Tema: Muslimanja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-04-07, 22:54   #8
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim


Pozita e larte qe Islami i dha grave

Kohėt e fundit pozita e grave nė Islam ėshtė shndėrruar nė ēėshtje debati. Kanė dalė disa keqkuptime nga paragjykimet apo praktikat tradicionale tė cilat shikohen si 'Islame', por nuk janė tė tilla. Nė vijim do paraqesim disa konsiderata pėr gruan nė fenė Islame, prej nga do tė mund tė shohim qartė se Islami i jep gruas vlerė tė lartė nė shoqėri, i jep liri, komoditet dhe prehje.

Gratė nė Kur'an
Statusi i grave dhe marėdhėnia e tyre me burrat, bazuar ne urdhėrat e Zotit, na ėshtė paraqitur pėrmes Kur'anit dhe konsiston nė njė drejtėsi totale. Islami sugjeron barazinė e tė drejtave, pėrgjegjėsive dhe detyrave e tė dy gjinive. Feja Islame bazohet nė simpati, tolerance dhe respekt pėr njerun, dhe nuk i diskriminon gratė.
Shembujt e moralit tė mirė qė na janė komunikuar pėrmes Kur'anit janė universalisht nė pėrputhje me natyrėn tonė humane, si dhe janė tė vlefshme pėr tė gjithė etapat e historisė. Nė kėtė kategori bėjnė pjesė edhe respekti pėr gruan dhe tė drejtat e saj. Nė Kur'an, Allahu xh.sh. insiston se detyrat dhe pėrgjegjėsitė e grave janė tė njėjta me ato tė burrave. Pėr mė tepėr, gjatė kryerjes sė kėtyre detyrave dhe pėrgjegjėsive burrat dhe gratė duhet tė ndihmojnė dhe mbėshtesin njėri-tjetrin.
  • "Besimtarėt, burra dhe gra, janė mbrojtės pėr njėri-tjetrin; urdhėrojnė pėr tė mirė, dhe ndalojnė tė keqen; ata e falin namazin dhe japin zekatin, i binden Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij. Tė tillėt do t’i mėshirojė Allahu; me tė vėrtetė Allahu ėshtė i Fuqishėm, i Urtė. (Kur'an, Sure Teube, 9:71)
Allahu xh.sh. thekson se besimtarėt do tė shpėrblehen nė tė njėjtėn mėnyrė - bazuar nė punėt e tyre (pavarėsisht nga gjinia).
  • "Zoti i tyre iu pėrgjegj lutjes sė tyre (e tha): Unė nuk ia humb mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr…" (Kur’an, Sure Ali-Imran, 3:195),
  • “Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t’i japim atij jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do t’u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre.” (Kur’an, Sure Nahl, 16:97)
Nė njė tjetėr ajet burrat dhe gratė Muslimane merren nė konsideratė sė bashku, dhe theksohet se tė dy gjinitė kanė tė njėjtin status dhe pėrgjegjėsi para Zotit.
  • "Nuk ka dyshim se pėr Muslimanėt (burra) dhe Muslimanet (grate), besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit dhe tė sinqertat, durimtarėt dhe durimtaret, tė pėrvuajturit dhe tė pėrvuajturat, sadakdhėnėsit dhe sadakdhėnėset, agjėruesit dhe agjėrueset, ruajtėsit e nderit dhe ruajtėset e nderit, shumė pėrmendėsit e Allahut e shumė pėrmendėset e Allahut, (pėr ta) Allahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh." (Kur'an, Sure Ahzab, 33:35)
Nė Kur'an gjenden edhe shumė ajete tė tjera qė shprehin qartė se burrat dhe gratė janė ekzaktėsisht tė barabartė nė lidhje me detyrat dhe pėrgjegjėsitė e tyre, dhe nė kthim edhe shpėrblimet apo dėnimet e tyre. Ka disa dallime nė ēeshtje sociale qė shėrbejnė pėr mbrojtjen dhe prehjen e gruas. Urdhėrat e Kuranit marrin parasysh dallimet natyrale tė lindura mes dy gjinive qė rezultojnė nga krijimi i tyre, dhe nėn kėtė dritė Islami sugjeron njė sistem pėr tė mirėmbajtur drejtėsi tė barabartė pėr burrat dhe gratė.
Nė lidhje me martesėn, detyrat dhe pėrgjegjėsitė e ēiftit ndaj njėri-tjetrit kėrkojnė barazi. Zoti kėrkon qė tė dy bashkėshortėt tė jenė mbrojtės dhe mbikqyrės tė njėri-tjetrit. Kjo shprehet kėshtu nė Kur'an:
  • "Ato (gratė) janė prehje (mbulesė) pėr ju dhe ju jeni prehje (mbulesė) pėr ato..." (Kur'an, 2:187)
Shumė rregulla e urdhėresa gjenden nė Kur'an nė lidhje me mbrojtjen e tė drejtave tė gruas pėr martesė. Kėshtu martesa bazohet nė dėshirėn e lirė tė dy palėve; burri duhet tė ofrojė mbėshtetje ekonomike pėr gruan e tij (shiko Kur'an, 4:4); si dhe burri duhet tė kujdeset pėr ish-gruan e tij pas divorcit (shiko Kur'an, 65:6).

Emancipimi i gruas me ardhjen e Islamit

Islami solli vendosjen e drejtėsisė nė marėdhėniet burrė-grua dhe i dha fund praktikave tė dėmshme qė rridhnin nga zakonet dhe traditat e shoqėrive para-Islamike. Nė shoqėrinė Arabe para-Islamike, Arabėt paganė (tė pafe) e konsideronin gruan si njė qėnie inferiore dhe po tė kishe vajzė konsiderohej si turp. Baballarėt e vajzave preferonin mė mirė t'i varrosnin bijat e veta ashtu tė gjalla sesa tė lajmėronin pėr lindjen e tyre. Pėrmes Kur'anit Allahu e ndaloi kėtė traditė tė tmerrshme dhe paralajmėroi se nė Ditėn e Gjykimit kėta njerėz do tė japin llogari pėr veprimet e tyre.
Nė fakt, Islami solli me vete njė emancipim tė paparė pėr gruan e cila ishte aq shumė e persekutuar nė kohėrat pagane. Prof. Bernard Leėis, i njohur si ekspert perėndimor pėr historinė e Islamit, komenton pėr kėtė:
  • "Nė pėrgjithėsi, ardhja e Islamit solli njė pėrmirėsim tė jashtėzakonshėm pėr pozitėn e grave nė Arabinė e hershme duke i dhėnė atyre pasuri dhe tė drejta tė tjera, si dhe duke u dhėnė mbrojtje ndaj trajtimit tė keq qė i bėnin burrat apo pronarėt e tyre. Vrasja e foshnjeve femra, e sanksionuar ne Arabinė Pagane u bė e paligjshme me ardhjen e Islamit. Megjithate pozita e grave mbeti e varfėr, dhe u keqėsua kur mesazhi origjinal i Islamit humbi momentin dhe u modifikua nėn influencėn e sjelljeve dhe zakoneve qė ekzistonin para Islamit" (1995, fq. 210).
Njė tjetėr studiuese perėndimore pėr Islamin, Karen Armstrong, bėn kėtė koment:
  • "Duhet tė rikujtojmė sesi ka qenė jeta pėr gratė nė periudhėn para Islamit, kur vrasja e foshnjeve vajza ishte normė dhe kur gruaja nuk kishte asnjė tė drejtė fare. Gratė, ashtu si skllevėrit. trajtoheshin me inferioritet, e ato nuk kishin ekzistencė ligjore. Nė njė botė tė tillė primitive, ajo qė arriti tė bėjė Muhamedi pėr gratė ishte e jashtėzakonshme. Vetėm ideja e thjeshtė se gruaja mund tė bėhej dėshmimtare apo se ajo mund tė trashėgonte ēdo gjė ishte habitėse, magjepėse" (1992, 191)
Madje, gjatė shekujve pas profetit Muhamed, gratė nė shoqėritė Islame gėzonin njė pozitė shoqėrore shumė mė tė lartė se gratė nė vendet kristiane. Studiuesja Armstrong thekson se gjate Mesjetės:
  • "... Muslimanėt ishin tė tmerruar kur shikonin mėnyrėn e trajtimit tė grave nga tė krishterėt nė Perėndim nėpėr shtetet e Kryqėzatės (Krusada), dhe studiuesit kristianė akuzonin Islamin se i jepte shume fuqi grave dhe skllevėrve" (1992, 199).
Ana King, njė Muslimane e konvertuar nė Islam, shjegon emancipimin e grave me ardhjen e Islamit si vijon:
  • Sė pari, Islami i dha grave tė drejta nė njė kohė kur gratė nuk ishin asgjė tjetėr veē pronė e burrit. Islami i dha grave tė drejtė tė blejnė e tė shesin vetė, tė kenė bizneset e tyre dhe tė shprehin pikėpamjet e tyre politike. Po ashtu Islami e inkurajoi gruan tė studiojė dhe tė marrė dituri Islame, duke thyer kėshtu njė nga ndalesat qė kishin vėnė fetė e tjera tė cilat i ndalonin gratė tė merrnin dituri fetare apo as edhe t'i preknin tekstet fetare. Islami i dha fund praktikės kur gruaja martohej pa pėlqimin e saj. Ndaj, dikush duhet tė jetė tepėr kokėfortė tė refuzojė faktet dhe provat se Islami me tė vėrtetė ishte ēliruesi i parė i gruas.
Tendencat qė shihen pėrsėri sot pėr ta trajtuar gruan me inferioritet e cila nuk ka tė drejtė tė arsimohet dhe duhet tė veēohet totalisht nga shoqėria filluan tė ngrenė kokė mė vonė nė botėn Islame si rezultat i devijimeve nga rruga e drejtė Kur'anore.

Marre nga: www.burimi.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė