Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-07-11, 20:26   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

vijimi

Truhelka ėshtė ndėr tė parėt, duke shfrytėzuar rezultatet e gjetjeve arkeologjike qė si edhe disa arkeologė e fi lologė tė tjerėt europianė mbrojti me kėmbėngulje teorinė e prejardhjes ilire tė shqiptarėve. Ndėrsa pėr vazhdimėsinė etnike dhe kulturore iliro-shqiptare ai ishte i bindur se shumė forma tė kulturės materiale dhe shpirtėrore dhe ato tė besimeve tė banorėve tė sotėm tė Gadishullit Ballkanik, sidomos tė pjesės perėndimore tė tij, ku nė rend tė parė janė shqiptarėt, tėrheqin rrėnjėt e tyre nga thellėsitė e parahistorisė duke qenė popuj autoktonė – vendorė.
Njė kontribut tė veēantė Truhelka dha edhe nė fushėn e letėrsisė gojore, ku pos qė mblodhi, sistemoi e pėrgatiti pėr botim disa prej kėngėve shqipe, (njė numėr jashtėzakonisht tė madh tė tyre, nė mė shumė se njė mijė faqe dorėshkrim i la tė pabotuara), ai tregoi se njihte nė thellėsi problematikėn e letėrsisė gojore shqiptare, duke bėrė komente, shkrime e studime tė veēanta nga kjo fushė. Ėshtė interesant fakti se Truhelka nxjerr si pėrfundim nė studimet e tij origjinėn indoeuropiane tė pėrrallave dhe kėngėve shqiptare, nė bazė tė materialit qė kishte mbledhur dhe studiuar. Ai ishte i entuziazmuar me letėrsinė gojore shqiptare, duke shprehur njė admirim tė veēantė pėr tė. Nė mėnyrė tė posaēme e kanė tėrhequr kėngėt epike pėr tė cilat mendon se ato mė sė miri pasqyrojnė shpirtin dhe tiparet karakteristike tė shqiptarėve, pra ai pėrmes kėsaj letėrsie gojore ka dashur tė ndėrtojė vazhdimėsinė shpirtėrore tė popujve qė jetuan nė Gadishullin Ballkanik qė nga lashtėsia e deri me sot. Si mbledhės dhe botues tė letėrsisė gojore dhe pėrrallave shqiptare, ai zė njė vend me rėndėsi jo vetėm tek albanologėt kroatė, por edhe ata botėrorė, sepse ėshtė ndėr tė parėt qė provoi tė shpjegojė rrėnjėt e saj tė thella dhe rėndėsinė e saj brenda kornizave indoeurpoiane tė letėrsisė gojore.
Interesimi i Qiro Truhelkės pėr albanologji nuk ishte i kufi zuar vetėm njė fushėn e folklorit, pėrkatėsisht mbledhjes dhe botimit tė tij, por ai u interesua nė mėnyrė tė veēantė pėr gjuhėn, tė drejtėn zakonore (kanunet shqiptare, pėrshkrime tė disa normave nga kėto kanune ruhen nė dorėshkrim qė janė para atyre tė Sh. Gjeēovit), besimet, doket, ritet e ndryshme, thėnė ndryshe, ai tregoi interesim pėr jetėn, nė kuptimin e mirėfi lltė tė fjalės, e shqiptarėve, sepse ai te kėto elemente vėrente momente tė lashtėsisė sė njė vazhdimėsie tė pandėrprerė shpirtėrore dhe kulturore te popujt qė jetuan dhe jetojnė nė Gadishullin Ballkanik.

Kush ėshtė Qiro Truhelka?

Qiro Truhelka ka lindur nė Osjek mė 2 shkurt tė vitit 1865 nė njė familje me traditė intelektuale. Nė Osjek ai mbaroi shkollėn fi llore dhe gjimnazin. Studimet pėr arkeologji dhe histori tė artit i vazhdoi nė Zagreb. Nė vitin 1886 emėrohet kustos i Muzeut tė Sarajevės nė Sarajevė. Ndėrsa nė vitin 1888 themelon “Zemaljski muzej u Bosni i Hercegovini” ku ai emėrohet drejtues i tij. Nė fi llim tė punės sė tij si arkeolog bėn kėrkime nė kompleksin e Debeli Brdos jo larg Sarajevės. Gjatė kėrkimeve arkeologjike nė vitet 1888- 1897 pėrgjatė gjithė Bosnjės dhe Hercegovinės ka zbuluar lokalitete tė shumta arkeologjike me vlera tė jashtėzakonshme pėr atė pjesė tė Ballkanit. Ndėrsa kėrkimet mė tė rėndėsishme arkeologjike nėn drejtimin e Truhelkės janė bėrė nė Donjo Dubini jo larg Savės, afėr Bosansko Gradishės. Sintezėn e zbulimeve tė tija e boton nė vitin 1904 sė bashku me 104 ilustrime shumė cilėsore. Studimet e tija mė tė rėndėsishme nga fusha e arkeologjisė dhe disiplinat tjera ai i botoi nė revistėn prestigjioze qė botohej kroatisht dhe gjermanisht njėkohėsit, tė cilėn ai e drejtonte “Glasnik Zemaljskog Muzeja BiH.” Nė vitin 1921 pushohet nga puna pėr shkak se kundėrshtoi formimin e Mbretėrisė serbo- kroato-sllovene, ndėrsa nė vitin 1922 pensionohet edhe pse ishte vetėm 57 vjeē. Duke pasur shpirt kėrkuesi dhe studiuesi ai menjėherė pas pensionimit shkon pėr tė punuar nė Universitetin e Shkupit, sepse emri dhe fama e tij tashmė ishin ndėrkombėtare. Nė vitin 1931, Universiteti i Shkupit e falėnderon pėr kontributin e dhėnė dhe e pushon nga puna! I mėrzitur nga gjithė kėto tė papritura ikėn pėr tė jetuar tek e motra Jagoda, edhe kjo njė poete e njohur, kroate. Vdes nė Zagreb, mė 18 shtator tė vitit 1942.


Disa nga veprat kryesore tė dr. Qiro Truhelkės janė:

Starobosanski pismeni spomenici (1894), Starobosanski natpisi (1895), Slavonski banovci (1897), Osvrt na sredovjene kulturne spomenike Bosne (1900), Djevojaki grob (1901), Dravno i sudbeno ustrojstvo Bosne u doba prije Turaka (1901), Kraljevski grad Jajce (1904), Nai gradovi (1904), Arnautske prie (1905), Crtice iz srednjeg vijeka (1908), Dubrovake vijesti o godini 1463. (1910), Tursko-slavjenski spomenici dubrovake arhive (1911), Gazi Husrefbeg (1912), Kulturne prilike Bosne i Hercegovine u doba prehistoriko (1914), Historika podloga agrarnog pitanja u Bosni (1915), Das Testament des Gost Radin (1916), Stari turski agrarni zakonik za Bosnu (1917), Konavoski rat 1430. - 1433. (1917), Nekoliko misli o rjeenju bosanskog agrarnog pitanja (1918), Sojenica kao ishodite pontifikata (1930), Starokranska arheologija (1931), O porijeklu bosanskih Muslimana (1934), Studije o podrijetlu. Etnoloka razmatranja iz Bosne i Hercegovine (1941), Uspomene jednog pionira (1942), ndėr tė tjera Q. Truhelka ka botuar edhe nė „Albaninė‰ e Faikė Konicės studimet e tija.



Kopertina e njė fletorje me dorėshkrime autografe tė Truhelkės



Kopertina e fjalorit gjermanishtshqip te Qiro Truhelkes botuar me 1995



Doreshkrime autograf tė Truhelkės me kėngė shqiptare tė pa botuara



Doreshkrime autograf tė Truhelkės me kėngė shqiptare tė pa botuara
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė