Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-08-06, 01:31   #3
ebubekr_albani
Musliman
 
Anėtarėsuar: 26-12-04
Postime: 32
ebubekr_albani e ka pezulluar reputacionin
Gabim Letėr natėn e ekzekutimit

Eselamu Alejkum

Letėr natėn e ekzekutimit




Prindėr tė mi, kėtė letėr e shkruaj me dorėn time
Kurse litari dhe xhelati janė nė pritje
Ua dėrgoj nga qelia ime e mbyllur
E rrethuar me mure nga guri
Edhe kėtė natė do ta jetoj
E ndjej se errėsira e saj po mė qefinos
Edhe kjo natė do tė kaloj, nuk dyshoj
E pastaj kufomėn time do ta bartni
Nata rreth meje ėshtė e qetė
Kujtimet mė kalojnė nėpėr mend
Dhimbja ime mė mundon
Qetėsinė e kėrkoj nė leximin e ca ajeteve nga Kur'ani
Fėmijėrinė dhe rininė time e jetova me iman
e ėmbėlsinė imanit po e shijoj nė fund
Qetėsinė e prish tingėllima e zingjirėve
Kur tė burgosurit i lėvizin zingjirėt
Roja pas ēdo periudhe tė shkurtėr
mė vėzhgon me shikim tė shejtanit…
Nga vrima e derės shikon gjahun e tij
e pastaj kthehet nė dhomėn e tij!
Unė nuk mllefosem ndaj tij…
?'farė ka bėrė qė ta urrej?
Ka sjellje tė mirė, si ti, o babi im!
Nuk tregon armiqėsi ndaj meje
Por, nėse nuk mė vėzhgon njė ēast
Idhėtinė e privimit e shijon familja e tij
?shtė i pashėm, pėrveē sjelljes qė ka,
po tė ishte poet si unė, ndoshta do mė kujtonte nė vargje
Apo kur kthehet te fėmjėt e tij
i kujtohem e mė qanė pranė fėmijėve
Aty nė mur kam njė dritare, nė tė shoh jetėn
?shtė e mbyllur me grila tė hekurit
Sa shumė shikoja nga ajo dritare
Mendoja nė revolucionarėt, njė keqardhje mė zgjoi
E shoh heshtjen, sikur avull ma pėrshkruan
Atė qė vlon nė zemrat e njerėzve
Tė njėjtėn e ndjejnė tė gjithė ata njerėz
edhe nėse e fshehin, dhe vdekja ishte nė diturinė time
Nė mendjen time sillet…
?'farė tė mashtroi nė atė revolucion tė papjekur?
?farė do tė dėmtonte po tė heshtje?!
Mė vie keq, e unė ngutem keqardhjen ta fshehi…
Gjaku im do tė rrjedhė e do tė shuaj
Atė qė ėshtė ndezur nė veten time
Zemra ime, qė qarkullon gjakun
Nesėr do tė ndalet nga trokitjet e saj!
Padrejtėsia mbetet, do tė vazhdojė rrugėn
Vdekja dhe flijimi im nuk do tė thejnė prangat e saj
Karavani i padrejtėsisė do tė ecė
Delja qė po shkėputet nga tufa, nuk e dėmton!
Kėtė ma thotė vetja ime pėr njė ēast
Kur mėrzitet pėr trupin tim tė gjorė
Pastaj mė thotė:
Jeta ėshtė pėr njė qėllim mė tė lartė
Se t'i duartrokitėsh padrejtėsisė
Fryma yte e lirė edhe nėse ndalet, aroma e saj
do tė vazhdojė tė zhvilloj tė kuptuarit
Varrėt tua nėn kamxhikun e kriminelėve
Janė buzėqeshjet e agimit, frikėsohet krimi nga ato!
Loti i tė burgosurit atje nė zingjirė
Dhe gjaku i shehidit kėtu, do tė takohen!
Derisa kodrinat tė mbushen nga gjaku dhe loti
E mos tė mbetet nga rezistenca
Pėrveē vėrshimės sė gjakut dhe lotėve nė luginė,
Ka prej fortunave qė errėra e saj vie pas qetėsisė sė kodrinave
Edhe goditjet e zjarrit nė thellėsinė e tokės
Dėmtojnė kraterin e fortė tė vullkanit
Pas pikimit tė pikave, rrjedhė procka
E pas saj vie vėrshima qė vėrshon
Vėrshon, e ērrėnjos tagutėt
?shtė mė e fuqishme se padrejtėsia dhe sulltani
Nuk e di a do tė pėrmendet tregimi im
apo do ta mbulojė errėsira e harresės?
Jo, nuk e di, nė historinė tonė do tė trajtohem
si tradhėtar apo shkatėrrues i idhujve?
Ajo qė di unė, ėshtė se nuk mundem
tė gėlltis nėnēmimin nga gota e poshtėrsisė
Sikur nė rezistencėn time mos tė kėrkoja
pėrveē dritės pėr umetin tim, do tė mė mjaftonte!
Dėshiroja jetė tė ndershmme, pa pranga
pa terror, pa frikė dhe nėnēmim tė njeriut.
Nėse vdes, vdes duke bartur krenarinė time
gjaku i tė lirėve qarkullon nė trupin tim.
Prindėr tė mi, kur tė del mėngjesi
e Dielli tė shėndrit ēdo vend
E zogu tė pres nė degėt e trungut
njė ditė tė re, e tė kthjellėt me gjelbėrim
E tė dėgjoni zėrin e shpresės qė del
nga goja e shitėsit tė qumėshtit nė mėngjes
E tė trokas shitėsi derėn tonė, si ēdo ditė,
atėherė derėn e qelisė sime e trokasin dy xhandarė
E pas disa ēasteve do tė jem
i varrur nė litarin e lidhur pėr trau!
Le tė jetė ngushėllim pėr ty, o babi im!
Se litari nuk ėshtė prodhuar nė kėtė vend!
?shtė pėrgatitur nė njė vend tė civilizimit
Nga atje ku pėrhapet shkėndija e shkencės
Kėshtu sė paku pretendojnė! E pastaj ėshtė sjellur
nė vendim tim tė plagosur, nga ndihmėsit e tyre!
Unė nuk dua qė ti tė jetosh i pashpresė
Nė dhimbje, brenga dhe kujtime
Sepse djali yt i prangosur tėrhiqet
i lidhur drejt vdekjes, i pafajshėm
Kujtoi tregimet e fėmijėrisė sime
Kur mė mėsoje tė dua vendlindjen time…
Kur tė dėgjosh zėrin e nėnės sime si qanė
Nė errėsirėn e natės, e qanė rininė time
Dhe mbulon brengat nė thellėsinė e saj
dhe dhimbjet nga fqinjėt tanė
Kėrko nga ajo qė tė mė falė
sepse nuk kėrkoj nga ajo, vetėm tė mė falė!
Ende e dėgjoj zėrin e fjalėve tė saj
qė mi thoshte me mėshirė dhe mallėngjim
Biri im, unė jam e sėmurė
nuk mund t'u pėrballoj brengave!
Ma gėzo zemrėn time, mos refuzo,
martohu, dhe merr njė vajzė tė ndershme!
Kjo ishte aspirata e saj qė kishte
sa shpresė tė mirė qė shpresonte!
Tani nuk e di si do ta kalojnė netėt
pas vdekjes sime, me ēfarė mallėngjimesh?!
Kėtė ta shkruaj ty, o babi im!
Tani kjo ishte ajo qė sillej nė mendjen time…
Por, kur do tė pėrhapet drita
e tė shkatėrrohet ligji i hajdutėve!
Do tė mė kujtoj e do tė vlerėsoj aspiratėn time,
nė vendim tim, ai qė ishte mik i dėshirės sime!
Atje nėn hijen e drejtėsisė takohemi,
ku gjykimi dhe peshorja janė tė shenjta

Autor: Hisham Rifai
Pėrktheu dhe shqipėroi: Ebu Fudajli

Marr nga: www.Nenhijeneshpates.net
__________________
[b][color=red]Feja e vetme e peranuar tek Allahu ėshtė islami[/color][/b]
ebubekr_albani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė