Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-02-08, 23:04   #12
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME*****

ORKESTRA E QENIES PA DIRIGJENT
-----------------------------------------------------------------


Korenti u ndėrpre.Errėsira pllakosi sakaq dhomėn e ndenies dhe sytė e mi. Kondicioneri shfryu si njeri i stėrmadh ajrin e fundit tė mbetur nė mushkritė e tij. Heshtje pėr pak caste. Zhurmė lufte erdhi nga jashtė. Si mjete tė motorrizuara tė njė ushtrie qė sapo ka marrė urdhėrin pėr tė sulmuar, gjeneratorėt filluan betejėn me natėn.
Ngrita tė ndenjurat nga kolltuku. Me lėvizje tė verbėta kėrkova cakmakun pėr ti dhėnė paksa dritė vetes. Po mė lodhte. Nuk po e gjeja dot. E gjeta. E ndeza. U vara drejt guzhinės pėr tė marė, e ndezur njė qiri. Fitili ishte ngjitur pas buzėve tė ngrira tė parafinta. Me thonj e ngacmova pėr ta cliruar, pėr ta c’ngjitur, e kokėn t,ja ngre lart. Cakmaku u nxeh. Mė pėrveloi thekshėm gishtin. E kisha mbajtur shumė tė ndezur, apo u bė nevrik me mua? Mos ndoshta u bė xheloz pėr qiriun?! Apo u mėrzit me veten qė vlente aq pak sa pėr tė ndezur dy sekonda njė cigare dhe maksimumi dhjetė sekonda njė qiri?
E lashė tė ftohej pak dhe ti binin nervat e mėrzitshme. Pas pak e shkrepa. Nuk u ndez. E mora me qetėsi pėr ta zbutur. E shkrepa dy, tre herė me pauza, si pėr tu pajtuar. Asgjė. Nervat e tij mė kaluan mua dhe i mbeti dėshpėrimi. E shkrepa disa herė me inat, teksa pėshpėrisja me mllef fjalėn magjike “ndizu”. E pėrplasa diku me forcė. Sherri mes nesh mbaroi. Unė flakėn e vogėl tė tij pėr tė ndezur qiriun qė do tė mė ndriconte paksa dhe ai pėrdorjen. Ndoshta as vetė nuk donte tė pėrdorej mė.
Mblodha sytė e mėsuar tashmė deridiku me errėsirėn dhe i hodha nė ambientin rrotull. Nuk mė zhgėnjyen. E dija qė nuk do mė linin nė baltė. Ndonjėherė nxeheshin edhe ata me mua dhe merrnin flakė, e nxirrnin xixa, por mė donin gjithsesi. Pranonin me dashuri tė pėrdoreshin nga unė. Ndoshta njė ditė do mėrziteshin sė dashuri dhe do mė braktisnin, tė lodhur nga pėrdorimi si cakmaku. Sidoqoftė cakmakė do blija me qindra dhe do ti pėrdorja, hidhja, humbja, por sy qė mė duan dhe i dua vetėm kėta janė.
Me dashurinė e tyre tė pamasė filluan tė mė shquajnė objektet rrotull. Kėmbėt i ndoqėn sytė urtė e butė. Ishin tė hutuara dhe nuk dinin ku tė shkonin dhe aq mė pak se cfarė donin, tė gjorat kėmbė. Mbathėn kėpucėt me nxitim. Duart tė lodhura e djegura me cakmakun, as qė morėn mundimin tė prekin lidhėset e kėpucėve, por dorezėn e derės e ulėn me forcė. E dinin prej kohėsh se ajo dorezė kapricioze vetėm me dhunė merrte vesh. Shpesh ishin tė pavarura dhe as donin t’ja dinin pėr mua. Sidomos me trupat femror e tepronin dhe ndėrhynin vend e pa vėnd me nxitim, megjithėse i urdhėroja tė mos guxonin tė vepronin. Grindeshin me duart e femrave qė donin ti largonin, por mesa dukej e dinin mė mirė se unė, qė trupi trupi i femrave i mundėte duart e veta pėr hir tė kėnaqėsisė qė i jepnin duart e mia.
Kėmbėt tė bezdisura nga kėpucėt e palidhura, shanė duart dhe u varėn shkallėve nė errėsirė. Diku u ngatėrruan nėpėr shkallė. E kuptova fare mirė qė e bėnė me kast. Donin tė mundonin duart qė sakaq u vunė nė veprim dhe u lėshuan nė mur mbėshtetazi pėr tė mos mė lėnė tė thyej turinjtė nga rrengu i kėmbėve. Dhimbėn. Mė erdhi keq pėr to dhe i ulėrita kėmbėve tė bėnin kujdes, madje edhe i kėrcėnova. Qeshėn talltaz me frazėn time kėrcėnuese. E dinin qė pa to nuk bėja dot. Duarve i erdhi nervi nė kulm dhe donte ti godiste, por u tėrhoqėn se dhimbnin nga pėrplasja nė mur. Thellė thellė nuk kishin faj. I kishte lodhur vetmia. Rutina e pėrditshme punė – shtėpi, shtėpi punė. Veprimet e pakta dhe tė njėjta prej kohėsh, i acaronin dhe i bėnin tė grindura.
Me duar e kėmbė tė sherrosura mes vetes dola nė rrugė. Sytė u ankuan. Nuk kishin faj dhe u mundova ti mar me tė mirė. Rruga ishte errėsirė e plotė. I drejtova diku nė njė dritė gjeneratoreske qė fekste disa dhjetėra metra mė poshtė, tek njė lokal. U qetėsuan disi. Sė bashku; sy, duar e kėmbė u nisėm pėr atje. Stomaku u pėrmėnd nga goja qė i lėshoi njė piskamė. U morėn vesh sakaq pėr kafe, njė gotė ėhisky dhe cigare. Tek cigaret sytė u bėnė tė vėmėndshėm dhe u rrotulluan. I drejtuan kėmbėt tek njė kioskė pak pėrpara lokalit, qė ndrydhte sė brėndshmi gjithfarėlloj cikėrrimash dhe njė plak kryecikėrimė tė pėrvuajtur. Duart kapėn paketėn e cigareve. Sytė mė kujtuan pėr njė cakmak. Duart, mosbesuese nga cakmaku qė i pėrvėloi, e shkrepėn disa herė. Punonte. Bėnte njė flakė tė kėndshme dhe tė gėzuar. Ishte cakmak i ri dhe nuk e njihte akoma vuajtjen e pėrdorimit.
Kėmbėt nė paqe me veten, por me inatin e duarve nė kurriz, u lėshuan tė kalojnė ato pak metra qė i ndanin nga lokali. Sytė tė habitur ju lutėn tė ndalojnė. Ndodheshin pėrballė vėshtrimit tė syve tė blertė, tė njė vajze tė hajthme. Njiheshin mes tyre fare mirė, por kishin kohė pa shkėmbyer vėshtrime. Duart u mpinė. Sa e sa herė kohė mė parė kishin shėtitur nė trupin e asaj femre, pėrkėdheltaz me epsh. Kėmbėt ngrinė pa mundur tė lėvizin. Me kėmbėt e saj ishin ngėrthyer nė krevat dikur, ishin lodhur lumturisht nė bregdete mahnitėse dhe lėndina me bar e luleshumėngjyrėshe.
Pas pak sekondash sytė e saj larguan habinė nga sytė e mi. I dhanė dritė, kėrkimtaz falje qė i kishin braktisur prej disa kohėsh. Kishin kujtuar se do tė merrnin mė shumė dritė nga sytė e njė tjetri. Por drita e syve tė mi e futur thellė nė sytė e saj, i kish mbjellė lot pendese dhe mall.
Duart e saj tė lagura me pėrdėllim shtrėnguan me pėrkėdheli duart e mia, tė mpira, tė grindura, tė dhimbura nga pėrplasja nė murin e shkallėve, prej rrengut tė kėmbėve. U ngrohėn, e u drodhėn nga prekja me mall e duarve tė saj.
Kėmbėt puqėn majat e kėpucėve puthtas kėmbėrisht. Si dikur, kėmbėt e mia tė mėdha u tallėn me kėmbėt e saj tė vogla, e kėmbėt e saj duke u pėrkėdhelur pėr brishtėsinė e tyre u tallėn me kėpucėt e palidhura tė kėmbėve tė mia. Mė pas kėmbėt e mia u ankuan. Qė nga braktisja e kėmėbe tė saj, nuk kishin ecur tė zbathura nė bregdet. Nuk kishin shkelur bar tė blertė, e vrapuar mes lulesh shumėngjyrėshe. Kėmbėt e saj, kofshėt ngjitėn pas tė miave trishtueshėm. Pėr lodhjen ngėrthyer mes kėmbėve tė tjera u ankuan. Pėr ecje tė kota pa kuptim nė rrugė pa rrugė, por tė lumtura qė prisnin prej orėsh atė ditė kėmbėt e mia tė dilnin nė rrugė, e pėr ti takuar.
Zemra ime filloi tė rrahė. Atė cast kuptova se e kisha nė gjoks. Ishte harruar nga unė e braktisur deri nė harresėn fatale qė kisha njė zemėr. Kishte ndalur, e zėnė merimanga kaq kohė, e tharė qė ditėn qė zemra e saj e braktisi pėr njė zemėr tjetėr. Zemra e saj u pėrpėlit . Me falje, e pendesė rrjetėn e merimangės mė largoi dhe gjakun e kuq jetdhėnės pikė, pikė si serum e lėshoi ngadalė me dashuri nė zemrėn time.
Buzėt u afruan ngadalė. Puthja e nxehtė shpėrthyese flakėroi. Kėmbė, duar, sy u bėnė njė si dikur dhe goja ngeli pa gojė.


(2 Shkurt 2008/adrian dule)





Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 05-02-08 nė 21:39
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė