Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-09, 20:19   #58
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

KUVENDI I GRECES (23 QERSHOR 1911)

Memorandumi i Greces
Mberritjen e komisionit te klerikeve ne Mal te Zi dhe perpjekjet e xhonturqve per t'u marre vesh me ta, kryengritesit e shfrytezuan per te dale para qeverise osmane dhe Fuqive te Medha serish me kerkesen e autonomise se Shqiperise. Me nismen e Komitetit te kryengritjes (te Podgorices), u mblodh ne pllajen e Greces, ne perendim te Selces, ne Malesine e Madhe Kuvendi i Pergjithshem i krereve shqiptare, i cili me 23 qershor miratoi dokumentin me te rendesishem te kryengritjes, te njohur me emrin "Memorandumi i Greces", i hartuar nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi. Kete dokument, i njohur si "Libri i Kuq" (per shkak te ngjyres se ballines se broshures ne te cilen u shtyp) ia paraqiti Kuvendit te krereve te kryengritjes Luigj Gurakuqi.
Me kete akt kryengritja e armatosur e shqiptareve te veriut kishte tani nje program kombetar ne te cilin aderuan tashme te gjithe shqiptaret.
Ne hyrje te memorandumit ("Librit te Kuq") flitet per ndihmen qe dhane shqiptaret per te sjelle xhonturqit ne fuqi. Disa privilegje qe u kishte njohur deri atehere sulltani autokrat krahinave malore, theksohet ne kete dokument, nuk i penguan shqiptaret te ngriheshin e te kerkonin kushtetuten per te gjithe popujt e shtypur. Por shpresat e tyre te regjimi kushtetues nuk u perligjen. Madje ishin xhonturqit ata qe me politiken e tyre i shtyne shqiptaret te rrembenin armet e te luftonin per te drejtat e tyre. Shqiptaret, aleate te xhonturqve, u bene me e para viktime e politikes se eger nacionaliste e xhonturqve. Mbi shqiptaret u turren taborret e Xhavit Pashes dhe te Shefqet Turgut pashes. Por edhe pasi shqiptaret i dhane armet, theksohej ne hyrjen e "Librit te Kuq", turqit e rinj nuk mendonin aspak t'i zbatonin reformat e premtuara.
Ne memorandum parashtroheshin keto kerkesa: t'u jepej garanci se nuk do te perseriteshin veprimet antikushtetuese nga qeveria qendrore dhe nga autoritetet lokale ne te gjithe Shqiperine dhe se do te respektoheshin fete e zakonet e vendit; te njihej kombi shqiptar me po ato te drejta qe kishin kombet e tjera te Perandorise Osmane; te kishte liri te plote per zgjedhjen e deputeteve shqiptare, numri i te cileve te ishte ne perpjesetim me popullsine; te kishte liri per perhapjen e gjuhes shqipe dhe te shkollave shqipe; te behej bashkimi i vilajeteve, ku jetojne shqiptaret, sipas decentralizimit administrativ, dhe te harmonizoheshin ligjet turke me te drejtat zakonore te vendit; nepunesit e larte te dinin gjuhen e zakonet e vendit; te gjithe nepunesit civile dhe financiare te ishin shqiptare, ndersa gjyqtaret, xhandaret e policet te ishin gjithashtu vendas; te caktohej nje guvernator i pergjithshem nga sulltani per nje periudhe te caktuar; te perdorej gjuha shqipe ne administrate, ne gjyqe e kuvende, perkrah turqishtes, qe mbetej gjuhe zyrtare e qeverise qendrore; sherbimi ushtarak i detyrueshem per te gjithe ne kohe paqeje te kryhej ne vend, ndersa per banoret e zonave kufitare te organizohej nje sherbim i vecante ushtarak, qe do te kryhej ne krahinat e tyre, per te ruajtur kufijte; te perdoreshin ne vend, per ndertime rrugesh, hekurudhash, shkollash e te tjera, te ardhurat fiskale me perjashtim te atyre te doganes, te postes, te telegrafes, te duhanit, te alkoolit dhe te pullave, te cilat ishin monopole te shtetit ose u ishin dhene te huajve sipas kapitulacioneve; t'u njihej fshatareve e drejta per prerjen e pyjeve sipas nje takse; keshillat e pergjithshme te kishin te drejte te jepnin vendime per buxhetin e vilajeteve dhe te kontrollonin shpenzimet; te jepeshin fonde te nevojshme per rregullimin e shtepive e te demeve te tjera te shkaktuara nga operacionet e ushtrive osmane dhe t'u ktheheshin shqiptareve armet qe u ishin marre.
Memorandumi i Greces parashtronte nje program te plote te autonomise se Shqiperise, ashtu sic ishte konceptuar ajo ne platformen e Levizjes Kombetare Shqiptare qysh nga koha e Lidhjes se Prizrenit. Ky memorandum kishte nje rendesi te vecante, sepse dilte nga gjiri i kryengritjes dhe ne formulimin tij moren pjese veprimtaret atdhetare te krahinave te ndryshme te vendit e te kolonive shqiptare te mergimit. Permbajtja kombetare e ketij memorandumi ishte nje argument i fuqishem per te kundershtuar trillimet e qeverise turke dhe te propagandes se shteteve fqinje qe mohonin karakterin e vertete kombetar te levizjes shqiptare dhe e paraqisnin kryengritjen e malesoreve si kryengritje fetare per ruajtjen e venomeve te vjetra lokale. Pranimi i kerkesave te Greces, sic pohonte Ismail Qemali, do te ishte nje fitore e nacionalizmit shqiptar. Keto kerkesa drejtoheshin njeherazi kunder politikes se qeverise malazeze, e cila orvatej me anen e agjenteve te saj t'i bindte malesoret te viheshin nen mbrojtjen e Malit te Zi.
Memorandumi ushtroi ndikim te fuqishem edhe ne pjeset e tjera te Shqiperise dhe nxiti perpjekjet qe u bene per kthimin e kryengritjes se Veriut ne nje kryengritje te pergjithshme.
"Libri i Kuq" iu dorezua nga perfaqesuesit e kryengritesve ambasadorit turk ne Mal te Zi, Sadredin Beut, qe e pranoi ate pa dhene ndonje pergjigje. Per te pasur garancine e Fuqive te Medha per plotesimin e kerkesave te tyre, nje delegacion i kryengritesve, i perbere nga Luigj Gurakuqi, Dede Gjo Luli, Sokol Baci etj., ua dorezoi Memorandumin e Greces perfaqesuesve te Fuqive te Medha ne Cetine.
Nderkaq Shefqet Turgut pasha shpalli nje proklamate te dyte, me te cilen shtyhej afati i dorezimit te kryengritesve edhe 15 dite te tjera, duke filluar nga 27 qershori. Malesoret lajmeroheshin gjithashtu se Porta kishte derguar nje vali dhe nje kajmekam, qe dinin gjuhen shqipe. Por me 9 korrik Stambolli u detyrua t'a shtynte per te treten here afatin e dorezimit te kryengritesve edhe per 20 dite te tjera.
Me gjithe kerkesat kembengulese te kryengritesve, qeveria osmane nuk kishte ndermend t'i jepte autonomine Shqiperise. Ajo e quante kete te papranueshme, si nje akt qe do te sillte me vete shkaterrimin e Perandorise Osmane.
Stambolli vijoi te perdorte kunder malesoreve 50 batalione te komanduara nga Shefqet Turgut pasha, me 70 000 ushtare e 60 gryka artilerie me qitje te shpejte. Per te perligjur luften e gjate me malesoret dhe kete perqendrim te forcave te shumta ne Shqiperi kunder nje grushti malesoresh, propaganda zyrtare turke shpalli se ne kryengritje ishin cuar 20 000 malesore. Ne te vertete, gjithe familjet e kryengritesve, qe ishin mbartur ne Mal te Zi per t'i shpetuar terrorit xhonturk, arrinin ne rreth 15 000 veta, ndersa ne radhet e luftetareve ishin vetem 4 000 kryengrites.
Megjithate, ne perpjekjet me kryengritesit, Shefqet Turgut pasha la qindra te vrare. Ai u detyrua te pranonte, se "... cdo dite jane bere perpjekje te ashpra e te vazhdueshme, kryengritesit i kane dale zot cdo shkembi, cdo shtepie dhe e kane lene vendin vetem duke dhene jeten". Perkrah burrave luftuan edhe grate malesore, nder te cilat u dalluan Tringe Smajlja e Nore Kolja. Ne lufte merrnin pjese gjithashtu te rinj 16 vjecare dhe pleq deri ne 70 vjec. Vete udheheqesi i kryengritesve Dede Gjo Luli ishte 71 vjec.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė