit bullgar. Po kėshtu nuk u prek juridiksioni i kryepeshkopatės sė Ohrit, e cila me gjithė protestat e kryepeshkopatave fqinje, veēanėrisht asaj tė Durrėsit, vazhdoi tė ketė nė varėsi mjaft peshkopata qė s'kishin qenė sufragane tė sajat dhe qė ishin bėrė tė tilla nėn sundimin bullgar. Kėto tė fundit perandori Bazili II i pajisi me toka e bujq me anė diplomash tė veēanta. Me toka, privilegje, tituj dhe me ofiqe Bazili II pajisi edhe ata krerė shqiptarė, qė gjatė luftėrave me Samuelin kishin qėndruar nė krah tė tij. Njėrit prej tyre, patricit David Arianiti, qė llogaritej ndėr komandatėt mė tė shquar tė tij nė betejat me bullgarėt, perandori i besoi postin e rėndėsishėm e delikat tė strategut tė Temės sė porsakrijuar tė Shkupit. Kjo Temė sė bashku me Temėn tjetėr tė Paradunavit (Bullgari) kishin pėr detyrė tė kontrollonin territoret e mbretėrisė sė dikurshme bullgare dhe tė shtypnin qė nė embrion ēdo pėrpjekje tė re pėr shkėputje nga Bizanti.
Nė krye tė Temės sė Durrėsit, pikėmbėshtetja kryesore e bizantinėve nė bregdetin Adriatik, u vu njė dukė, njėlloj si nė Temėn e Selanikut, gjė qė nėnvizonte rėndėsinė e veēantė tė saj. Po kėshtu u veprua mė vonė edhe me Temėn e Shkupit.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė