Tema: Muslimanja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-07, 12:20   #11
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Gruaja ne Islam: Te drejtat dhe pergjegjesit e saj

Ne kohet e sotme njerezit mendojne se grate u bene te lira vetem ne Perendim dhe se lirimi i grave si levizje shoqerore filloi ne shekullin e 20. Ne te vertete kjo levizje per lirimin e gruas nuk eshte filluar nga grate, por u shpall nga Zoti permes te Derguarit te Tij - Muhamedit as - qe ne shekullin e shtate.
Kur'ani dhe tradita e Profetit as (Hadithet dhe Suneti i tij) jane burime ne te cilat cdo grua muslimane gjen te drejtat dhe detyrat e saj.

I. Te Drejtat Njerezore


Katermbedhjete shekuj me pare Islami e beri gruan njelloj pergjegjese para Zotit ne madherimin dhe adhurimin per Te, duke mos vendosur asnje limit ne progresin e saj moral. Gjithashtu Islami vendosi barazine e gruas ne humanitetin e saj me burrat.
Ne Kur'an ne ajetin e pare te Sures En-Nisae (Kaptina e Grave), Allahu thote:
"O ju njerėz! Kinie frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumė e gra. Dhe kinie frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin (akraballėkun), se Allahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju." (Kur'an, 4:1)

Duke qene se burrat dhe grate u krijuan nga e njejta esence, ata jane te barabarte ne humanitetin e tyre (si njerez). Pra, gruaja nuk mund te jete e keqe 'nga natyra' sic e tregojne disa besime. Ne menyre te ngjashme asnje gjini nuk mund te jete superiore sepse do te ishte nje kontradikte me barazine mes tyre.

II. Te Drejtat Civile


Ne Islam gruaja gezon te drejten baze te zgjedhjes dhe shprehjes, qe bazohet ne njohjen e personaltetit te saj individual. Se pari, ajo eshte e lire te zgjedhe fene e saj. Ne Kur'an thuhet:
"Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota." (Kur'an, 2:256)


Grate inkurajohen ne Islam te kontribojne me opinionet dhe iderat e tyre. Ka shume te dhena nga tradita e Profetit as qe na tregojne per raste ne te cilat grate i kane drejtuar pyetje direkte Profetit dhe kane dhene opinionet e veta ne lidhje me fene, ekonomine dhe ceshtjet shoqerore.
Gruaja muslimane ka te drejte te vendose per bashkeshortin e saj. Po ashtu pas marteses ka te drejte te mbaje mbiemerin e saj. Deshmia e gruas eshte e vlefshme ne ceshtjet ligjore.

III. Te Drejtat Sociale


I Derguari i Allahut - Muhamedi as - ka thene: "Kerkimi i diturise eshte detyre per cdo Musliman (burre dhe grua)". Kjo perfshin dituri per Kur'anin dhe Hadithin si dhe dituri te tjera. Si burrat ashtu edhe grate kane kapacitet per te mesuar dhe kuptuar gjerat. Po ashtu meqenese grate e kane per detyre te perkrahin sjelljet e mira dhe te denojne ato te keqiat ne te gjithe fushat e jetes, gruaja Muslimane duhet te marre edukimin e pershtatshem per te kryer kete detyre ne perputhje me talentin dhe interesat e saj.

Mirembajtja e shtepise, mbeshtetja e burrit, si dhe rritja dhe mesimi i femijeve jane nder rolet me te rendesishme dhe me shperblim te madh tek Allahu xh.xh. Ne qofte se ajo ka mundesi mund te punoje jashte shtepise per te miren e komunitetit, persa kohe qe i realizon detyrat e saj ne familje.

Islami i njeh dhe kujdeset per dallimet natyrore mes burrit dhe gruas megjithe barazine e tyre. Disa lloj pune jane me te pershtatshme per burrat dhe te tjera pune jane me te pershtatshme per gruan. Kjo ne asnje menyre nuk e ben punen e njerit me te madhe apo me fitimprurese se te tjetrit. Allahu do te shperbleje te dy gjinite njelloj per vleren e puneve te tyre, edhe pse mund te mos jete i njejti aktivitet.

Persa i perket nenes, Profeti as. ka thene: "Xhenneti eshte nen kembet e nenes." Kjo nenkupton se suksesi i nje shoqerie mund te kerkohet tek nenat qe e rriten ate (shoqeri). Influenca e pare dhe me e madhe mbi nje person vjen nga ndjenja e sigurise, dashurise dhe mesimit qe merr nga nena. Prandaj nje grua qa ka femije duhet te jete e arsimuar dhe e ndergjegjshme per te qene nje prind i mire.
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė