Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-04-06, 15:10   #15
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

E Diele, 09 Prill 2006
IRANI, MES PAQES DHE LUFTES

Koheve te fundit, sic be jne te ditur burimet diplomatike, marredheniet
ndermjet Iranit dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes jane duke hyre ne faze kritike te ashpersimit te tyre, si rrjedhim i mosmarreveshjes lidhur me pezullimin e zhvillimit te programit berthamor te Iranit. Ne kete kontekst, si SHBA-ja,
OKB-ja, ashtu edhe Agjencia Nderkombetare per Energji Atomike (IAEA) jane duke bere perpjekje maksimale, qe te arrijne ndonje marreveshje te
perbashket (te legalizuar dhe miratuar nga ana e KS te Kombeve te Bashkuara), ne menyre qe me rruge diplomatike paqesore, ta bindin Iranin te heqe dore nga zhvillimi i programit te tij berthamor.

Gjasat per t'u marre ndonje vendim a rezolute ne kuader te KS te Kombeve te Bashkuara kunder Iranit jane reale, sepse tanime kerkesa e IAEA se dhe e SHBA se ndodhen per debat ne tryezen e gjelber te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork. Mirepo, perkunder nje paralajmerimi te
ketille tejet serioz te ketyre aktoreve relevante te bashkesise nderkombetare, qarqet zyrtare politike dhe diplomatike te Iranit ende nuk jane te gatshme te tregojne fleksibilitet per permbushjen e kerkeses se SHBA-ve, te IAEA-se dhe te Kombeve te Bashkuara, qe te dakordohen lidhur me nderprerjen e zhvillimit te armes berthamore.

Nje mosmarre veshje e ke tille ndermjet Iranit dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka filluar te marre permasa shqetesuese nderkombetare. Kete konstatim brengoses e deshmoi edhe mbledhja sekrete e qeverise britanike, e mbajtur ne kuadrin e Ministrise se Mbrojtjes te henen me 3.04.2006. Sipas "Sunday Telegraph", referuar burimeve te analisteve politike , mbledhja urgjente e qeverise britanike do te kete pasur ne "rend dite" shqyrtimin e mundesive dhe te rrethanave te masave perkatese te mbrojtjes ne rast sulmi eventual kunder Iranit.

Sipas vleresimit unanim te eksperteve politike , ekzistojne gjasat reale per te ardhur ne shprehje ndonje sulm eventual kunder Iranit, (po qe se paraprakisht, do te deshtonin perpjekjet per arritjen e ndonje marreveshjeje diplomatike
ndermjet Iranit dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe KS te Kombeve te Bashkuara per parandalimin e zhvillimit te armes berthamore te Iranit) sepse pas tij qendrojne interesat e SHBA-se dhe te partnereve te saj nderkombetare , e cila per mbrojtjen e tyre (ne rast falimentimi te dialogut paqesor) do te jete e gatshme dhe e vendosur qe te perdore forcen per te parandaluar cdo
mundesi te zhvillimit te metejme te bombes berthamore te Iranit. Nje sulm i tille eventual i SHBA-se , do te mund te evitohej, vetem nese qeveria e Teheranit i ploteson kerkesat e Kombeve te Bashkuara per "ngrirjen" e programit te begatimit te uraniumit.

Ndryshe, do te vinte ne shprehje nderhyrja e forces ushtarake per asgjesimin e objektivave berthamore te Iranit, si pasoje e frikes reale se Irani me anen e armes se tij berthamore, do te mund ta sulmonte Izraelin ose forcat amerikane ne rajon, si dhe bazat ajrore amerikane ne Turqi.

Gjithashtu, edhe Kombet e Bashkuara kane vleresuar se vazhdimi i prodhimit te armes berthamore te Iranit, vetem se mund te shpie ne destabilizimin dhe ne perkeqesimin e metejme ne rajon, gje qe ne kete menyre , do te nxite edhe Egjiptin, Sirine dhe Arabine Saudite, te fillojne prodhimin e armes berthamore. Prandaj, nese Irani edhe me tej vazhdon te tregohet "i shurdher", duke refuzuar dhe injoruar kerkesat e OKB se , kjo do te mund te sjelle deri ne ashpersimin e metejme te krizes, e cila ne vend te paqes, do te shpie drejt shperthimit te konfliktit ushtarak midis Iranit dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Me gjithe paralajmerimin e mundshem te shperthimit te nje vatre te re krize ne Gjirin Persik, deri tani qarqet qeveritare zyrtare te Iranit mbrojne pikepamjet dhe qendrimet e tyre, te cilat, sic pohohet, jane ne fokus te mbrojtjes se interesave vitale te Iranit. Ne ke te kontekst, ia vlen te kuptohet edhe testimi i prodhimit te raketes "FAJR 3" (me 31 mars 2006) ne kuadrin e manovrave te Marines Ushtarake Detare Iraniane ne Gjirin Persik. Sic pohojne disa nga
eproret e ushtrise iraniane, kjo rakete eshte e ngjashme me avionet ushtarake amerikane te tipit "F 117" dhe "B 2". Konkretisht sic vuri ne dukje komandanti i " Gardes Revolucionare Iraniane", Hossein Salami, pe rrjetin televiziv iranian, raketa e theksuar me rreze veprimi 700 km eshte e tipit "te pakapashem" per radaret, keshtu qe ne te njejten kohe mund te godase disa objektive te shenjuara te luftanijeve dhe te nendeteseve te pales kundershtare.
Ne veshtrimin e diplomacise preventive ushtarake nacionale, prodhimi dhe testimi i raketes se tille iraniane, duhet te kuptohet si kunderpergjigje sulmeve eventuale kunder caqeve dhe lokacioneve berthamore te Iranit.

Gjithashtu, krahas eksperimentit praktik te raketes me te re "FAJR 3" nga ana ushtrise iraniane, faktoret relevante te bashkesise nderkombetare, duhet t'i shqyrtojne ne kohe dhe, ne menyre komplekese, kerkesat kunderpergjigje se te Iranit lidhur me pezullimin e programit berthmaor te tij. Lidhur me kete
ceshtje, ne prag te mbajtjes se sesionit te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara me 17 mars 2006, eshte deklaruar edhe ministri i Puneve te Jashtme te Iranit, Manouchehr Mottaki, duke pohuar se nuk do te kete bisedime per programin berthamor. Kete qendrim te Iranit zyrtar, ministri i Jashtem i Iranit e ka justifikuar kesisoj: "

Tanime , kemi thene se programi yne berthamor ka karakter paqesor. Keshtu qe , mbi te drejten e zhviullimit te ketij programi te iranianeve, nuk mund te debatohet, sepse kjo e drejte e Iranit eshte e sanksionuar ne Marreveshjen
per moszgjerimin e armes berthamore." Sipas pohimit te ministrit M. Mottaki, del se vendimi i Agjencise Nderkombetare per Energjine Atimike (IAEA) qe Irani te jete objekt debatimi ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, eshte "vendim politik". Ne kete fryme eshte shprehur edhe kryetari i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad (ne fjalimin e tij te mbajtur ne krahinen Lorestan te Iranit), duke e vene ne dije Perendimin se "ne se dikush deshiron t'ia cenoje te drejtat e Iranit lidhur me ceshtjen berthamore, se shpejti do te pendohet per nje akt te tille " (IRNA, 8.03.2006).

Nderkaq, SHBA ja dhe Kombet e Bashkuara decidivisht po kerkojne qe Irani t'i pezulloje te gjitha aktivitetet lidhur me pasurimin e uranit dhe, te zgjeroje bashkepunimin me Agjencine Nderkombetare per Energji Berthamore (IAEA).
Kete vendim Irani, nevojitet ta marre me seriozitetin me te madh, sepse sic pohojne burimet diplomatike amerikane (sipas referimit te gazetes presitigjioze " The Washington Post" te dates 3.4.2006), SHBA ja po insiston me kembe- -ngulje, qe KS i Kombeve te Bashkuara , te miratoje rezoluten perkatese ne afat 30 ditesh, ne menyre qe Irani ta braktise progamin e tij berthamor kontestues, si dhe te detyrohet te bashkepunoje me inspektoret perkates te Agjencise Nderkombetare per Energji Berthamore (IAEA).

Gjithashtu, burimet diplomatike nderkombetare bejne te ditur se propozimi amerikan i rezolutes se KS te Kombeve te Bashkuara ne afatin nje mujor, qe Irani te pezulloje veprimtarine berthamore dhe te bashkepunoje me
inspektoret e trupit te IAEA-se , nenkupton edhe perfshirjen e sanksioneve me te renda diplomatike (kufizimi i levizjes se politikaneve dhe te diplomateve iraniane ) dhe sanksionet ekonomike (embargoja e shitjes se naftes).

Nga prof. dr. Mehdi Hyseni
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė