Tema: Muslimanja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-07, 12:21   #12
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

vazhdon...


IV. Te Drejtat Politike


E drejta per te votuar i eshte dhene grave muslimane nga Zoti para 1400 vjetesh. Per cdo ceshtje publike, nje grua mund te ngreje mendimet/opinionet e saj, dhe te marre pjese ne politike. Ne nje rast ne Kur'an (60:12) Muhammedit as. i thuhet se kur grate besimtare te vijne tek ai dhe te japin betimin e tyre per Islamin, ai duhet ta pranoje ate. Kjo vendosi te drejten e grave per te zgjedhur udheheqesit e tyre dhe ta deklarojne kete ne publik. Dhe se fundi, Islami nuk e ndalon nje grua per te patur pozite te rendesishme ne qeverisje. Abdur-Rrahman Ibn Auf konsultoi shume gra para se te rekomandonte Osmanin (Ibn Afan) si Kalif.

V. Te Drejtat Ekonomike


Ne Kur'an thuhet: "Pasha Atė qė krijoi mashkullin e femrėn! Vėrtet, veprimi juaj ėshtė i lloj-llojtė." (92:3-4)
Ne keto ajete, Allahu deklaron se Ai krijoi burrin dhe gruan qe te jene te ndryshem, me role, funksione dhe aftesi te vecanta/unike. Ashtu si ne shoqeri ka nje ndarje te puneve edhe ne familje vlen e njejta gje. Cdo anetar ka detyra te ndryshme. Ne pergjithesi Islami i jep gruas rolin perkujdeses, dhe burrit rolin e kujdestarit/mbrojtesit. Prandaj, gruas i eshte dhene e drejta e mbeshtetjes financiare tek burri. Ne Kur'an thuhet:
"Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa tė tjerėt dhe ngase ata kanė shpenzuar nga pasuria e tyre." (4:34)
Pergjegjesia per kujdestari/mbrojtje dhe pergjegjesia financiare i eshte dhene burrit, cka kerkon qe burrat t'u sigurojne grave jo vetem mbeshtetje financiare por edhe mbrojtjen fizike, si dhe te sillen mire dhe me respekt ndaj tyre.

Gruaja muslimane ka te drejte te fitoje para, ka te drejte te kete pasuri/prona, te hyje ne kontrate ligjore dhe t'i menaxhoje gjithe pasurite e saj ashtu sic i pelqen asaj. Ajo mund te kete biznes te vetin, dhe askush nuk ka te drejte mbi te ardhurat e saj, perfshi ketu edhe burrin. Ne Kur'an thuhet:
"
Mos lakmoni nė atė, qė Allahu gradoi disa nga ju mbi disa tė tjerė. Burrave ju takon hise nga ajo qė fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo qė fituan ato. Allahut kėrkoni nga tė mirat e Tij. Allahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send." (4:32)

Nje grua mund te trashegoje edhe nga te afermit e saj. Ne Kur'an thuhe:
"Meshkujve ju takon pjesė nga pasuria qė e lėnė prindėrit e tė afėrmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesė nga ajo qė lėnė prindėrit e tė afėrmit, le tė jetė pak ose shumė ajo qė lėnė, ju takon pjesė e coaktuar (nga Zoti)." (4:7)

VI. Te Drejtat e Gruas


Ne Kur'an thuhet: "Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje te ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė." (30:21)
Prandaj martesa nuk eshte vetem nje nevoje fizike dhe emocionale, por ne te vertete nje shenje nga Zoti. Eshte nje maredhenie e te drejtave dhe detyrimeve te ndersjellta qe bazohet ne nje udhezim te shenjte. Zoti krijot burrat dhe grate qe te plotesojne njeri tjetrin, dhe ne Kur'an Allahu zbriti nje sistem ligjesh qe mbeshtesin bashkeveprimin harmonik mes dy gjinive.
"...
ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato..." (Kur'an, 2:187)

Per te ushqyer dashurine dhe sigurine qe vjen me martesen, grate muslimane kane nje sere te drejtash. E drejta e pare e gruas eshte ndaj Mehrit, dhurata nga burri e cila eshte pjese e kontrates se marteses dhe kerkohet qe martesa te ligjerohet.

E drejta e dyte e gruas eshte mirembajtja. Edhe ne qofte se ajo mund te kete pasurine e vet, burri i saj e ka per detyre te siguroje ate me ushqim, shtepi dhe veshmbathje. Por ai nuk detyrohet ta beje kete pertej mudesive te tij dhe gruaja e tij nuk ka te drejte te kerkoje gjera qe nuk jane te arsyeshme.
"
Ai qė ėshtė i pasur, le tė shpenzojė sipas mundėsisė sė vet, e ai qė ėshtė ngusht nga pasuria, le tė japė nga ajo qė i ka dhėnė Allahu, e Allahu nuk ngarkon askė, vetėm aq sa i ka dhėnė." (Kur'an, 65:7)

Allahu na tregon se burrat jane kujdestare/mbrojtes ndaj grave prandaj u eshte dhene udheheqja e families. Ai e ka per detyre te udhezoje familien e tij te jene te bindur ndaj Zotit.
Gruaja ka edhe te drejta te tjera pervec atyre materiale. Ajo ka te drejte qe te trajtohet mire nga burri i vet. Profeti as ka thene: "Besimtari me i persosur eshte ai qe ka sjelljet me te mira. Dhe me i miri nder jush eshte ai qe eshte me i mire me gruan e tij." Zoti krijoi palet dhe leshoi dashuri, meshire dhe qetesi mes tyre. Burrat dhe grate kane nevoje per njeri tjetrin, ndaj martesa ka qellim t'i plotesoje keto nevoja.

VII. Detyrat e Gruas


Me te drejtat vijne edhe detyrimet. Keshtu grate kane disa detyrime ndaj burrave te tyre.
"Prandaj, me atė qė Allahu i bėri tė ruajtura, gratė e mira janė respektuese, janė besnike ndaj tė fsheftės."(Kur'an, 4:34)

Gruaja duhet te ruaje sekretet e burrit te saj dhe te mbroje jeten private martesore. Ceshtje qe jane private ose gabimet e burrit qe mund ta ē'nderojne ate nuk duhet te ndahen me te tjeret, ashtu sikunder burri pritet te mbroje nderin e se shoqes.

Gruaja po ashtu duhet te kujdeset per mbrojtjen e pasurise se burrit te saj. Ajo duhet te ruaje shtepine dhe pasurine e tij, me sa mundet qe te mos vidhet apo demtohet. Ajo duhet te menaxhoje punet e shtepise me kujdes, si dhe ajo nuk duhet te lejoje ne shtepi asnje njeri te cilin burri i saj nuk e pelqen apo te beje shpenzime per te cilat burri i saj nuk i aprovon. Gruaja muslimane duhet te bashkepunoje dhe koordinoje punet me burrin e vet.

Perfundim
Ne Kur'an thuhet:
"Kur Allahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėr. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės." (33:36)

Gruas Muslimane iu dha nje rol si dhe detyra e te drejta 1400 vjet me pare, te cilat edhe sot shume gra ne bote nuk i gezojne. Keto dispozita jane vendosur nga Zoti dhe qellimi i tyre eshte te ruhet balanca e shoqerise.

Marre nga: www.burimi.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė