Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-10-05, 14:54   #7
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

REVISTA USHTARAKE 2/2005

Gjuha shqipe dhe detyrimet tona
nė pėrdorimin e terminologjisė ushtarake
Prof. Dr. Hasan Ēipuri
Ajet Nuellar

Dashuria pėr gjuhėn amtare, pėr lulėzimin dhe zhvillimin e saj tė vijueshėm, ka qenė dhe mbetet njė karakteristikė e pėrhershme dalluese e popullit tonė dhe njė forcė e madhe frymėzuese nė jetėn e tij shoqėrore e kulturore, nė luftėn e tij pėr liri, pavarėsi e pėrparim. Breza tė tėrė lėvruesish e studiuesish tė gjuhės, arsimtarėsh e atdhetarėsh kanė punuar e janė pėrpjekur pareshtur pėr njė gjuhė letrare kombėtare, kanė pėrkrahur prirjet pėr standardizimin e gjuhės dhe kanė kundėrshtuar e kapėrxyer qėndrimet e ngushta e lokaliste nė politikėn gjuhėsore, gjė qė po rishfaqen edhe nė kėtė periudhė kalimtare. Dashuria pėr gjuhėn ndihmoi gjatė Rilindjes, krahas faktorėve tė tjerė historikė, pėr tė ngritur vetėdijen dhe krenarinė kombėtare tė popullit tonė. Pėrparim i gjuhės sė sotme letrare shqipe ėshtė kurorėzimi i njė procesi tė gjatė e tė ndėrlikuar tė kristalizimit tė strukturės sė saj nė tė gjitha hallkat, nė fonetikė, nė gramatikė, nė leksik dhe nė fjalėformim. Gjuha shqipe ka arritur sot nė atė fazė zhvillimi, qė lejon tė pohohet shkencėrsisht se populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė standarde, qė mbėshtetet gjerėsisht nė gjuhėn e folur tė popullit dhe pėrdoret si njė mjet zhvillimi e pėrparimi nė tė gjitha fushat e veprimtarisė shtetėrore e shoqėrore dhe pothuajse nga tė gjithė shqiptarėt brenda dhe jashtė kufijve shtetėrorė tė Republikės sė Shqipėrisė, qė flasin e shkruajnė shqip.
Pėr tė mbėshtetur kėtė ecuri tė zhvillimit objektiv tė gjuhės sonė standarde ne kemi sot edhe njė bazė tė shėndoshė e tė gjerė studimore shkencore e praktike. Ne kemi tashmė vepra tė rėndėsishme, si Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe dhe Fjalori i shqipes sė sotme (ribotim i vitit 2003), Fjalori sinonimik i gjuhės shqipe (2004), Fjalori pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe, Fjalori frazeologjik i gjuhės shqipe (nė pėrqasje me gjuhėt ballkanike), Rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe, Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe, Gjuha letrare shqipe pėr tė gjithė, revistat “Studime Filologjike” e “Gjuha Jonė” etj. E gjithė kjo letėrsi shkencore, tė gjithė institucionet tona kulturore, kėrkimore, shkencore e arsimore krijojnė mundėsi shumė tė mėdha pėr pėrosjen e mėtejshme tė njohurive tona gjuhėsore. Fjalori shpjegues i shqipes sė sotme, Fjalori sinonimik i shqipes, Fjalori drejtshkrimor i shqipes dhe Fjalori pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe janė pothuaj libra tryeze pėr ēdo shqiptar.
Me gjithė kėto arritje, sot tė gjithė jemi dėshmitarė se normat e gjuhės standarde shqipe po prishen nė mėnyrė flagrante, se fjalėt e huaja a barbarizmat po vėrshojnė nė gjuhėn tonė nė mėnyrė tė papėrmbajtur, sidomos nė terminologji, qė ėshtė pjesa mė e prekshme e leksikut. Problemi edhe pse nė dukje ėshtė thjesht gjuhėsor, ėshtė i lidhur drejtpėrdrejtė me situatėn e jashtėgjuhėsore tė shqipes. Prej rreth 15 vjetėsh shoqėria shqiptare po pėrjeton ndryshime tė mėdha, tė cilave u’a hapi rrugėn pėrmbysja e sistemit tė mėparshėm politik. Pasojė e kėtyre ndryshimeve ishte edhe lėvizja e lirė e njerėzve, qė i zgjeroi kontaktet e shqiptarėve, nė kėtė mjedis edhe tė ushtarakėve, me gjuhėt dhe kulturat e popujve tė tjerė. Natyrisht jo vetėm ndėr ne, por si kudo marrėdhėniet ndėrgjuhėsore dhe ndėrkulturalizmi po shfaqen me njė dinamizėm e vrull tė paparė. Ėshtė pėrparimi i jashtėzakonshėm teknologjik, sidomos ai i teknologjisė sė informacionit a mikroelektronikės (televizioni satelitor, telefonia celulare, intrneti, dixhitali etj), por edhe masivizimi i arsimit, shndėrrimi i anglishtes nė njė gjuhė ndėrkombėtare etj., ndėr faktorėt kryesore tė kėtyre ndryshimeve. Nė rrethana tė tilla ėshtė plotėsisht e kuptueshme situata e re nė gjuhėn shqipe, ku pėr nevoja nga mė tė ndryshmet dhe pėr mungesa tė theksuara tė njohjes sė saj nga bartėsit, po depėrtojnė me qindra fjalė prej gjuhėsh tė tjera e po shfaqen ēdo ditė, sidomos* nė shtyp nė televizion dhe nė veprimtaritė e organeve tė larta tė pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, pėrfshirė dhe Forcat e Armatosura.
Njė dukuri krejt e papėlqyeshme po vihet re nė dhjetėvjeēarin e fundit nė terminologjiinė ushtarake tė shqipes ku pėrdorimi i termave tė huaj vend e pa vend, me kuptim e pa kuptim (veēanėrisht i angliēizmave) vėrehet nė mėnyrė tė tepėruar, ēka ėshtė me pasoja tė dėmshme pėr gjuhen standarde. Kjo bie nė sy si nė komunikimin e pėrditshėm nė Forcat tona tė Armatosura, ashtu edhe nė organet e shtypit ushtarak (nė gazetė dhe nė revista), nė dokumentet zyrtare dhe nė tė gjitha llojet e botimeve ushtarake.Ē’ėshtė e nevojshme tė pėrdorim terma tė huaj kur kemi fjalėt tona shqipe tė bukura, tė thjeshta e tė kuptueshme nga tė gjithė.
Pėr shėmbull, pėrse tė pėrdorim termin operacional,-e (drejtori operacionale, zyrė operacionale, aftėsi operacionale, detyrė operacionale etj), kur nė ushtrinė tonė me dekada tė tėra ėshtė pėrdorur termi operativ,-e (drejtori operative, art operativ etj). Kjo fjalė rrjedh nga latine operativo-veprim, veprues, nė italisht operativo, nė rusisht opertivnyj dhe nė tė gjitha gjuhėt e tjera sllave e ballkanike pėrdoret po kėshtu. Nė Fjalorin Anglisht-Shqip tė Prof. Ilia Stefanllarit dhe Pavli Qeskut, qė janė nga mė tė mirėt sot, fjalėt anglisht operate dhe operational janė pėrkthyer pėrkatėsisht veproj dhe veprues,-e e operativ,-e. Po ashtu, nė tė gjithė fjalorėt tanė tė gjertanishėm tė terminologjisė ushtarake, pėrfshirė Fjalorin e termave ushtarakė tė NATO-s anglisht-fėrngjisht-shqip (Tiranė, 1997).
Fjalorin e shkurtesave dhe akronimeve tė NATO-s (Tiranė, 1999) dhe Fjalorin e termave operativė anglisht-shqip (Tiranė, 2001), fjala operational ėshtė pėrkthyer operativ,-e (kėtė e tregon vetė titulli i fjalorit tė fundit). Atėhere pėrse u dashka qė pėr hir tė ndonjė pėrkthyesi jospecialist, jolinguist, qė nuk ka zotėruar mirė gjuhėn standarde shqipe, e pėrktheu pa u menduar mirė nga anglishtja termin operational me operacional,-e edhe kur nuk bėhej fjalė fare pėr operacion ushtarak (si nocion) apo operacion kirurgjikal, operacion i gjelbėrt etj. Nė kėto raste ėshtė e domosdoshme tėrheqja e mendimit tė gjuhėtarėve, veēanėrisht e terminologėve profesionistė, tė cilėt nuk mungojnė as nė Institutin e Gjuhėsisė e tė Letėrsisė, as nė institucionet shkencore ushtarake.
Kėshtu duhen zėvendėsuar pa asnjė ngurimn edhe fjalėt e huaja: brifing me trajtesė, informim, informacion; impakt 1. ndikim; 2. goditje; lidership-udhėheqje, drejtim; lider-udhėheqės, drejtues; implementoj 1. kryej, pėrmbush, zbatoj; 2. pajis me vegla; implementim-vėnie nė jetė, zbatim; pėrmbushje, kryerje; staf-shtab, organ, ekip; menaxhim e menaxher-administrim e administrator; taks force-forcė operative; pool of forces-ortakėri forcash; kamping-fushim; parking-parkim; interoperabilitet e interaktivitet-ndėrveprim; fokusim-vatėrzim, pėrqėndrim (forcash etj); obligim-detyrim; primar parėsor prioritet pėrparėsi; komponent-pėrbėrės; konfuzion-pshtjellim, rrėmujė; superioritet epėrsi; rezistencė-qėndresė; influencoj-ndikoj; prezencė-prani, prezent-i pranishėm; fleksibėl-elastik; koordinim-bashkėrendim; dimension-pėrmasė; multinacional,-e-shumėkombėsh,-e; marrė konsideratė-marr parasysh; infiltrim-ndėrfutje, depėrtim e dhjetra fjalė tė tjera tė panevojshme. Apo ka raste qė fjalėt e huaja si pėr shėmbull baēkground, qė pėrkthehet nga anglishtja nė shqip, sfond, errėsirė, hije, shume autore e pėrdorin gabim, duke e zėvendėsuar me fjalėn nė shqip si biogafi, po kėshtu dhe mjaft fjalė tė tjera si kjo, qė nuk janė aspak tė sakta. Konstatojmė se kėto vitet e fundit ka njė mani tė madhe qė tė pėrdoren sa mė shumė fjalė tė huaja, tė gjuhėve e kombeve tė ndryshme, ka pasur raste qė autorė tė ndryshėm nė shkrimet e tyre 3-4 faqesh tė kenė mbi 50 fjalė tė tilla; ku me tė vėrtetė nuk kupton dot nė se autori mendon se rrit cilėsinė e shkrimit apo ka harruar fjalėt shqipe.
Na vijnė dorėshkrime me gabime gjuhėsore a thjesht gramatikore, siē ka dhe mjaft pėrkthyes qė ndonėse njohin disa gjuhė tė huaja nuk dinė t’i shprehin nė shqip qoftė nga ana semantike apo dhe sintaksore, tė cilat patjetėr kėrkojnė redaktim tė plotė. Mendojmė se duhet t’u pritet rruga fjalėve tė huaja, qofshin kėto teknike, qofshin tė pėrdorimit tė pėrditshėm, kur nuk janė tė nevojshme dhe kemi fjalėt tona kuptimplote. Nuk do tė pėrdornim pa vend fjalė tė huaja si preformancė, nė vend shfaqje, suport, por nė vend mbėshtetje, apo aks, nė vend tė bosht, komunikoj nė vend tė njoftoj, insistoj nė vend ngul kėmbė etj. Kėshtu nuk do tė biem nė gabime tė rėndomta duke shkrojtur pėr shėmbull: kanė fituar njė emėr dhe nam tė madh … por vetėm kanė fituar emėr, pasi fjala nam, qė ėshtė turqisht nė kėtė rast nuk do tė thotė veēse tė njėjtėn gjė. Me shembulla tė tillė mund tė vazhdohet, por kėtu dhamė pak nga tė shumtat, vetėm sa pėr orientim.
Kėto terma e shumė tė tjera nuk janė as ndėrkombėtarizma, as tė karakterit teknik e teknologjik pėr tė cilėt do tė mund tė ndihej nevoja nė terminologji, si bie fjala radar, lazer, sonar, televizion satelitor, kompjuter, internet, bit, celular, dixhital etj
Njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen dhe pastėrtinė e gjuhės standarde luajnė seminaret kombėtare tė kulturės, gjuhės dhe letėrsisė shqiptare, qė zhvillohen pothuaj ēdo vit nė Shqipėri dhe Kosovė.
Rėndėsi tė veēantė pati Konferenca shkencore “Shqipja standarde dhe shoqėria shqiptare sot”, qė u zhvillua nė nėntor tė vitit 2002 nė Tiranė. Kjo konferencė miratoi njėzėri njė thirrje drejtuar qeverisė shqiptare, qeverisė sė Kosovės, institucioneve akademike dhe universitare shqiptare, gjuhėsisė shqiptare, medias dhe organizmave tė tjerė gjuhėsorė, qė tė pėrpiqen mė shumė pėr tė mbrojtur gjuhėn standarde.
Konferenca i bėri thirrje qeverisė shqiptare, qė nė bashkėpunim me Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė dhe me Ministrinė e Arsimit e tė Shkencės tė vėnė nė jetė dispozitėn e Kushtetutės sė Republikės tė Shqipėrisė lidhur me mbrojtjen e gjuhės shqipe nga shteti, duke nxjerrė akte ligjore pėrkatėse dhe duke krijuar njė komision tė posaēėm pranė Kėshillit tė Ministrave, qė tė ketė si synim kryesor ngritjen nė mėnyrė tė ndjeshme tė kulturės gjuhėsore. Kjo thirrje i drejtohej gjithashtu qeverisė sė Kosovės dhe institucioneve tė tjera shoqėrore e kulturore, qė t’i kushtojnė ēėshtjes sė gjuhės sė shqipe vėmendjen e duhur dhe tė pėrfshijnė nė programet e tyre tė punės masa tė nevojshme e tė pėrshtatshme pėr tė ngritur nivelin e kulturės gjuhėsore nė veprimtaritė publike, kulturore etj., ndėrsa institucioneve akademike dhe universitare qė tė krijojnė njė Kėshill gjuhėsor kombėtar, i cili do tė japė porosi normative pėr probleme tė gjuhės standarde shqipe.
Thirrja i drejtohej medias sė shkruar dhe elektronike qė ta vlerėsojnė ruajtjen e vlerave tė gjuhės shqipe dhe kulturėn gjuhėsore si detyrim profesional e qytetar dhe tė shmangin fjalėt e huaja tė panevojshme, ndėrtimet e parregullta sintaksore, gabimet drejtshkrimore e morfologjike, duke treguar kujdesin mė tė lartė pėr kulturėn e gjuhės; shtėpive dhe enteve botuese qė tė sigurojnė nivelin e nevojshėm tė kulturės gjuhėsore nė botimet e tyre.
Gjithashtu u bėhej thirrje shkrimtarėve, intelektualėve, politikanėve, ushtarakėve, personave publikė, njerėzve tė kulturės, tė artit e tė jetės shoqėrore, qė tė zbatojnė normėn letrare dhe me shėmbullin e tyr tė ngrenė prestigjin e shqipes standarde. Thirrja u drejtohej po ashtu organizmave pėrkatės qeveritarė dhe joqeveritarė nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė e nė Maqedoni, qė tė pėrkrahin fuqimisht me tė gjitha mjetet dėshirėn e ligjshme tė familjeve shqiptare nė mėrgim pėr t’u mėsuar fėmijėve gjuhėn shqipe nė pajtim me tė drejtat e njohura me akte ndėrkombėtare, si dhe tė pėrkrahet mėsimi i gjuhės shqipe nė diasporėn shqiptare dhe tė shtohen marrėdhėniet kulturore me ta.
Nė pėrgjigje tė thirrjes sė Konferencės shkencore ndėrkombėtare “Shqipja standarde dhe shoqėria shqiptare sot”, tė nėntorit 2002, kohė mė parė, nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave ėshtė miratuar projektligji “Pėr gjuhėn shqipe”, qė do tė marrė formėn e ligjit pas miratimit nė Parlament. Kėtė projektligj e hartuan njė grup gjuhėtarėsh tė cilėt u nisėn nga disa dukuri qė dėmtojnė gjuhėn shqipe. Projektligji synon zhvillimin e qėndrueshėm e tė studiuar tė shqipes dhe ndėrgjegjėsimin e shoqėrisė pėr mbrojtjen e gjuhės, si njė nga vlerat mė tė* mėdha tė kulturės shpirtėrore dhe si shprehėse e identitetit kombėtar tė shqiptarėve. Kjo nismė buron nė radhė tė parė nga vetė Kushtetuta e Shqipėrisė, sipas nenit 59 tė sė cilės thuhet: “Shteti brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qė disponon, si dhe nė plotėsimin e nismės dhe pėrgjegjėsisė private synon mbrojtjen e trashėgimisė kombėtare kulturore dhe kujdesin e vecantė pėr gjuhėn shqipe.”
Sipas projektligjit “Pėr gjuhėn shqipe”, tė gjitha organet shtetėrore, mediat, shkollat publike e private, duhet tė respektojnė rregullat e shqipes standarde. Nė marrėdhėniet ndėrshtetėrore, dokumentet pėrkatėse duhet tė shkruhen edhe nė gjuhėn shqipe. Pėrsa i pėrket dialekteve, ato nuk mund tė pėrdoren nė subjektet e mėsipėrme. Projektligji ka njė nen tė veēantė edhe pėr tabelat e emėrtimet e subjekteve private. Pas miratimit tė ligjit do tė hartohen dhe aktet nėnligjore, ku do tė sqarohet edhe mėnyra e tė shkruarit tė fjalėve tė pėrveēme tė huaja. Pėr shkelėsit e normave gjuhėsore, do tė ketė edhe sanksione administrative, tė cilat do tė pėrcaktohen nė akte nėnligjore. Gjithashtu, pėr kontrollin, zgjerimin e zhvillimin e gjuhės, do tė ngrhen struktura tė posaēme.
Ėshtė parashikuar ngritja e njė Kėshilli Akademik, tė pėrbėrė nga gjuhėtarė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia e zona arbėreshe, mes tė cilėve akademikėt Shaban Demiraj dhe Idriz Ajeti nga Prishtina. Gjithashtu do tė ngrihet edhe njė Komision pranė Kėshillit tė Ministrave, i cili do tė merret me anėn administrative, zbatimin e normave e saksionet.
Qėllimi i ligjit tė sipėrpėrmėndur ėshtė tė sigurojė njė zhvillim tė qėndrueshėm e tė studiuar tė shqipes, duke luftuar disa dukuri qė e dėmtojnė karakterin e saj kombėtar, orgjinalitetin e saj, nga dukuri qė janė shfaqur sidomos nė pėrdorimet publike. Ky ligj synon tė vlerėsojė saktėsinė e shprehjes, si pjesė pėrbėrėse e kulturės sė njė kombi dhe tė etikės qytetare. Ligji nėnkupton qė me akte nėnligjore tė detyrojė subjektet pėrkatėse qė nė veprimtaritė e tyre shtetėrore dhe publike, tė zbatohen rregullat e shqipes standarde dhe t’u vihet fre shpėrdorimeve e dukurive, qė janė shfaqur nė tė gjitha rrafshet e gjuhės, nė drejtshkrim, morfologji, leksik, pėrdorimin e fjalėve tė huaja tė panevojshme, por edhe nė rrafshin e sintaksės. Ky ligj do tė shėrbejė gjithashtu edhe pėr ngritjen e prestigjit tė gjuhės shqipe pėrkrah gjuhėve tė tjera tė huaja.
Literatura:
-Konferenca Shkencore dhe Ndėrkombėtare “Shqipja standarde dhe shoqėria shqiptare sot’’, Tiranė, 11-12 nėntor 2002.
-Drejtshkrimi i gjuhės shqipe, Tiranė, 1973.
-Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe, Tiranė, 197.
-Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe, Tiranė,1980.
-Fjalori i shqipes sė sotme, Tiranė, (ribotim i vitit 2003).
-Fjalori pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe,Tiranė, 1998.
-Fjalori sinonimik i gjuhės shqipe, Tiranė, 2004.
-Fjalori frazeologjik i gjuhės shqipe, Tiranė, 2002.
-Revistat “Studime Filologjike” dhe “Gjuha Jonė”.
-Detyrimet me ligj ndaj shqipes, Gazeta “Shekulli”, datė 22. 2. 2005.
-Prof. dr. Ali Dhrima: “Pse u degradua gjuha jonė kombėtare”.
-Prof. dr. Mehmet Ēeliku “Gjuha shqipe pėrsėri”, Gazeta Republika, datė 9. 9. 2003.
-Prof. dr. Giuseppe Catapano, Gjuha shqipe-ēelsi njerėzimit, Gazeta “Ushtria”, datė 7. 3. 2003.
-Bashkim Kopliku, Gjuha dhe Komunizmi, Gazeta “Panorama”, datė 13. 2. 2005.
-Prof. dr. Emil Lafe: “Gjuha dhe Kompleksi i Adhamudhit”, Gazeta Albania, datė 4. 5. 2002
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė