Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:22   #22
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Idhujtarėt e humbin toruan
Pasi dėshtuan pėr kthimin e myslimanėve nga Habesheja, idhujtarėt u zemėruan jashtė mase. Prandaj, ata i shtuan torturat ndaj atyre qė kishin mbetur nė Mekė. Ata tėrboheshin, kur shikonin se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdonte nė Thirrjen e tij. Kur shikuan se Ebu Talibi qėndronte pėrkrah tij, megjithė kėrcėnimet dhe paralajmėrimet e ashpra qė i kishin bėrė, u shushatėn dhe nuk dinin ē’tė bėnin. Ndoshta ata nuk i qėndruan dot tundimit tė egėrsisė sė vet. Ata iu kthyen shantazheve dhe torturave ndaj Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ndaj myslimanėve qė kishin mbetur me tė. Ndonjėherė u bėnin rrugė edhe tė diskutonin e tė polemizonin. Ndonjėherė do tė paraqisnin dhurata e do tė pėrpiqeshin tė mashtronin. Ndonjėherė mundoheshin tė bėnin zėnka dhe takime nė mes tė rrugės. Njė herė tjetėr u munduan ta vrisnin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), pėr ta asgjesuar thirrjen nė Islam dhe Zbulesėn qė i zbriste. Por tė gjitha kėto pėrpjekje nuk u bėnė asnjė dobi atyre dhe nuk i ēuan dot nė realizimin e qėllimit tė tyre. Pėrkundrazi, ato qenė faktor i humbjes dhe i dėshpėrimit tė idhujtarėve. Idhujtarėt e mundojnė dhe pėrpiqen ta vrasin Ishte e natyrshme qė idhujtarėt tė egėrsoheshin edhe mė shumė pas dėshtimit qė pėsuan. Nė tė vėrtetė, ata u kthyen te dhuna kundėr myslimanėve qė kishin mbetur nė Mekė. Ata i shtrinė duart edhe kundėr Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ta vrarė atė. Njėherė, Utejbe ibn Ebi Lehebi shkoi te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha se ai e mohonte “Atė, qė u afrua dhe u lėshua. E ishte afėr sa dy harqe (dy kutė) apo edhe mė afėr.”16 (53:8) Pastaj, Utejbeja iu vėrsul Profetit (paqja e 16) Utbeja e mohon Xhibrilin, i cili i afrohej Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i ēau kėmishėn dhe e pėshtyu nė fytyrė, vetėm se pėshyma iu kthye pėrsėri Utejbes. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri kėtė lutje: “O Allahu im! Dėrgoji atij njė qen nga qentė e tu!” Mė vonė, Utejbeja doli me njė vargan pėr tė shkuar nė Siri. Kur po pushonin nė rrugė, njė luan i vinte rrotull varganit. Utejbeja tha: “Pėr Zotin, ky do tė mė hajė mua, ashtu siē ėshtė lutur Muhamedi kundėr meje. Ai mė vrau, duke qenė ai nė Mekė e unė nė Sham.” Kur ranė nė gjumė, ata e vunė Utejben nė mes, mirėpo luani erdhi, e kapi pėr koke Utejben aty, midis deveve dhe njerėzve dhe e copėtoi. Ukbe ibn Ebi Muiti, shkeli me kėmbė qafėn e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur ai ishte nė sexhde e gati sa nuk ia nxori sytė. Nga mėnyra se si rrodhėn ngjarjet, kuptohet se idhujtarėt, pasi dėshtuan nė pėrpjekjet e tyre pėr ta ndaluar thirrjen nė Islam, filluan tė mendonin seriozisht pėr vrasjen e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), edhe sikur kjo tė shkaktonte gjakderdhje. Argument pėr kėtė ėshtė thėnia e Ebu Xhehlit ndėr kurejshė: “Muhamedi ėshtė i vendosur qė tė na i fyejė zotat tanė, fenė tonė, baballarėt tanė. Ai e poshtėron parinė tonė dhe shan zotat tanė. Unė i kam dhėnė besėn Allahut qė do t’i rri pranė me njė gur tė rėndė, qė mezi e mbaj dhe kur ai tė bjerė nė sexhde nė namazin e tij, do t’ia shtyp kokėn me tė. Mė pas dorėzomėni ose mbromėni. E pasi ta vras atė, le tė bėjė fisi i Abdu Menafit ē’tė dojė kundėr nesh.” Kurejshėt i thanė Ebu Xhehlit: “Pėr Zotin, ne nuk do tė dorėzojmė ty kurrė tek ata. Prandaj, ti vazhdo me atė qė do.” Tė nesėrmen nė mėngjes Ebu Xhehli mori njė gur tė rėndė nė dorė. Pas pak erdhi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe filloi tė falte namazin. Kurejshėt po prisnin nėpėr vendtubimet e tyre se ēfarė do tė bėnte Ebu Xhehli. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri sexhde, Ebu Xhehli u ēua dhe iu afrua qė ta vriste, por menjėherė u kthye mbrapsht i mposhtur, i zverdhur, i frikėsuar; dora i kishte ngrirė mbi gur dhe guri i ra nga dora. Kurejshėt i thanė: “C’ndodhi me ty o Ebu Hakim?” Ai tha: “Unė u ēova qė tė bėja atė, qė ju thashė ju mbrėmė, por m’u paraqit njė mėz deveje pėrpara. Nuk kisha parė kurrė ndonjėherė mėz tė atillė tė tmerrshėm. Ai u lėshua drejt meje pėr tė mė ngrėnė.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Ai ka qenė engjėlli Xhibril e sikur Ebu Xhehli tė afrohej edhe pak tek unė, do ta bėnte copė-copė.” Mė pas ndodhi njė ngjarje tjetėr, edhe mė e rėndė se e para. Njė ditė kurejshėt u mblodhėn nė vendin e quajtur “Hatim” dhe i folėn njėri-tjetrit pėr tė Dėrguarin e Allahut. Ndėrkohė erdhi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe filloi tė bėnte tauaf17. Kur kaloi pranė tyre, e pėrqeshėn. Nė fytyrėn e tij u duk njėfarė zymtie. Kaloi andej pėr tė dytėn herė, por ata e pėrqeshėn pėrsėri. Nė fytyrėn e tij u vu re pėrsėri njėfarė zymtie. Kaloi para tyre pėr tė tretėn herė dhe ata e pėrqeshėn po ashtu. Atėherė, ai qėndroi dhe u tha: “A dėgjoni o Kurejshė? Pėr Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, nėse do tė vazhdoni me armiqėsinė tuaj, do tė shkatėrroheni.” Njerėzit e dėgjuan fjalėn e tij, si t’u kishte qėndruar njė zog nė kokė. Ata u frikėsuan dhe menjėherė filluan tė thonin fjalėt mė tė mira, qė mundnin. Ditėn e nesėrme Kurejshėt u mblodhėn pėrsėri dhe pėrsėri po flisnin pėr tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė atė kohė erdhi aty i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata iu vėrsulėn si njė trup i vetėm, e kapėn pėr pelerine dhe i thanė: “Ti je ai qė na ndalon ne tė adhurojmė ata, qė kanė adhuruar baballarėt tanė?” “Po,- tha ai, unė jam ai.” Atėherė ata iu hodhėn pėrsipėr. Njėri e shtynte, tjetri e godiste. Ukbe ibn Ebi Muiti ia lidhi rroben e vet nė fyt dhe e shtrėngoi aq fort, sa desh ia mori frymėn. Nė atė ēast dikush shkoi tek Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) duke bėrtitur: “Eja shpėto shokun tėnd!” Ebu Bekri erdhi menjėherė, e kapi Ukben pėr supesh dhe e largoi nga Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Mė pas Ebu Bekri filloi tė godiste njėrin, tė shtynte tjetrin e t’u thoshte: “Mjerė ju! A po vrisni njė njeri qė thotė: Zoti im ėshtė Allahu?” Atėherė, Kurejshėt u larguan nga i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe iu kthyen Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!); e rrahėn pėr vdekje, saqė nuk i dallohej mė fytyra. Pastaj e morėn disa nga fisi i Beni Tejimit dhe e futėn nė shtėpinė e tij. Pėr ta, vdekja e Ebu Bekrit ishte e sigurt tashmė. Por nė mbrėmje ai foli. Pyeti pėr tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj i dhanė bukė e ujė, por ai nuk pranoi tė hante a tė pinte, derisa tė shikonte tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur ra nata dhe njerėzit u futėn nėpėr shtėpi, e dėrguan Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) nė shtėpinė e Erkamit. E vetėm kur e gjeti tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mirė, hėngri dhe piu. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) doli pėr tė emigruar pėr nė Habeshe, sepse torturat ndaj tij u shtuan dhe jeta nė Mekė ishte bėrė e pamundur pėr tė. Kur arriti nė vendin e quajtur “Birkul Gamad”, takoi Malik ibn Daginen, kryetarin e fisit Karat dhe Ehabish18. Kryetari e pyeti pėr punėn e tij dhe Ebu Bekri i tregoi. Kryetari i tha: “Njė burrė si ti, o Ebu Bekr nuk ikėn nga vendi i vet. Ti i jep atij qė nuk ka, shikon farefisin, je mikpritės, ndihmon tė dobėtin dhe i jep tė drejtėn atij qė i takon. Unė do tė jem mbrojtėsi yt, prandaj kthehu dhe adhuroje Zotin tėnd nė vendin tėnd.” Pastaj, u kthyen tė dy dhe erdhėn nė Mekė. Ibn Dagine e shpalli ndėr kurejshėt se Ebu Bekrin e kishte nėn mbrojtjen e tij. Ata nuk ia kthyen fjalėn, por thanė: “Urdhėroje Ebu Bekrin qė ta adhurojė Zotin e tij nė shtėpiė e tij dhe tė mos dalė hapur. Ne kemi frikė se mos i kandis gratė tona, djemtė tanė dhe njerėzit tanė tė dobėt.” Kėshtu, Ebu Bekri qėndroi njė kohė tė caktuar duke adhuruar Allahun nė shtėpi. Pastaj, ndėrtoi njė xhami nė oborrin e shtėpisė sė vet dhe e falte namazin hapur dhe e kėndonte Kuranin me zė. Ibn Dagine i rikujtoi se ishte nėn mbrojtjen e tij, por Ebu Bekri ia ktheu: “Unė jam i kėnaqur, qė tė jem nėn mbrojtjen e Allahut.” Kur kėndonte Kuran, Ebu Bekri nuk e pėrmbante veten dhe shpeshherė qante shumė. Kur e shikonin gratė e idhujtarėve dhe djemtė e tyre ashtu, ēuditeshin prej tij. Prandaj, idhujtarėt e mundonin Ebu Bekrin. Nė atė gjendje shumė tė vėshtirė qė po kalonin i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt, ndodhi qė dy prej trimave mė tė mėdhenj tė Kurejshėve pėrqafuan Islamin. Myslimanėt u qetėsuan ca nga kjo, sepse do tė ishin nėn hijen e fuqisė sė tyre. Ata ishin Hamza ibn Abdul Muttalibi, xhaxhai i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Omer ibn Hattabi. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė