Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-02-10, 12:18   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 10 shkencėtarėt mė tė famshėm tė kohės sonė...

Stefan Hauking (1942-...)

Kush ėshtė?


Konsiderohet si njė nga mendjet mė tė zgjuara tė kohės sonė. Britanik dhe i specializuar nė fushėn e fizikės teorike dhe matematikės. Thelbi i studimeve tė tij ka qenė natyrė e kohės dhe hapėsirės, pėrfshi tė gjitha parregullsitė e kėtyre dy dimensioneve, tė cilat deri nė momentin e zbulimeve tė tij konsideroheshin si tipare. Ajo ēka e bėn tė veēantė nga shkencėtarėt e tjerė tė kėtyre fushave ėshtė pėrpjekja pėr tė folur pėr kėto teori me njė gjuhė shumė tė thjeshtė, pėr ta bėrė edhe publikun e gjerė tė kuptojė thelbin e gjėrave tė vėshtira.

I famshėm pėr...

Ėshtė fizikani mė i famshėm e mė i njohur nė botė. Gjerėsisht ėshtė njohur pėr shkak tė botimit tė librit tė tij "Njė histori e shkurtėr e kohės", libėr qė i dha mundėsi njeriut tė thjeshtė tė pajisej me njohuri dhe tė fliste lirshėm nė lidhje me vrimat e zeza dhe gravitetin kuantik. Ai ėshtė thuajse i paralizuar dhe lėviz vetėm me ndihmėn e njė karrigeje me rrota, pėr shkak tė njė sėmundjeje tė rėndė dhe tė rrallė, por kjo gjendje veēse i shton kuriozitet e mister figurės sė tij, arritjeve tė jashtėzakonshme, tė cilat kanė synuar gjithmonė tė shpjegojnė teorinė e pafundėsisė sė universit.

Ka thėnė: "Zoti jo vetėm qė luan me zar, por ndonjėherė i hedh aty ku ata nuk duken".


Mari Leakey (1913-1996)

Kush ėshtė?

Paleoantropologjist e britanike, bija e njė piktori, lindi nė Angli, por qė herėt iu desh tė udhėtonte larg vendit. E zgjodhi profesionin e ardhshėm qė nė moshėn 11-vjeēare gjatė njė vizite nė muzeun e Cromagnon nė Francėn e jugut, vend ku janė ekspozuar disa nga fosilet mė tė hershme njerėzore. Ka marrė pjesė gjatė jetės nė shumė gėrmime arkeologjike, tė cilat kulmuan me zbulimin e famshėm tė gjurmėve njerėzore 3 milionėvjeēare nė Tanzani tė Afrikės. Ka shkruar shumė vepra shkencore, ndėr to edhe autobiografinė "E shkuara".

E famshme pėr...

Ka marrė pjesė nė gėrmime arkeologjike tė panumėrta, nė tė gjitha vendet e mundshme tė planetit dhe ishte epiqendra e njė familjeje arkeologėsh, megjithatė ėshtė bėrė e famshme pėr gjurmėt qė zbuloi nė vitin 1976 nė Tanzani tė Afrikės. Ato ishin mbi 3 milionė vjet tė vjetra. Kėto gjurmė janė ndėr provat mė tė rralla, tė cilat vėrtetojnė faktin qė njeriu edhe nė atė periudhė ka ecur me dy kėmbė dhe jo me katėr si kafshėt e tjera. Bėhet fjalė pėr dy lloje gjurmėsh: e para ėshtė mė e madhe, ndėrsa e dyta mė e vogėl. Ēfarė tė kenė qenė vallė? Njė mashkull me njė femėr? Nėna me fėmijėn? Kėtė pėrgjigje do tė mund ta japė vetėm koha.

Ka thėnė: "Dua tė gėrmoj e tė kėrkoj, sepse vetėm duke eksploruar tė shkuarėn do tė kuptoj mė mirė tė tashmen e atė qė do tė vijė. Askush mė mirė se njė arkeolog nuk e kupton kėtė thėnie".


Karl Sagan (1934-1996)

Kush ėshtė?


Astronom i famshėm amerikan qė tentoi t‘u japė shpjegimeve tė vėshtira shkencore njė thjeshtėsi dhe kuptueshmėri pėr publikun. Studimet e tij pėrfshinin fusha tė ndryshme si: astronomia, kozmologjia, filozofia e shkenca tė tjera, por ai u specializua veēanėrisht nė origjinėn e Tokės dhe mundėsinė e jetėve tė tjera nė univers.

I famshėm pėr...

Ka lindur nė Bruklin dhe njė sy gjithmonė e ka mbajtur lart nė qiell, aty ku misteri i yjeve i pėshpėriste ēdo natė. Karl Sagan arriti qė gjithė madhėshtinė e pafundėsinė e universit ta sjellė nė dhomėn tonė pėrmes serialit "Kozmosi" me 13 seri, qė ndikoi nė mėnyrė tė pashlyeshme dhe vendimtare nė formimin e njė brezi tė tėrė astronomėsh, qė ndėrsa e kishin vėshtrimin tek yjet ishin shkencėtarė tė vėrtetė me kėmbėt ngulur fort nė tokė. Sagan ėshtė edhe autori i rreth 20 librave, pėrfshi edhe romanin "Kontakti", prej tė cilit ėshtė realizuar nė vitin 1997 njė film shumė i suksesshėm. Ajo ēka mund tė jetė disi e panjohur pėr tė, ėshtė fakti se ai ka bėrė shumė zbulime nė lidhje me planetin Afėrdita. Para zbulimeve tė tij, tė gjithė mendonin se ai planet ishte njė parajsė e vėrtetė, por mė pas doli se ylli qė duket aq i shndritshėm nga Toka dhe qė pėr ne simbolizon dashurinė, s‘ėshtė gjė tjetėr veēse njė planet nė zheg e i zhytur nė nxehtėsi. Zbulimet e tij ishin edhe njė paralajmėrim pėr tė gjithė nė lidhje me pasojat qė mund tė ketė pėr Tokėn ngrohja globale, nė rast se nuk merren menjėherė tė gjitha masat pėr tė ndaluar emetimin e gazeve tė dėmshme nė atmosferė.

Ka thėnė: "Para se tė bėsh njė kek me mollė, fillimisht duhet tė krijosh universin".

Uatson dhe Crick

Kush janė?

Shkencėtarė britanikė, qė ia kushtuan gjithė veprimtarinė e tyre zbulimit tė kodit gjenetik. U vlerėsuan me ēmimin "Nobel" dhe konsiderohen si shkencėtarėt mė tė rėndėsishėm tė tė gjitha kohėrave.

Tė famshėm pėr...

Mė 28 shkurt tė vitit 1953, Uatson dhe Crick, sė bashku me skuadrėn e tyre tė punės, bėnė tė pamundurėn: arritėn qė tė pėrcaktonin strukturėn e ADN-sė. Vetėm pėrmes kėtij zbulimi tė pėrbėrėsve tė spirales sė famshme u bė i mundur zbėrthimi i mistereve njerėzore, pra i pėrbėrėsve tė ashtuquajtura blloqe qė formojnė qenien tonė. Zbulimi ishte kyēi i zbėrthimit tė kodeve tona tė brendshme tė ekzistencės. Ishte njė zbulim qė sot duket njė gjė e zakonshme, por qė pėr kohėn shkaktoi njė tėrmet tė vėrtetė jo vetėm nė shkencėn e gjenetikės, por nė tė gjitha shkencat e tjera. Dy shkencėtarėt morėn edhe "Nobelin" pėr zbulimin e tyre.

Kanė thėnė: "Zbuluam sekretin e jetės".

"Gjatė kėrkimit tonė kemi pasur shumė probleme, por kjo nuk na ka dekurajuar pėr ta ēuar gjithēka deri nė fund, edhe pėr arsyen sepse gjithmonė dilte dikush qė na inkurajonte dhe na bėnte tė vazhdonim".
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė