Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-11, 15:15   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Shqiperia ne dokumentet e Venedikut






Statutet e qytetit te Shkodres ne Venezia, Biblioteca Museo Correr.

"Fryt paqeje". Keshtu e komentonte Giovanni Grevembroch imazhin e tregtareve shqiptare ne Venedik ne repertorin e tij te cmuar te jetes dhe zakoneve: Gli abiti de veneziani di quasi ogni etą, qe behet edhe me i rendesishem meqe eshte pergatitur ne shtateqinden e vone, kur jeta ne Republiken e Shen Markut shkonte drejt perendimit. Tregtaret shqiptare, nenvizonte ai, si “nenshtetas se Shtepise se fuqishme otomane” kishin “hyrje dhe vendqendrim te siguruar ne Sinjori”. Gjithnje te pranishem ne qytete per shkak te tregtive te tyre, nuk ngurronin te ndaleshin me deshire ne Shen Mark “nen fytyren e fundit te Tempullit” perballe asaj pjese te mozaikut qe bente fjale per “ceremoni dhe veshje orientale”. Edhe prania e tyre ishte Fryt i kesaj peme, me rrenje shekullore, te politikes venedikase qe kish bere te bashkejetonin ne qytetin tregtar, ne qytetin udhekryq te trafiqeve, gjuheve, racave, zakone nga me te ndryshmet, duke siguruar nje bashkejetese paqesore te hebrenjve dhe armeneve, gjermaneve dhe grekeve, dalmateve dhe persianeve: nje bashkejetese e ilustruar edhe ne nje nga kapitelet e Lozhes perdhese te Pallatit dukal, ku “lexohen” akoma edhe sot lidhjet me latinet, tartaret, turqit, greket, egjiptianet, perset.


Ne emertimin e Grevembroch-ut historia tashme kishte sedimentuar dhe dekantuar armiqesite dhe urrejtjet per ate “Shtepi ottomane” qe njehere e njekohe kishte ridimensionuar ne menyre perfundimtare rolin e Venedikut ne Adriatik dhe Mesdhe. Ne figuren ne akuarel trajtja e shqiptareve eshte tipike turke: prej tre shekujsh Shqiperia e kishte humbur rolin e vjeter te “portes se Perendimit” duke u kthyer ne nje vend te Lindjes.


Por marredheniet mes venedikasve dhe shqiptareve dikur kishin qene te tjera: mes dyqindes dhe treqindes nje rrjet i dendur shkembimesh tregtare ishte vendosur me qendrat e bregdedit lindor te Adriatikut, ne vecanti me ata te zones se Durresit, nga ku eksportonin sidomos dru, drithera e kripe. Nje migrim i konsiderueshem shqiptaresh i ishte drejtuar Venedikut per te ushtruar zanate nga me te ndryshmet, duke u integruar ne ate mozaik njerezish dhe kulturash, qe karakterizoi ne shekuj kosmopolitizmin e Republikes, e duke i dhene jete nje komuniteti qe do te bashkohet ne nje shoqeri zyrtare ne 1442, fillimisht ne Shen Severo, ku ishte ngritur nje manastir kushtuar Shen Galos, i cili behet mbrojtesi i tyre i pare, e qe do te zhvendoset me pas ne kishen emnake te Shen Mauricios, mbrojtesit te dyte te tyre: dy shenjteve do t’u shtohet Zoja e Keshillit te mire ose “Zonja jone e Shkodres”.


Gjate katerqindes, depertimi i vazhdueshem turk ne gadishullin ballkanin forcon me kalimin e kohes, - megjitheqe interesat e dyshimta te te dyja paleve -, nje aleance te perbashket, qe, nga njera ane lidhet me qendresen njezetvjecare perballe sulmeve turke nga Gjergj Kastriot Skenderbeut; e nga ana tjeter, pas vdekjes se tij ne 1468, me mbrojtjen e veshtire e me fund te pafat te venedikasve te Shkodres ne dy betejat e famshme te 1474 dhe 1479.


Renia e Shkodres do te shenonte hejzen emblematike ne fatin e dy popujve: mbyllte per Shqiperine mundesine e bashkimit te historise se saj me ate te Lindjes dhe hapte per Venedikun nje perballje - perplasje me Lindjen. Ishte e pashmangshme qe ky moment i rendesishem i luftes kunder turqve, ishte i destinuar te zhvendosej ne horizontin mitik te qytetit lagunor: ne ate te tradites piktorike sidomos, ku prej dores se Paolo Veronese-s do te pasqyrohen ne Pallatin dukal shoqerite e perbashketa te shkodraneve dhe venedikasve; me pas ne ate tradite te sigurt historiografike, qe, nga Marin Barleti tek Francesco Sansovino e Andrea Morosini- sa per te cituar ndonje emer-, do t’i kushtoje hapesira te gjera luftes se perbashket te shqiptareve dhe venedikasve; dhe ne fund ne fushen e zakoneve. Ne fund te gjashteqindes, Giovanni Palazzi, teksa shkruan nje histori origjinale te Venedikut permes nje tufe me pesedhjete e dy letra bixhozi, mes shume letrave qe portretizojne dozhe dhe zonja te seres se larte venedikase, nenten e bastuneve do t’ua kushtoje Grave te Shkodres, burrat e te cilave kishin rene ne qendresen e qytetit. Duke i shoqeruar me emblemen e hermelinit dhe te turtulleshes, simbole respektivisht te pastertise se zakoneve dhe besnikerise morale.


Renia e Shkodres shenon edhe nje faze te emigrimit ne mase te shqiptareve ne Venedik, te cileve iu bene leshime pa hesap sepse “era iusta e conveniente cossa dar tal expedition a questi Scutarini venuti qui, che al conspecto del nostro Signor Dio et a presso tutto el mondo el Stato nostro non possi iustamente esser caluniato, e che loro povareti intendano per nui esserli facte quelle provision che sono rexonevole”.


Ne 1489, ne Shen Mauricio, ne kufijte e asaj fushe qe ne rastet solemne zbukurohej me aq madheshti sa shnderrohej ne kopesht kenaqesish dhe ne teater solemniteti, shqiptaret kishin nisur te ngrinin qendren e Scuola-s se tyre, fasada e se ciles ruan ende dhe sot relieve sugjestionuese: pervec tre shenjteve mbrojtes, pervec stemave te Antonio Loredan-it dhe Antonio da Lezze-s, dy mbrojtesit e Shkodres, dhe Luanit te Shen Markut, spikat ne pozicion qendror profili i shkembit te Shkodres, per sulmin e se ciles pergatiten Veziri i madh dhe Sulltani Muhamed II me kordhen ne pah.


Historia e Scuola-s rrefehej me vone ne nje regjister apo statut zyrtar, te quajtur Mariegola, qe per fat ruhet deri me sot ne Bibliotekes “Marciana” te Venecias, me ne paraporte nje figure te “Zonjes se Shkodres”. Per te zbukuruar ndertesen nga brenda, komuniteti shqiptar, pothuaj ne gare me grupe te kombesive te tjera, paguan ne vitet e para te peseqindes nje piktor me fame aso kohe, Vittore Carpaccio-n, per nje cikel me piktura me skena nga jeta e Maries: lindja, hyrja ne Tempull, martesa, lajmi, vizita Elisabetes, vdekja.


Aktive deri ne 1780, shoqeria shperndahet ne kete date dhe ndertesa kalon ne duart e korporates se pistori-ve (furrexhinj); orendite dhe pajisjet e brendshme do te humbasin dhe pikturat e Carpaccio-s do te perfshihen pjeserisht me pas ne diasporen e veprave te artit qe do te ndjeke renien e Republikes.


Scuola, dihet, ishte nje shoqeri bamirese, por jo vetem kaq: ajo luante rolin e nje banke ku hynte dilte pjesa me e madhe e komunitetit shqiptar ne Venedik: nga dokumentet e Mariegola-s mund te arrihet te rindertohen zanatet e anetareve te saj: qethes (zimatori) te lidhur me industrine e lulezuar te leshit ne Venedik; fabrikues sendukesh (cofaneri); cikerrimetare (marceri), kordeliere (cordelleri), guregdhendes (taiapiera), ndertues (sagomatori), muratore (mureri), berbere, furrexhinj (pistori), farketare (te shumta ne numer keto dy kategori), tregtare vajrash, lekuresh e pelicesh, kapelexhinj.


Persa u perket ketyre te fundit kujtojme qe ishte mjaft e gjalle tregtia e kapeleve qe tregtaret shqiptare shpinin ne vende te ndryshme te Gadishullit ballkanik. Pompeo Molmenti ve re me kete rast qe deri ne teteqinden, neper rrugicat venedikase, mund te hasje ne shume shqiptare qe perpiqeshin te shisnin kapelet e tyre me nam. Ky citon emrin e dyqanxhiut te fundit shqiptar ne kete sektor, nje fare Marko Pena dhe e vendos trafikun e trashegimtareve te tij ne nje shtepi ne rrethinat e Shen Xhakomos se Orios, ku ende edhe sot ekziston nje “rrugice e shqiptareve”.


Zanate te tjera qe regjistrojne nje prani te konsiderueshme shqiptare ishte ai i Zoterinjve te Nates (zanat nokturn megjithemend i veshtire), ai i korrierreve (po aq i zbuluar perballe rrezikut) dhe ai i marinareve, i lidhur ne vecanti me krizen e katerqindes se marines venedikase.


Sic del nga Arkivat e Selise se patriarkeve, te shumte ishin edhe shqiptaret qe i dorezoheshin jetes klerikale: te beje pjese ne klerin e thjeshte mund te ishte shpesh, edhe per ta, nje zgjidhje e rehatshme per t’i shpetuar nje jete te veshtire.


Nuk munguan, por ne numer te kufizuar, edhe mjeket dhe mesuesit.


Duhet kujtuar edhe nje sektor i vecante ku ata dalluan: arti i qelqpunimit. Ne fund te katerqindes, ne Murano, Nicolņ di Biagio, qelqpunues shqiptar, shpinte me tej suksesin e furres “Alla Pigna”, drejtuar nga nje familje shqiptare qe nga dhjetevjecaret e pare te shekullit.




vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė