Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-04-08, 13:46   #7
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: [ Sami FRASHĖRI pėr qytetėt Shqiptare ]

Prizreni




Njė nga qytetet mė tė mėdha tė Shqipėrisė, qendėr e njė sanxhaku qė bėn pjesė nė vilajetin e Kosovės. Gjendet nė rrėzėn veriperėndimore tė malit Sharr dhe buzė njė lumi tė vogėl, tė quajtur Bistrica, 55 km veriperėndim tė Shkupit, qė ėshtė qendra e vilajetit, 140 km nė veriperėndim tė Manastirit dhe 125 km nė lindje tė Shkodrės. Ėshtė njė qytet i bukur me 38 000 frymė, me disa medrese, me Pazar tė madh, 24 xhami, njė shkollė plotore. Pėrmbi qytet gjendet njė kala e fortė, njė pallat i vjetėr pėr tė banuar nėpunėsit e qeverisė. Ka shumė ujė rrjedhėse, disa ura 1000 dyqane, shumė punishte pėr pėrpunimin e armėve,gėrshėrėve, thikave dhe veglave tė tjera prej ēeliku, si edhe punishte pėr pėrpunimin e argjendit. Ka, gjithashtu disa punishte lėkure dhe tregti tė madhe. Krejt popullsia ėshtė shqiptar dhe shumica mysliman, pjesa tjetėr janė ortodoks dhe katolikė. Ka edhe pak vlleh dhe sllavė.
Banorėt merren me tregti dhe zejtari, ata janė shumė tė paduruar dhe pashtruar. Para turqve, Prizreni ka qenė pushtuar nga serbėt, tė cilėt pėr disa kohė e kishin kryeqytet. U pushtua nga sulltan Mehmeti i II. Meqenėse ėshtė qendėr e pjesės lindore tė Greqisė, prej kohėsh disa herė ka qenė qendėr vilajeti dhe kohėt e fundit i ėshtė bashkuar vilajetit tė Kosovės
Sanxhaku i Prizrenit ėshtė njė nga gjashtė sanxhakėt qė formojnė vilajetin Kosovės dhe gjendet nė anėn perėndimore tė saj. Ky sanxhak mė parė pėrfshinte edhe Gjakovėn e Pejėn dhe shtrihej deri nė kufirin me Malin e Zi. Sot ėshtė njė sanxhak i vogėl, i pėrbėrė nga vetė Prizreni dhe nga kazatė e Lumės dhe Tetovės. Pėrfshin 400 fshatra dhe ka 260 000 frymė. Pėrveē pak tė krishterėve, qė jetojnė nė qytetin e Prizrenit, krejt popullsia e sanxhakut janė musliaman dhe shqiptarė. Banorėt e qytetit tė Prizrenit flasin shqip e turqisht. Sanxhaku gjendet nė dy anėt e malit tė Sharit. Toka e anės perėndimore, megjithėse punohet shumė, nuk ėshtė aq prodhuese, kurse ana lindore dhe nė veri tė Sharit ėshtė shumė pjellore. Prodhohen shumė drithėrat e ndryshme, rrushi dhe pemė tė tjera shumė tė mira. Sidomos janė tė dėgjuar mollėt, dardhat, kumbullat, pjeshkėt, et. Nė Stamboll shiten mollė tė quajtura me emrin "mollė shqiptare" qė sillen kėtu nga Prizreni dhe Tetova. Prodhohet edhe verė e mirė. Ka shumė pyje dhe kullota, prandaj popullsia rrit shumė dhen e dhi, si dhe bagėti tė tjera. Kėtu ka shumė drurė mani dhe prodhohen me shumicė fshikėza mėndafshi, nga tė cilat bėhet mėndafshi nė Prizren. Kazaja e Prizrenit pėrbėhet nga qyteti dhe 190 fshatrat, qė gjenden nė toka tė sheshta nė anėn veriperėndimore, duke pėrfshirė edhe krahinėn e Rahovecit. Toka ėshtė prodhuese dhe janė tė dėgjuara sidomos mollėt e saj.



burimi : www.mesazhi.com

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Preshevar : 07-04-08 nė 13:46
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė