Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-03-08, 02:22   #1
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim Titulli: Gjurmė tė ujit nė Mars

Tė nderuar anėtarė,
Meq po diskutohet edhe pėr planetin plot mistere, Marsin, dėsha t'i njoftoj tė gjithė tė interesuarit, qė dėshirojnė tė dinė mė shumė rreth kėtij planeti, se nė web faqen time kam plasuar pėr shkarkim falas librin nė gjuhėn shqipe, Marsi - Planet i mistereve.
Libri mund tė shkarkohet tek sektori Literaturė, nė web faqen:
www.sa-kra.ch

Mė poshtė po postoj njė pjesė nga kapitulli i kėtij libri: Marsi dhe shqiptarėt.


MARSI DHE SHQIPTARĖT

Sipas shumė studiuesve eminentė tė huaj e shqiptarė, siē janė: Meyr, Ēabej etj, gjuha shqipe, mė shumė se ēdo gjuhė tjetėr ballkanike, ruan emėrtesat e lashta, tė huazuara nga latinishtja, pėr ditėt e javės e qė kryesisht lidhen me emra planetėsh qė janė emėrtuar sipas perėndive, siē janė: Marsi, Mėrkuri, Saturni, Dielli dhe Hėna. Gjatė hulumtimeve qė janė bėrė pėr emrat e ditėve tė javės nė gjuhėn shqipe, ėshtė ardhur deri te presupozimi se nė shqipen e lashtė java ka filluar me tė martėn (Ēabej), pra, Marsin – perėndinė e luftės, qė lė tė nėnkuptohet se Marsi mund tė ketė qenė edhe perėndi e shqiptarėve. Kjo ka shumė tė ngjarė tė jetė kėshtu, pasi qė edhe nė kalendarin e vjetėr romak viti fillonte me 1 mars.
Deri tek ky pėrfundim ėshtė arritur gjatė pėrpjekjeve pėr shpjegimin e ditėve tė javės: e enjte dhe e premte. Meqė ditėt e tjera kanė huazime tė lashta latine si: e diel – dies Solis „dita e Diellit“; e hėne - dies Lunaea „dita e Hėnės“; e martė – dies Martius; e mėrkurė – dies Mercuri; e shtunė - dies Saturni, ditėt e enjte dhe e premte, me sufiksin – te, dalin mė tė errėta pėr shpjegim.
Emrin e enjte, Mjeda e krahason me greqishten e vjetėr, ené – „e treta ditė, dita e pasnesėrme“ si njė numėror rreshtor. Kėtė version e pėlqen edhe Ēabej si mė tė arsyeshėm, mė tė afėrt dhe mė tė mbėshtetur nga tė gjitha krahasimet tjera, edhe pėr faktin se ditėt e javės edhe nė shumė gjuhė tjera indoevropiane shėnohen shpesh me numėrorė rreshtorė, si: s.kr. vtornik „e martė” (e dyta), ćetvrtak „ e enjte“ ( e katėrta), petak „e premte“ (e pesta); gr. e re: dheftera „e hėnė“ (e dyta), triti „e martė“ (e treta), detarti „e mėrkurė“ (e katėrta) etj. Kur tė krahasohen edhe emrat e muajve, gjithashtu me prejardhje latine, september „shtator“, octomber „tetor“, november „nėntor“, december „dhjetor“ qė janė emėrtuar sipas numėrorėve rreshtorė: i shtati, i teti, i nėnti, i dhjeti, si rrjedhojė e muajt tė parė tė vitit, qė nė periodėn romake fillonte me 1 mars, atėherė supozimi i mėsipėrm se java te shqiptarėt e lashtė do tė ketė filluar tė martėn, dhe se krye-Hyji shqiptar do tė ketė qenė Marsi, ėshtė i plotkuptimtė.
Emėrtimin Mars e hasim nė dy kuptime: te grekėt, qė e identifikuan me perėndinė e tyre tė luftės – Ares, dhe tek romakėt, tė cilėt nė fillim e njihnin si perėndi tė vegjetimit tė tokės e tė maleve,e mė vonė si perėndi lufte. Prandaj, edhe fillimi i vitit tek romakėt fillonte me muajin mars, me 1 mars, nė muajin e ekunikosit (barasnatės) tė pranverės, nė muajin e ringjalljes sė natyrės, qė marrė realisht, ėshtė shumė mė e natyrshme sesa fillimi i viti, sipas kalendarit tė krishterė, me 1 janar.
Ndėrsa emėrtimi i Marsit me emra zotėrash lufte, ka tė bėjė me ngjyrėn e kuqe qė posedon ky planet. Pėr njerėzit e lashtėsisė kjo dukje e kuqe e tij lidhej me forca tė panjohura qė zakonisht posedonin fuqi tė mėdha mbinatyrore. Pasi ngjyrė tė kuqe ka edhe zjarri dhe gjaku, ky planet merrej si simbol i luftėrave, shkatėrrimeve, djegieve etj. Dhe, po tė shfletohet kronologjia botėrore e krizave tė luftės, dallohet qartė se shumica e sulmeve ėshtė ndėrmarrė mu nė muajin mars! Po i pėrmendim vetėm dy rastet mė tė fundit: sulmi i pėrbashkėt i SHBA-sė dhe britanezėve ndaj Irakut qė filloi mė 20 mars tė vitit 2003, si dhe sulmi terrorist qė ndodhi me 11 Mars 2004 nė kryeqytetin e Spanjės, Madrid, ku vdiqėn qindra dhe u plagosėn mijėra vetė. Por, ne do ta pasqyrojmė kėtu vetėm njė historik tė shkurtėr tė historisė sonė qė ka lidhshmėri me fillimin e luftėrave dhe kryengritjeve tė armatosura nė muajin mars:


sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante