Magji e kesaj jete qe fshihesh ne hidhesine e te kundertave,
Na lodh, e lodh pafundesisht me mundim te te rrembejme,
Here, here te embel te shijojme dhe mendojme se te gjetem,
Sakaq vrer stomaku i shpirtit na nxjerr.
Te drobitur e te hutuar nga hidhesia e embel dhe embelsia e hidhur,
Nje emer per ty magji e paarritur kerkojme.
Liri dikur ta vume emrin,
Te shpifur,
Te paafte per te te pranuar magjishmerine,
E percjelle,
Hidhur,
Embel,
nga ty.
Kur vdekjen ndjejme ngadale rremujshem ne trup e shpirt,
Te lumtur se magjine e jetes e emertuam liri,
Thjesht kuptuam se magjine e humbem dikur,
Ne diten qe e zevendesuam paaftesisht me emrin liri.
Ne emer te vdekjes, lirine kuptojme,
Po aq sa ne emer te jetes ne piedestal e ngritem ne kurriz te magjise.
Liria tek e fundit qenka nje burg pa mure dhe hekura,
E jeta qe humbi ishte magji.
Magji qe na trembi me hidhesine,
na trembi me embelsine,
Na trembi me betejat e hidhesise me hidhesine,
Embelsise me embelsine,
Hidhesise me embelsine,
Embelsise me hidhesine,
E si fole per te shpetuar krijuam lirine.
Kur humbet magjine,
Vdekja te shvlereson lirine,
Jeta lufton te kthehet tek magjia e humbur,
Vdekja te kujton se eshte me shume se vone.
Kur nuk arrite te jetosh magjine,
thjesht do lesh ne dore te vdekjes lirine.
postuar ne korrik 2007 ne forumin:
www.albforum.us(Ringjallja e vlerave te mohuara) autor: adrian dule