Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-12-07, 02:30   #2
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Une..nje bjonde dhe nje brune

Si pėrfundim porosi nuk dhamė, tė qeshurat mbaruan dhe kamarieri iku pa folur, por duke vazhduar tė qeshė dhe unė qė u kujtova dhe pėllita pėr njė shishe verė tjetėr tė mirė dhe jo si ajo plera qė po pinim. Ato tė dyja filluan tė qeshin sėrish akoma mė keq dhe brunia u ngrit nga tavolina dhe mori drejtimin pėrnga bari.
- Pėrfundimisht ti je alien – tha biondja dhe mė puthi nė buzė me afsh, por shpejt dhe shkarazi.
- Pse? – e pyeta duke fshirė buzėt nga shija prej fruta pylli qė mė lanė buzėt e saj tė lyera, nė buzėt e mia dhe mė sollėn si tė pėrzjerė nė stomakun e uritur.
- Kjo shoqja ime ėshtė pronarja e lokalit sė bashku me tė shoqin, i cili nuk ėshtė kėtu dhe mė shumė rri jashtė, pasi kanė shumė bisnese tė cilat duhen ndjekur prej andej.
- Pėr kėtė jam alien?
- Oooo ti je i poshtėr, sepse e kupton shumė mirė qė nuk e kisha pėr kėtė, por pėr natyrėn tėnde dhe...
- Dhe ti mė ke thirrur qė tė mė thuash se pėrderisa unė nuk kam mė qef tė shkoj me ty, tė mė bėsh nder e tė mė njohėsh me kėtė shoqen tėnde qė e paska harruar burri me kohė se ėshtė i zėnė me bisnese jashtė vendit?
- A ka mundėsi tė paktėn njė herė nė jetėn tėnde tė mos jesh kaq banal ? – tha dhe jo vetėm qeshja, por edhe humori shpirtėror i castit ju largua nga portreti.
U ndjeva keq me veten dhe njėkohėsisht irritimi i urisė tė cilin e kisha transformuar nė egzaltim tė ambientit mė preu oreksin dhe mė hapi farfallėn grykore pėr tė pirė. Ktheva gotėn e verės duke e zbrazur dhe ja lashė kamarierit mbi tabaka, ndėrkohė qė po ndėrronte gotat pėr tė sjellė verėn tjetėr. Ndėrkaq pronaria e lokalit u afrua me njė shishe verė Barolo nė dorė dhe ma vuri pėrpara duke ndenjur nė kėmbė pėrpara meje e sigurtė qė ndėrkaq isha sqaruar pėr pozicionin e e saj dhe njėkohėsisht e qetė pėr situatėn e krijuar pak mė parė. Instiktivisht dhe pacipėrisht sic mund tė thoshte dikush nė tė tilla raste, shėtita vėshtrimin nė trupin e saj nga maja e kėpucėve firmato qė mbathte nė kėmbėn e vogėl e tepėr tė hijshme, drejt pulpėve, kofėshėve, bacinit dhe torsit ku fekste njė gjoks dysh, e deri tek portreti me buzėt tepėr virgjėrore pėr kėtė grua tė martuar. Shkurt njė mrekulli fizike e mirėmbajtur me shumė shije, mbante pėrpara meje njė shishe verė Barolo. Tė qėndronte nė atė pozicion pak pėrpara budallallėkut qė kėputa me bionden time, do tė ishte mrekullia vetė dhe... nuk e di se cndjesi tė bukur do tė kisha, por atė cast nuk reagova fare pėrvec njė lėvizje tė thjeshtė koke pėr aprovim, pa e parė aspak nė sy. Aq sa i adhuroja femrat po aq edhe mė kapte njė sfazim idiot delirant ti dhunoja padashje pikėrisht kur ndjehesha jo thjesht mirė pranė tyre, por i lumtur. Kėtė vuajtje po pėrjetoja atė cast dhe teksa ajo u ul dhe kamarieri filloi tė hapė shishen e verės u ngrita dhe pasi kėrkova leje me njė delikatesė tė sajuar dukshėm, u nisa drejt tualetit. Edhe nė tualet ndjesia e mrekullueshme e pronares sė lokalit shpėrndahej paqėsisht dhe higjenikisht, duke filluar nga aroma dhe deri tek aksesorėt e tualetit tė vėna me kujdes. Hoqa xhaketėn, kollaren, kėmishėn dhe fillova tė freskohem duke u lagur i tėri, pasi mė kishte hypur nė trurin tim pervers njė ndjesi pisllėku qė buronte nga vetvetja, aq sa edhe tualeti mė dukej shumė mė i pastėr dhe higjenik se sa vetja. Mbarova dhe u pashė nė pasqyrė duke mbėrthyer kėmishėn dhe shtrėnguar kollaren dhe fillova tė qesh me gjendjen prej tė prekuri qė mė kish kapllyer, por sidoqoftė oreks nuk kisha mė dhe doja tė largohesha sa mė parė nga ato tė dyja. Ngrita celularin dhe fillova tė kėrkoj mes emrave femėrorė pėr tė gjetur atė qė do mė bėnte tė ndjehesha mė mirė pas ezaurimit tė asaj tavoline qė pėrcaktova se nuk do tė mė hante mė shumė se njė orė pas daljes nga tualeti. Diku ndalova dhe klikova. Pas tringėllimės sė ziles u dėgjua zėri i saj dhe pa ja zgjatur shumė lash takim pas njė ore. Pa kuptuar zgjodha njė beqare qė jetonte nė ėndėrrėn e saj qė vetėm mua mė kishte tė dashur, pavarėsisht se e takoja rrallė. Hėm... beqare, e shkreta sapo kishte mbaruar fakultetin dhe ishte turp ta quaje beqare, por kur merresh me tė bashkėjetuara qė duan tė shkundin pluhurin, apo tė martuara qė duan tė kruajnė zhulin, beqare do thuash.
Dola nga tualeti dhe u drejtova tek tavolina i freskėt dhe me humor tė mirė, i bindur qė do gjeja dy fytyra tė heshtura qė kishin dialoguar gjatė kohės qė unė isha nė tualet, por...ato po qeshnin pa fund dhe tė egzaltuara pėr dicka qė nuk ma thonin, por vetėm kur u afrova ma bėnin me dorė si pėr tė mė treguar qė nuk ka tė bėjė me mua. U ndjeva i squllėt dhe tėrė optimizmi mashkullor mu pėrdhos deri nė fund tė kėmbėve dhe rrrija si i shushatur me gotėn qė e ktheja cdo tre sekonda pa ditur ctė bėja. Tė qeshja, keq, se do dukesha budalla, tė rrrija serioz budallallėku mund tė merrte pėrmasa akoma mė tė mėdha. Mė shpėtoi kamarieri qė solli pjatat dhe fillova tė ha si i uritur pa pasur pikė urije dhe ato vazhdonin batutat e pakuptueshme me njėra tjetrėn dhe qeshnin duke mė kėrkuar herė pas here tė falur. Hakmarrje e pastėr femėrore do tė thoshte xhaxhai im i ndjerė dhe do tė mė vinte ciften nė dorė atė cast pėr ti vrarė si sorkadhe femrat e tavolinės. “Trajtohe artistikisht situatėn dhe mundohu tė mos i shohėsh si femra qė shkund allatet”- do tė thoshte im atė. “Shkund allatet biro dhe mos e vrit mendjen se c’bėjnė e kush janė” - do tė thoshte gjyshi. “Pac fatin e kurvės, e kurvė mos qofsh thuaju zuskave” - do thoshte gjyshja . Po halla cdo thoshte nė kėtė rast? Ke halla fillova tė qesh edhe unė me tė madhe, sepse ndėrkohė tėrė meditimin tim pa dashje e kisha bėrė me zė tė lartė dhe ato tė heshtura mė dėgjonin. Qeshja u bė mė keq se qeshje, sepse u kthye nė dilemė qeshėse, pasi as ato nuk arrinin tė gjenin se cdo thoshte halla ime nė atė rast. Ndėrkaq biseda me gjithė verėn filloi tė shkojė lumė duke hedhur hipoteza pa fund, se kush do tė ishte mendimi i hallės kur dy femra merren me njėra tjetrėn dhe nuk ja varin njė mashkulli. Unė as e mendoja se si duhej tė kisha vepruar vetė si mashkull, por as atyre nuk ju shkonte mėndja tė mė pyesnin pėr mendimin tim, pasi halla ime njė kurvė e lashtė na e kishte marrė mendjen komplet pėr tė marrė me mend se cdo tė mė thoshte mua nipit nė kėtė rast. Megjithatė halla pa dashje mė kishte dhėnė njė zgjidhje edhe pa pasur nevojė tė gjeja konkretisht se cduhej tė bėja, sepse ato ndjeheshin tė clira qė unė e quaja hallėn time kurvė dhe kėrkoja mendim prej saj, pra ato edhe kurva po tė ndjeheshin atė cast, mė keq se halla ime qė unė e kisha pranuar vetė, nuk ishin. Shkurt biondja ime duke mos qėnė kurvė u ndje keq kur mendoi se u soll si kurvė duke mė njohur me shoqen e saj, aq mė tepėr nga e thėna ime troc. Me shoqen e saj sic duket e kishte biseduar variantin e shkundjes sė pluhurit nga monotonia dhe unė i isha dukur si mė i pėrshtatshmi nė kėtė rast, aq mė tepėr qė bashkė kishim kohė qė nuk shkonim mė, por kur kujtonte situatėn qė kaloi me mua i ishte krijuar pėrshtypja se isha thjesht njė recetė farmacie, qė mund ta sugjeronte edhe tek shoqja e saj. Me pak fjalė varianti i hallės time tė shkretė qė nė fakt kishte qėnė e virgjėr derisa vėllezėrit i gjetėn me shkesi njė italian me njė kėmbė nė varr, mė doli si ultrakorten pėr reaksionin qė bėra si ilac me fjalėt troc qė i thashė biondes time. Dhe vėllezėrit mbyllnin gojėn kur fliste ajo jo pėr faktin e borxhit qė e dinin se nuk do e kthenin kurrė por pėr shitjen qė i kishin bėrė hallės nėn justifikimin pėr tė shpėtuar hallėn. Ato gjenin motiv hallėn time kurvė pėr tė shpėtuar nga dilema se si do tė dukeshin pėrballė meje, ndėrsa unė uroja castin kur ma dha truri ta bėj hallėn kurvė qė ta shpėtoja nga virgjėria e saj e lashtė, qė kur u martua e shante veten dhe tėrė familjen me gjithė fjalorin e rrugės, pse e kishin lėnė nė atė derexhe duke i bėrė moral ndershmėrie. Po ik moj hallė dhe gje ndonjė tė lash vitet qė tė ikėn i thashė njė ditė, por halla mė lėshoi njė tigan tefal tė blerė nė itali qė e kishte bythen aq tė rėndė sa shyqyr kapi cepin e kolltukut se pėrndryshe do ma kishte carė kafkėn nė dysh. Ngriva nė kolltuk pa lėvizur derisa hallės i ranė nervat dhe erdhi mori tiganin qė nuk i kishte lėvizur qimja dhe mė tha me maksimumin e pėrkėdhelisė” “ Po kush ma var mua mor mut muti, tani qė jam katandisur si sharabajgė.”
(vazhdon)
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė