Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-07-07, 20:24   #1
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Diaspora dhe dokumentacioni/ Qeveria premton

MPB do tė pėrshpejtojė nxjerrjen e dokumentacioneve pėr mėrgimtarėt kosovarė

Prishtinė, 20 qershor 2007 (Kosovapress) Koha 15:31

Ministria e Punėve tė Brendshme (MPB) nė bashkėpunim me Zyrėn Kryesore tė Regjistrimit Civil tė UNMIK-ut, me qėllim tė pėrshpejtimit tė procedurės sė prodhimit tė dokumenteve tė udhėtimit pėr qytetarėt kosovarė qė pėrkohėsisht jetojnė jashtė Kosovės, e ka nxjerrė programin pėr pėrshpejtimin e procedurės pėr lėshuarėn e dokumenteve tė udhėtimit pėr muajt qershor, korrik dhe gusht, pėr qytetarėt kosovarė qė jetojnė pėrkohėsisht jashtė Kosovės.


Nė kėtė program i nėnshkruar nga ministri i Punėve tė Brendshme, Blerim Kuēi theksohet:

Do tė organizojė punėn pėr pranimin e kėrkesave me prioritet pėr qytetarėt e Kosovės, tė cilėt pėrkohėsisht jetojnė jashtė Kosovės, si dhe do ta caktojė nga njė zyrtar (person kontaktues) nė secilėn qendėr komunale tė regjistrimit civil (QKRC), i cili do ta organizojė pranimin e kėrkesave dhe pėrshpejtimin e procedurave pėr lėshimin e dokumenteve tė udhėtimit.

Kėrkesat pėr dokumente tė udhėtimit, tė cilat do tė klasifikohen si raste me prioritet, QKRC-tė do tė futen nė zarf me ngjyrė tė veēantė (tė siguruara nga Departamenti pėr Regjistrim dhe Gjendje Civile - RGJC-ja), me shenjėn “Diaspora”, tė cilės do t’i bashkėngjitet lista me emrat e aplikantėve, numrin e dokumenteve tė udhėtimit dhe vizė tė vlefshme.

Koordinatori i QKRC-sė do t’i raportojė pėr ēdo javė grupit mbikėqyrės tė formuar nga ministria, lidhur me kėrkesat e paraqitura pėr procedurė tė pėrshpejtuar, nė formė tė shkruar dhe tė veēantė.

Nė raport do tė ceket numri rendor, numri i dokumenteve, emri dhe mbiemri i personit apo personave, numri personal, koha e aplikimit dhe koha e dėrgimit tė kėrkesės nė Departamentin pėr Prodhimin e Dokumenteve - MPB.

Nė kuadėr tė MPB-sė do tė emėrohet grupi mbikėqyrės, i cili do ta mbikėqyrė punėn e QKRC-sė pėr pranimin, pėrcjelljen e kėrkesave nė DPD dhe shpėrndarjen (dorėzimin) e dokumenteve tė udhėtimit, punėn e DPD-sė pėr prodhimin e dokumenteve tė udhėtimit, si dhe raportet qė do tė dėrgohen nga koordinatorėt e QKRC-ve dhe DPD-ja. Ky grup do tė pėrbėhet prej 2 zyrtarėve nga DRGJC-ja, 1 nga DPD-ja dhe 1 nga kabineti i ministrit.

Ministria e Punėve tė Brendshme, do t’i caktojė personat kontaktues me palė (aplikant).

Orari i punės me palė i zyrtarėve tė pėrcaktuar ėshtė ēdo ditė gjatė tėrė orarit tė punės, pėrveē festave. Nė raste tė veēanta, pėr arsye tė shtimit tė punėve, kėrkesave, tė qytetarėve do tė kufizohet koha e pushimeve dhe do tė zgjatet orari i punės sipas nevojės.
Pėr t’u trajtuar si rast me pėrparėsi pėr nxjerrjen e dokumenteve tė udhėtimit, qytetarėt kosovarė qė pėrkohėsisht jetojnė jashtė Kosovės, duhet t’i plotėsojnė kushtet pėr lėshimin e dokumentit tė udhėtimit dhe kėrkesės (aplikacionit), t’ia bashkangjesin njėrėn nga kėto dėshmi:

Tė aplikojė nė afat sa mė tė shkurtėr, pas kthimit nga shteti ku aplikanti jeton;
Kopjen e vizės nga pasaporta;
Kopjen e lejes sė qėndrimit, ose kopjen e lejes sė punės tė shtetit ku ai jeton.

Koordinatori i QKRC-sė, kėrkesėn (aplikacionin) e qytetarit e dėrgon nė DPD, mė sė largu ditėn e nesėrme tė punės, nė kohėn e arritjes sė transportit zyrtar.

Nga momenti i pranimit tė aplikacionit nga DPD, afatet pėr prodhimin e dokumenteve janė si nė vijim:

Pėr vazhdimin e dokumentit tė udhėtimit afati ėshtė deri 5 ditė pune, nga dita e pranimit tė kėrkesės nga QKRC-tė;

Pėr prodhimin e dokumentit tė ri tė udhėtimit ėshtė deri 7 ditė pune, nga dita e pranimit tė kėrkesės nga QKRC;

Pėr aplikantėt qė e kanė arritur moshėn madhore (16 vjet), afati pėr pajisje me dokument identifikimi (DI) dhe dokument udhėtimi (DU) ėshtė deri 10 ditė pune (5 pėr DI dhe 5 pėr DU);

DPD do t’i raportojė pėr ēdo javė grupit mbikėqyrės tė formuar nga ministria lidhur me kėrkesat e pranuara dhe rastet e kryera (prodhuara);

Nė raport do tė ceket numri rendor, emri dhe mbiemri i personit, numri personal, koha e aplikimit, koha e pranimit nė DPD, koha e prodhimit personalizimit dhe koha e dėrgimit - kthimit nė QKRC.

Nė rast tė refuzimit tė ndonjė kėrkese pėr cilėndo arsye, atėherė pėr kėtė zyrtari pėrgjegjės i DPD-sė duhet njoftuar zyrtarin pėrgjegjės tė QKRC (duhet tė ceken arsyet e refuzimit dhe masat qė do tė mund tė ndėrmerren), nė mėnyrė qė ai ta informojė qytetarin - aplikantin nė kohė me qėllim tė evitimit tė pengesave, njofton Zyra pėr marrėdhėnie me publikun e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme.


__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante