Tema: Muslimanja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-04-07, 22:12   #5
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vazhdimi i temes:
Shenja ndriēuese pėr gruan muslimane

Mirėpo Zejnebeja nuk ėshtė prej atyre grave qė meritojnė rrahje, pastaj thashė:

I kam parė disa burra si i rrahin gratė e tyre

Mu thaftė e djathta atė ditė kur ta rrahi Zejneben

A ta rrahi pa kurnjėfar gabimi

Nuk ėshtė drejtėsi prej meje tė rrahi atė qė s’ka gabuar

Zejnebeja ėshtė diell kurse gratė tjera janė yje

Kur tė del dielli nuk shihen yjet.

Mustafa Sadik Rafiu thotė:

Vetėm gruaja ėshtė atmosfera humane e shtėpisė sė burrit. Njė grua hynė nė shtėpinė e burrit dhe e bėnė kopsht tė shėndritshme, tė kėndshme dhe tė ēiltėr edhe pse ėshtė e thatė dhe nuk ka asgjė nė te. Edhe njė grua tjetėr, e cila hynė nė shtėpi dhe e bėnė sikur shkretėtirėn, me rėrėn, stuhitė dhe zhegun e sajė, edhe nė qoftėse kjo shtėpi ėshtė e pėrgaditur sikurse tė ishte xhennet. Kurse gruaja e tretė shtėpinė e bėnė sikurse varrin.

Nė njė vend tjetėr thotė:Gruaja e plotė dhe e dashur ėshtė ajo grua qė i jep burrit atė qė i mungon nga domethėnja e jetės, i lindė gėzime nga ndjenjat e saja ashtu sikurse qė i lindė gėzime dhe nga barku i sajė. Pra prania e sajė i bėnė dy punė tė mėdha: e shtonė jetėn nė trup dhe e plotėson mangėsinė nė domethėnje.

Disa kanė thėnė: gratė janė tre lloje; gruaja qė i ngjanė trandafilit me erė tė kėndshme nė njė oazė tė me gjelbėrim tė pasur, aq sa ma tepėr i afrohesh aq ma tepėr tė shtohet dashuria pėr afėrsi, e nėse largohesh prej sajė shpreson sa ma shpejtė t’i kthehesh. Kjo grua pėr ty ėshtė reahti, kopsht, trandafil yt nė ēdo kohė. Gruaja qė i ngjanė therrės ose shigetė, gjuha e saj ta shkynė veshin, nėse i afrohesh tė shtohet dashuria pėr tė ikur prej saj, e nėse largohesh prej saj hija e saj tė pėrcjellė kudo qė je dhe tė brengosė tėrė ditėn. Nėse vjen koha e kthimit nė kopsht nėse nuk tė gjuan me shigjetė atėherė tė kafshon me gjuhėn e saj, andaj sprehe gjuhėn dhe thikėn tėnde. Kurse gruaja e tretė shtėpinė e bėnė varr, pėr kėtė ose varrose ate nė kėtė varr ose tė varros ty. Mirėpo duhet thėnė: se sikur situatat e grave, mundet tė jenė edhe tė burrave.

Shejh Xhasim Muhelhel, nė librin e tij "El-Bejan fima jehtaxhu ilejhi ez-Zevxhan", ndėr tjerash thotė:

Njė zonjė duke e kėshilluar gratė ka thėnė: gruaja nuk mundet ta lidhė zemrėn e burrit me gruan pėrveē se duke ia bėrė tė tėrhjekshėm shtėpinė, e kėtė mundet ta arrijė duke mbledhur nė shtėpi gjera tė cilat e tėrhjekin burrin qė tė qėndron mė gjatė nė shtėpi, prej tyre janė edhe kėto mjete:

1- Tė kujdeset tė ketė pamje femnore dhe tė largohet nga pėrgjasimi me burrat, qė tė mbetet e cilėsuar me cilėsi dhe veēanti tė gruas dhe duhet ditur se burri dėshiron qė gruaja e tij tė jetė nė shtėpi sikur dielli nė qiell nuk mund tia ndalė shkėlqimin asnjė re , sidmos nės vjen nė shtėpi burri i mėrrolur pėr shkaqe qė skanė tė bėjnė me te. Duhet ti dinė rregullat e bisedės, tė heshtė kur duhet tė heshtė, mos tia ndėrpret bisedėn nėse ėshtė duke folur, mos ta ngritė zėrin kur ėshtė duke folur me te, e nė krejt kėtė vėrtetėsinė e ka udhėheqės, sepse vėrtetėsia e shpėton nga dyshimet ndaj sinqeritetit dhe dashurisė sė saj.

2- Nėse e sheh se ėshtė ma inteligjente dhe posedon ma tepėr dituri, le ta fshehė gjysmėn e diturisė dhe intelegjencės, duke ia kompenzuar me dukuri tė sinqeritetit, besnikėrisė dhe mvarshmėrisė ndaj tij, gjė me tė cilėn e fiton pėlqimin e tij, ndėrlidhjen me te dhe nderimin e sajė.

3- Gruaja duhet ditur se burri nuk toleron qė ajo tė sillet ndaj tij e ftohur dhe pa interesim dhe duhet larguar prej kėtij adeti dhe le ta kėnaq burrin me fjalė tė kėndshme, tė cilat i vijnė nė zemėr si melhem.

4- Gruaja duhet tė jetė organizatore dhe ekonomike. Nėse burri i jep ndonjė pasuri pėr ta harxhuar pėr ēeshtjet e shtėpisė, ajo qė e gėzon pa masė ėshtė kur ta sheh gruan se kujdeset se si e harxhon kėtė pasuri duke i plotėsuar tė gjitha nevojat e jetės dhe tė gjitha mjetet e komoditetit. Gjithashtu dėshiron tė sheh te ajo mendjeprehtėsi dhe njohuri me tė cilat e kupton pėrnjeherė qėllimin e bisedės sė tij.

Nėse gruaj i pason kėto porosi, atėherė burri kohėn e lirė do ta kalojė nė shtėpi me gruan e tij duke biseduar dhe duke e shoqėruar dhe largohet prej ēajtoreve e kafeneve, vende tė prishura dhe tė flliqura.

Kriteri i lumturisė bashkėshortore

Vija ndarėse mes jetės sė lumtur bashkėshortotre dhe jetės jo tė lumtur ėshtė qė gruaja tė jetė ndihmėse e burrit nė fatėkeqėsi ose ndihmėse e fatėkeqėsisė ndaj burrit.

Llojet e grave

Gratė janė tre lloje:

- E menēur dhe me prejardhje fisnike, kjo ėshtė gruaja mė fisnike.

- E mirė, e devotshme dhe e kėnaqur, kjo ėshtė gruaja mė e kėnaqur.

- Injorante dhe me moral tė keq, kjo ėshtė gruaja qė mė sė shumti tė lodhė.

Nė fund, motra ime e ndershme, tė thamė atė qė ia ka thėnė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Muadh ibn Xhebelit [radijall-llahu anhu]. Tregon Muadhi [radijall-llahu anhu] dhe thotė: Mė mori Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] njė ditė pėr dore dhe mė tha: "Muadh, vall-llahi tė dua". Ia ktheu Muadhi: sakrifikofsha babanė dhe nėnė time pėr ty, edhe unė, vall-llahi tė dua. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Tė porosis qė mos tė lėsh pa thėnė pas ēdo namazit: (All-llahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husne ibadetike), All-llahu im mė ndihmo tė Tė pėrmendi, tė Tė falėnderojė dhe mirė tė Tė adhurojė". </SPAN>

anonim,
11.12.2000



Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė