Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:30   #28
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Nė Taif
Nė gjendjen e vėshtirė qė po kalonte, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vendosi tė shkonte nė Taif, me shpresė se atje do t’i pėrgjigjeshin Thirrjes sė tij, ose se do ta strehonin e do ta ndihmonin. Prandaj, u nis pėr atje mė kėmbė. Mori me vete edhe skllavin e vet, Zejd ibn Harithin. Gjatė rrugės, sa herė qė kalonte pranė ndonjė fisi, i ftonte njerėzit pėr nė Islam. Kėshtu veproi, derisa mbėrriti nė Taif. Atje qėndroi tek tre vėllezėr, qė ishin kryetarėt e fisit Thekif. I thirri ata pėr nė Islam dhe kėrkoi qė ta ndihmonin pėr shpalljen e Islamit. Mirėpo, ata nuk iu pėrgjigjėn thirrjes sė tij, pėrkundrazi iu kundėrvunė shumė keq kėrkesės sė tij. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i la ata dhe shkoi tek tė tjerėt. I thirri edhe ata tė pranonin Islamin e ta ndihmonin. Kėshtu, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkonte nga njėri kryetar fisi tek tjetri, duke u folur tė gjithė pjesėtarėve tė parive tė atyre fiseve. Ai vazhdoi t’i thėrriste pėr nė Islam 10 ditė, por asnjėri nuk iu pėrgjigj. Pėrkundrazi, i thanė: “Largohu nga vendi ynė!” Pastaj, atė e sulmuan tė rinjtė, mendjelehtėt e skllevėrit e tyre. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u pėrgatit pėr tė dalė qė andej. Kur po dilte ata qėndruan ndaj tij nė dy rreshta dhe e shanė, e fyen dhe e goditėn me gurė, derisa ia gjakosėn kėmbėt dhe iu mbushėn sandalet me gjak. Pranė tij ishte dhe Zejd ibn Harithi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), qė me trupin e vet e mbronte tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Por edhe ai u dėmtua nė kokė. Kėshtu vazhduan duke e sulmuar dhe duke e sharė tė Dėrguarin e Allahut, derisa arritėn te kopshti i Utbesė e Shejbesė, qė ishin djemtė e Rebias, rreth pesė kilometra larg Taifit dhe hyri aty. Ata qė e goditėn u kthyen e ikėn. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ul nė hijen e njė hardhie dhe u mbėshtet te njė mur. U prek shumė nė veten e tij nga ajo qė i bėnė. Nė atė kohė bėri lutjen e njohur: “O Allahu im! Tek Ti ankohem pėr pafuqishmėrinė time, pėr naivitetin tim dhe pamundėsinė pėr tė pėrballuar sulmet e pėrēmimet e njerėzve. O Mėshirues i mėshiruesve, Ti je Mbrojtėsi i tė dobtėve, Ti je Zoti im, nė dorė tė kujt po mė lė Ti mua? Mos mė lėr nė dorėn e tė huajve, tė cilėt mė pritėn armiqėsisht. Nėse Ti nuk je i zemėruar me mua, unė nuk shqetėsohem. Por, falja Jote ėshtė mė e mirė pėr mua. Mbėshtetem nė mbrojtjen e dritės sė fytyrės Sate, qė ka ndriēuar errėsirat dhe ka rregulluar punėt e kėsaj bote dhe tė Botės tjetėr, qė tė mos bjerė mbi mua zemėrimi Yt. Ti ke nė dorė gjithēka; mė bėj qė tė veproj ashtu siē kėnaqesh Ti, sepse nuk ka fuqi pa Ty!” Dy djemve tė Rebias, iu dhimbs Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur e panė nė atė gjendje. I dėrguan skllavin e tyre tė krishterė, Adasin, me njė bistak rrush. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) zgjati dorėn pėr ta marrė bistakun e rrushit tha: “Bismil-lah (Me emrin e Allahut)” dhe e hėngri. Adasi i tha: “Kėtė fjalė nuk e thonė njerėzit e kėtij vendi.” “Prej cilit vend je ti dhe ēfarė feje ke?”,- e pyeti Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). “Jam i krishterė nga Nejneuiu.” “A je nga fshati i atij burrit tė mirė, Junus ibn Metaut?” “Ku e di ti se ēfarė ka qenė Junus ibn Metau?” “Ai ėshtė vėllai im. Ai ishte profet dhe unė jam profet.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėndoi historinė e Junusit nga Kurani dhe siē thuhet, Adasi u bė mysliman. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli nga kopshti dhe u nis pėr nė Mekė, i mėrzitur dhe i hidhėruar. Kur mbėrriti nė Karrnul Menazil, i bėri hije njė re. Nė re ishte meleku Xhebrail me melekun e maleve. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ngriti kokėn lart dhe Xhebraili i tha: “Allahu tė ka dėrguar ty melekun e maleve, qė ti ta urdhėrosh atė pėr ēfarė tė duash!” Meleku i maleve e pėrshėndeti Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me “Selam!”21 dhe i tha: “O Muhamed! Ja ku jam! Kėrko ē’tė duash! Nė qoftė se do ti, unė i bashkoj malet e Mekės (malin e Ebu Kubejsit dhe malin tjetėr, qė ėshtė pėrballė tij).” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Jo! Unė lutem qė Allahu tė nxjerrė nga pasardhėsit e atyre qė mė kundėrshtuan njerėz, qė do tė adhurojnė vetėm Allahun e nuk do t’i bėjnė Atij shok.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kuptoi, se do t’i vinte ndihma nga Allahu. Ai vazhdoi rrugėn pėr nė Mekė. Kur mbėrriti nė Nahle, qėndroi disa ditė. Gjatė kėsaj kohe Allahu i dėrgoi njė grup xhindesh.
vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė