Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-02-10, 12:17   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim 10 shkencėtarėt mė tė famshėm tė kohės sonė...

Kanė zbuluar vrimat e zeza dhe dritat e mėdha, sekretet e botės sė kafshėve dhe misteret e yjeve, tė fshehtat e ADN-sė dhe dhjetėra mistere tė tjera qė na kanė ndryshuar jetėn. Ja cilėt janė dhjetė shkencėtarėt mė tė famshėm tė kohės sonė...

Zhak Kusto (1910-1997)

Kush ishte?

Oficer i marinės franceze, eksplorator, autor librash dhe mbi tė gjitha dokumentarėsh. Ka shėrbyer nė ushtrinė franceze si oficer, por pasioni i tij i madh ishin zhytjet nėnujore. Sė bashku me inxhinierin Emil Ganjan shpikėn njė cilindėr me ajėr tė kompresuar, qė pėrmes njė valvule u jepte mundėsi qėndrimi mė tė gjatė nėn ujė zhytėsve. Filmat e tij janė: "Bota e heshtur", "Njė botė pa diell". Librat: "Zbulimet e nėndetit", "Oqeani dhe oqeanografia" etj. Ka marrė shumė ēmime.

I famshėm pėr...

Sė bashku me Emil Ganjan, Kusto perfeksionoi mėnyrėn e eksplorimit tė hapėsirave nėnujore. Teknika e shpikur prej tij, ajo e akualungut, u dha mundėsi zhytėsve qė tė kalonin orė tė tėra nėn ujė. Me theksin e tij francez, nga varka e tij e famshme "Kalipso", drejtoi dokumentarėt e famshėm televizivė "Bota e nėnujshme e Zhak Kustosė", e cila u bė e famshme jo vetėm pėr krijesat e mrekullueshme tė nėnujit qė iu "servirėn" telespektatorėve, por edhe pėr mėnyrėn e mrekullueshme tė xhirimit dhe filmimeve, tė cilat ishin njė risi. Pėrmes kėtyre filmave, Kusto na prezantoi me njė botė qė pa tė do ta njihnin shumė pak.

Ka thėnė: "Qė nga lindja, njeriu mban mbi supe peshėn e gravitetit. Pėr tė qenė i lirė i duhet vetėm tė eksplorojė nėn sipėrfaqen e saj".

Riēard Feynman (1918-1988)

Kush ishte?

Fizikan amerikan dhe nobelist pėr zbulimin nė lėmin e teorisė sė elektrodinamikės sė kuanteve, si dhe pėr studimin nė lidhje me bashkėveprimin e dritės me atomet dhe elektronet e tyre. Ka lindur nė Nju-Jork dhe qė fėmijė ishte i mrekulluar nga matematika dhe elektronika dhe nga fqinjėt njihej si "djali qė i ndreqte aparatet e radiove vetėm pėrmes mendimit". Ka pasur njė karrierė tė jashtėzakonshme akademike dhe praktike.

I famshėm pėr...

Nuk ka qenė kurrė njė krijesė tė cilėn tė tjerėt mund ta konsiderojnė njė person tė zakonshėm. Pikėrisht kjo e bėri njė nga njerėzit mė tė famshėm tė shekullit, edhe pse pakkush e di. Ai ėshtė personi qė i dha njė shpjegim shpėrthimit tragjik tė anijes kozmike amerikane "Challenger" nė vitin 1986. Ndėrkohė qė komisioni i posaēėm hetimor e pėrjashtoi idenė e aksidentit pėr shkak tė tė ftohtit tė mėngjesit kur u bė lėshimi i anijes, Feyman vėrtetoi tė kundėrtėn, me njė gjest shumė tė thjeshtė. Futi nė njė gotė me akull njė copė gome dhe pjesėn pėrshkruese tė asaj qė ndodhi ua la nė dorė specialistėve.

Ka thėnė: "Jam aq i zgjuar qė ta kuptoj se jam thjesht njė budalla".

Dian Fesery (1932-1985)

Kush ishte?

Zoologe amerikane, fusha kėrkimore e sė cilės ishte pėrqendruar te gorillat e egra afrikane. Puna e saj bėri qė tė binin poshtėė shumė mite nė lidhje me egėrsinė e kėtyre gjitarėve. Zanafilla e pasionit tė saj ishin shkrimet e njė zoologu amerikan nė lidhje me majmunėt nė pėrgjithėsi. Vendi i saj i studimit nė Afrikė ėshtė kthyer nė njė qendėr tė madhe studimore. Ndėr tė tjera, ajo u bė edhe mbrojtėse e madhe dhe e patrembur e tė drejtave tė kafshėve nė pėrgjithėsi, pasi nisi njė numėr tė madh fushatash kundėr atyre qė vrasin kafshėt pėr qėllime pėrfitimi.

E famshme pėr...

Kaloi njė fėmijėri tė vėshtirė nė San Francisko, por kjo i shėrbeu pėr mė vonė, kur i duhej tė bėhej "avokatja" e ēėshtjes sė gorillave nė Afrikė. Falė luftės sė saj plot pasion, sot kemi mė shumė specie tė tilla nė kontinentin e zi. Dian ishte njėherazi edhe mbrojtėse e tė drejtave tė kafshėve dhe kjo ndoshta i shkaktoi edhe fundin e dhimbshėm tė njė vrasjeje, autorėt e sė cilės nuk u gjendėn kurrė.

Ka thėnė: "Ai qė vret sot njė kafshė, do tė vrasė nesėr njė njeri pėr tė njėjtėn arsye: pasurimin".

Stefan Xhei Gould (1941-2002)

Kush ishte?

Biolog amerikan, i dhėnė pas teorisė sė evolucionit tė Darvinit. Veē kėsaj, edhe paleontologjisė dhe autor i librave shumė tė suksesshėm shkencorė. Lindi nė Nju-Jork dhe u diplomua nė gjeologji. Gjithė karrierėn profesionale e kaloi nė Universitetin e Harvardit.

I famshėm pėr...

Ishte njė darvinist i pasionuar dhe nuk e kishte aspak problem qė t‘i ndante me tė tjerėt idetė e tij dhe njerėzit e dėgjonin, e madje librat e tij pėr njė kohė u bėnė ndėr mė tė shiturit nė botė, pasi, veē tė tjerash, stili ishte i mrekullueshėm. U mor gjatė jetės me shumė gjėra, por megjithatė do tė mbahet mend pėr pasionin e tij tė veēantė pėr teorinė darviniane tė evolucionit, e cila kundėrshton katėrcipėrisht atė tė kreacionizmit dhe idesė sė "planit inteligjent".

Ka thėnė: "Teoritė mė tė gabuara janė ato qė ne kujtojmė se janė mė tė saktat dhe pėr kėtė shkak ua heqim luksin e tė dyshuarit".

Xhejn Godall (1934-....)

Kush ėshtė?

Zoologe shumė e famshme britanike, e njohur pėr studimet e thelluara qė u ka bėrė shimpanzeve nė habitatin e tyre natyror. Kėto studime i ka pėrcjellė edhe pėrmes disa dokumentarėve tė shkėlqyer televizivė. Ka vėnė gjithmonė theksin edhe nė rėndėsinė e madhe qė ka natyra pėr njeriun. Ka udhėtuar qė e vogėl nė Afrikė dhe pasioni i saj ka qenė kryesisht jeta e majmunėve. Ajo u ka qėndruar aq shumė pranė atyre, sa arriti qė tė ndryshonte edhe pėrkufizimin qė i ishte bėrė njeriut nga shkencėtarėt.

E famshme pėr...

Ka ndryshuar kėndvėshtrimin tonė ndaj shimpanzeve dhe ...vetes sonė njėherazi. Vetėm disa dhjetėvjeēarė mė parė tė gjithė ishin dakord me thėnien se njeriu ėshtė thjesht njė kafshė qė di tė pėrdorė vegla pune. Ky pėrkufizim ndryshoi kur Xhejn pa shimpanzetė qė tė pėrdornin shkopin pėr tė nxjerrė termitet nga ēerdhet e tyre dhe mė pas i hanin. Pasi i bėri tė njohura gjetjet e saj, antropologu i famshėm, Luis Lekej, tha: "Tani na duhet ose tė heqim fjalėn ‘vegėl‘ nga pėrkufizimi, ose tė pranojmė qė shimpanzetė janė njerėz".

Ka thėnė: "Rreziku mė i madh i tė ardhmes sonė ėshtė apatia".


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante