Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-06, 12:32   #12
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Amerika e gatshme tė bisedojė me Iranin pėr Irakun

Ambasadori Khalilzad ėshtė autorizuar pėr bisedime me iranianėtShtetet e Bashkuara thonė se kanė autorizuar ambasadorin amerikan nė Bagdad pėr tė zhvilluar bisedime me zyrtarė iranianė pėr situatėn nė Irak.
Kjo i hap rrugė takimit tė parė tė drejtpėrdrejtė nė publik mes dy vendeve qė prej Revolucionit Islamik tė vitit 1979.
Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Scott McLellan tha se ambasadori Zalmay Khalilzad, ishte autorizuar tė merrte pjesė nė negociata me njė mandat shumė tė kufizuar.
Ai tha se bisedimet nuk do tė kishin lidhje me ēėshtjet bėrthamore apo mosmarrėveshjet e tjera.
Mė parė, zyrtari mė i lartė iranian pėr ēėshtjet e sigurisė, Ali Larixhani, tha se Teherani i kishte hedhur poshtė kėrkesat e mėparshme tė Shteteve tė Bashkuara pėr bisedime pėr Irakun.
Ai tha se tani Irani kishte vendosur tė merrte pjesė nė bisedime pas kėrkesės sė udhėheqėsit shiit, Abdel Aziz Hakim.
Shtetet e Bashkuara e kanė akuzuar vazhdimisht Teheranin se po mbėshtet militantėt nė Irak.
Doktor Larixhani nuk dha hollėsi se kur do tė zhvilloheshin bisedimet dhe nė ē'nivel do tė pėrfaqėsoheshin palėt.
Nė tė kaluarėn ka pasur negociata prapa skene mes amerikanėve dhe iranianėve pėr Afganistanin.
Nėse kėto bisedime tė dretpėrdrejta nė publik zhvillohen, ato do tė jenė tė parat qė prej negociatave pėr zgjidhjen e krizės sė pengjeve pas Revolucionit Islamik nė Iran.
Njė kėshilltar i presidentit iranian tha se kjo shėnonte njė fitore tė madhe pėr Iranin dhe tregonte se superfuqitė nuk mund ta injoronin rėndėsinė qė Irani kishte nė rajon.
Ai tha se megjithėse asnjėri prej negociatorėve pėr ēėshtjet bėrthamore tė Iranit nuk do tė merrte pjesė nė dialogun pėr Irakun, ky ishte njė rast qė mund tė shfrytėzohej pėr tė zgjidhur probleme tė tjera.




VOA
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė