Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-01-08, 05:25   #2
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: zemra e heshtur

ZEMRA IME

Ditėt nuk rrjedhin si mendimet e natės,
Netėt nuk pasqyrojnė nė ėndrra mendimet e ditės,
Qielli nuk sjell ndjenjėn nė formė mendimesh nė shpirt,
Dita dhe nata, dritėn me errėsirėn shkėmbejnė,
Ėndėrrat dhe qielli dashurinė nė kufitė pa kufi pėrplasin,
Me ne dhe pa ne… nė pėrjetėsi.

Po zemra.
Zemra vallė cbėn?
Rrotullohen me tokėn tė dyja rreth vetes,
Rrotullohen me tokėn tė dyja rreth diellit,
Rrotullohen me tokėn dhe diellin tė tre nė qiell,
Rrotullohen sė bashku rreth teje.

Derisa njė ditė ndalon zemėr e lodhur,
Nė gjirin e tokės bashkėudhėtare e rrugės qiellore,
Krimbat e pėrtypin ngadalė.

Krimbat rrotullohen me tokėn rreth vetes,
rreth diellit,
rreth qiellit,
Me ne dhe pa ne… nė pėrjetėsi.

- Ti je zemra ime – mė the me gojė e lot nė sy,
- Tė kam ėndėrr, tokė, diell e qiell,
tė kam natė e ditė, tė kam errėsirė dhe dritė.-
tė thashė pa gojė e lotė nėn sy.

Zemra ime flet, nė pritje tė pėrtypjes krimbėrore,
Me mua dhe pa mua… nė pėrjetėsi.
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė