Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-02-08, 23:07   #13
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim analize e shkurte nga Legenda

....te i ruajme GISHTERINJET.....na duhen,shuuume....
Korenti u ndėrpre.Errėsira pllakosi sakaq dhomėn e ndenies dhe sytė e mi. Kondicioneri shfryu si njeri i stėrmadh ajrin e fundit tė mbetur nė mushkritė e tij. Heshtje pėr pak caste. Zhurmė lufte erdhi nga jashtė. Si mjete tė motorrizuara tė njė ushtrie qė sapo ka marrė urdhėrin pėr tė sulmuar, gjeneratorėt filluan betejėn me natėn.

....Kush e nderpreu KORENTIN- ENERGJINE????

.....zhurme lufte.... -.mbrenda ne shpirtin e autorit,apo nga jashte..????

beteja me naten...-dhe me te PAPRITURAT qe flejne ne gjirin e saj.....




Ngrita tė ndenjurat nga kolltuku. Me lėvizje tė verbėta kėrkova cakmakun pėr ti dhėnė paksa dritė vetes. Po mė lodhte. Nuk po e gjeja dot. E gjeta. E ndeza. U vara drejt guzhinės pėr tė marė, e ndezur njė qiri. Fitili ishte ngjitur pas buzėve tė ngrira tė parafinta. Me thonj e ngacmova pėr ta cliruar, pėr ta c’ngjitur, e kokėn t,ja ngre lart. Cakmaku u nxeh. Mė pėrveloi thekshėm gishtin. E kisha mbajtur shumė tė ndezur, apo u bė nevrik me mua? Mos ndoshta u bė xheloz pėr qiriun?! Apo u mėrzit me veten qė vlente aq pak sa pėr tė ndezur dy sekonda njė cigare dhe maksimumi dhjetė sekonda njė qiri?

...nje flake qe plagos gishtin -PLAGOSJA e gishtit,a nuk eshte edhe plagosje e SHPIRTIT????

nje flake,sa nje shkendije,e cila do te rritet pa dyshim,dhe ka droje e kaplon tere trupin....e merr dhene...





E lashė tė ftohej pak dhe ti binin nervat e mėrzitshme. Pas pak e shkrepa. Nuk u ndez. E mora me qetėsi pėr ta zbutur. E shkrepa dy, tre herė me pauza, si pėr tu pajtuar. Asgjė. Nervat e tij mė kaluan mua dhe i mbeti dėshpėrimi. E shkrepa disa herė me inat, teksa pėshpėrisja me mllef fjalėn magjike “ndizu”. E pėrplasa diku me forcė. Sherri mes nesh mbaroi. Unė flakėn e vogėl tė tij pėr tė ndezur qiriun qė do tė mė ndriconte paksa dhe ai pėrdorjen. Ndoshta as vetė nuk donte tė pėrdorej mė.
Mblodha sytė e mėsuar tashmė deridiku me errėsirėn dhe i hodha nė ambientin rrotull. Nuk mė zhgėnjyen. E dija qė nuk do mė linin nė baltė. Ndonjėherė nxeheshin edhe ata me mua dhe merrnin flakė, e nxirrnin xixa, por mė donin gjithsesi. Pranonin me dashuri tė pėrdoreshin nga unė. Ndoshta njė ditė do mėrziteshin sė dashuri dhe do mė braktisnin, tė lodhur nga pėrdorimi si cakmaku. Sidoqoftė cakmakė do blija me qindra dhe do ti pėrdorja, hidhja, humbja, por sy qė mė duan dhe i dua vetėm kėta janė.


SYTE - pjesa me VIGJILENTE,apo dylbite qe sodisin Boten,e edhe ne ERRESIRE....

SYTE si pjesa me e vlefshme....cilet jane keta?

me te cilet prezentojme Shpirtin ne boten qe na rrethon...


Me dashurinė e tyre tė pamasė filluan tė mė shquajnė objektet rrotull. Kėmbėt i ndoqėn sytė urtė e butė. Ishin tė hutuara dhe nuk dinin ku tė shkonin dhe aq mė pak se cfarė donin, tė gjorat kėmbė. Mbathėn kėpucėt me nxitim. Duart tė lodhura e djegura me cakmakun, as qė morėn mundimin tė prekin lidhėset e kėpucėve, por dorezėn e derės e ulėn me

ehhh cili artist i don lidhsat,asnje,te gjith e duan lirine....jo lidhje...

forcė. E dinin prej kohėsh se ajo dorezė kapricioze vetėm me dhunė merrte vesh. Shpesh ishin tė pavarura dhe as donin t’ja dinin pėr mua. Sidomos me trupat femror e tepronin dhe ndėrhynin vend e pa vėnd me nxitim, megjithėse i urdhėroja tė mos guxonin tė vepronin. Grindeshin me duart e femrave qė donin ti largonin, por mesa dukej e dinin mė mirė se unė, qė trupi i femrave i mundėte duart e veta pėr hir tė kėnaqėsisė qė i jepnin duart e mia.

kjo lufte e mbrendshme me gjymtyre,pjeset e nje trupi....koordinimi i te cilave vie me pas spntanishte,indirekt nen komanden e UNI-it....

....Energjia derdhej nga nje trup ne trupin tjter,e trupi i dyte mblidhte forcen dhe kanalizonte ne nje qellim -ne hapjen e nje PORTE-qe te dilej nga erresira....


Kėmbėt tė bezdisura nga kėpucėt e palidhura, shanė duart dhe u varėn shkallėve nė errėsirė. Diku u ngatėrruan nėpėr shkallė. E kuptova fare mirė qė e bėnė me kast. Donin tė mundonin duart qė sakaq u vunė nė veprim dhe u lėshuan nė mur mbėshtetazi pėr tė mos mė lėnė tė thyej turinjtė nga rrengu i kėmbėve. Dhimbėn. Mė erdhi keq pėr to dhe i ulėrita kėmbėve tė bėnin kujdes, madje edhe i kėrcėnova. Qeshėn talltaz me frazėn time kėrcėnuese. E dinin qė pa to nuk bėja dot. Duarve i erdhi nervi nė kulm dhe donte ti godiste, por u tėrhoqėn se dhimbnin nga pėrplasja nė mur. Thellė thellė nuk kishin faj. I kishte lodhur vetmia. Rutina e pėrditshme punė – shtėpi, shtėpi punė. Veprimet e pakta dhe tė njėjta prej kohėsh, i acaronin dhe i bėnin tė grindura.
Me duar e kėmbė tė sherrosura mes vetes dola nė rrugė. Sytė u ankuan. Nuk kishin faj dhe u mundova ti mar me tė mirė. Rruga ishte errėsirė e plotė. I drejtova diku nė njė dritė gjeneratoreske qė fekste disa dhjetėra metra mė poshtė, tek njė lokal. U qetėsuan disi.

Sė bashku; sy, duar e kėmbė u nisėm pėr atje. Stomaku u pėrmėnd nga goja qė i lėshoi
njė piskamė.

U morėn vesh sakaq pėr kafe, njė gotė ėhisky dhe cigare. Tek cigaret sytė u bėnė tė vėmėndshėm dhe u rrotulluan. I drejtuan kėmbėt tek njė kioskė pak pėrpara lokalit, qė ndrydhte sė brėndshmi gjithfarėlloj cikėrrimash dhe njė plak kryecikėrimė tė pėrvuajtur. Duart kapėn paketėn e cigareve. Sytė mė kujtuan pėr njė cakmak. Duart, mosbesuese nga cakmaku qė i pėrvėloi, e shkrepėn disa herė. Punonte. Bėnte njė flakė tė kėndshme dhe tė gėzuar. Ishte cakmak i ri dhe nuk e njihte akoma vuajtjen e pėrdorimit.
Kėmbėt nė paqe me veten, por me inatin e duarve nė kurriz, u lėshuan tė kalojnė ato pak metra qė i ndanin nga lokali. Sytė tė habitur ju lutėn tė ndalojnė.

Ndodheshin pėrballė vėshtrimit tė syve tė blertė, tė njė vajze tė hajthme. ....-apo ndodheshin te gjithe sy,kembe,duar,kurriz,stomak e goje para nje SFIDE????....

...hmm,ngjyra e blerte....pra nje SFIDE qe duhet te perballohet me nje NGJYRE TE BLERTE...misterin e te ciles e din vetem AUTORI.


Njiheshin mes tyre fare mirė, por kishin kohė pa shkėmbyer vėshtrime. Duart u mpinė. Sa e sa herė kohė mė parė kishin shėtitur nė trupin e asaj femre, pėrkėdheltaz me epsh. Kėmbėt ngrinė pa mundur tė lėvizin. Me kėmbėt e saj ishin ngėrthyer nė krevat dikur, ishin lodhur lumturisht nė bregdete mahnitėse dhe lėndina me bar e luleshumėngjyrėshe.
Pas pak sekondash sytė e saj larguan habinė nga sytė e mi. I dhanė dritė, kėrkimtaz falje qė i kishin braktisur prej disa kohėsh. Kishin kujtuar se do tė merrnin mė shumė dritė nga sytė e njė tjetri.

Por drita e syve tė mi e futur thellė nė sytė e saj, i kish mbjellė lot pendese dhe mall......-largimi i nje PJESE nga TRUNGU i saj,per nje kohe...por ?


Duart e saj tė lagura me pėrdėllim shtrėnguan me pėrkėdheli duart e mia, tė mpira, tė grindura, tė dhimbura nga pėrplasja nė murin e shkallėve, prej rrengut tė kėmbėve. U ngrohėn, e u drodhėn nga prekja me mall e duarve tė saj.

Kėmbėt puqėn majat e kėpucėve puthtas kėmbėrisht.


Si dikur, kėmbėt e mia tė mėdha u tallėn me kėmbėt e saj tė vogla, e kėmbėt e saj duke u pėrkėdhelur pėr brishtėsinė e tyre u tallėn me kėpucėt e palidhura tė kėmbėve tė mia. Mė pas kėmbėt e mia u ankuan. Qė nga braktisja e kėmėbe tė saj, nuk kishin ecur tė zbathura nė bregdet. Nuk kishin shkelur bar tė blertė, e vrapuar mes lulesh shumėngjyrėshe. Kėmbėt e saj, kofshėt ngjitėn pas tė miave trishtueshėm. Pėr lodhjen ngėrthyer mes kėmbėve tė tjera u ankuan. Pėr ecje tė kota pa kuptim nė rrugė pa rrugė, por tė lumtura qė prisnin prej orėsh atė ditė kėmbėt e mia tė dilnin nė rrugė, e pėr ti takuar.
Zemra ime filloi tė rrahė. Atė cast kuptova se e kisha nė gjoks. Ishte harruar nga unė e braktisur deri nė harresėn fatale qė kisha njė zemėr. Kishte ndalur, e zėnė merimanga kaq kohė, e tharė qė ditėn qė zemra e saj e braktisi pėr njė zemėr

....merimanga eshte mbrojtje...

tjetėr. Zemra e saj u pėrpėlit . Me falje, e pendesė rrjetėn e merimangės mė largoi dhe gjakun e kuq jetdhėnės pikė, pikė si serum e lėshoi ngadalė me dashuri nė zemrėn time.
Buzėt u afruan ngadalė. Puthja e nxehtė shpėrthyese flakėroi. Kėmbė, duar, sy u bėnė njė si dikur dhe goja ngeli pa gojė.
(2 Shkurt 2008/a.dule)

************************************************** ******************************


........ne shikim te pare gjate leximit tregimi ngjan ne nje PIKTURE APSTRAKTE-SUREALIZEM,,,qe eshte shuuume e THELLE.
gjymtyre te hedhura ne skaje diametralishte te kunderta,dhe te keputara njera me tjetren,...gishti,dora,kemba,goja,stomaku,syri...t e hudhura neper skajet e nje dhome-nje REALITET qe DHEMB,,,qe autori mundohet te i ve ne koordinim,te iu caktoj detyrat dhe te i orientoj te gjitha ne nje qellim,....ne nje shteg...pra BETEJA ME NATEN....e ne NATE fshehen lloj lloj HIJE dhe HIJENA....

a eshte ai shtegu i DASHURISE,apo,ndonje shteg tjeter...C““fare fshehet ne PRAPASKENE???
sigurisht nje qellim me MADHOR,nje IDEAL......


.....dhe TERRI qe ka mbulu cdo gje rreth UNIT i cili ne lufte me veteveten me pjeset e Tij,te shkaperderdhura,qe mundohet te i permbledh,te gjitha ne nje TRUP-TRUNG,,,nen nje UN- pra nen nje UDHEHEQJE....

dhe te fillojne se pari me nje ndezje flake,me nje SHKENDIJ-e cila patjter se me vone do te behet e madhe,e ndoshta edhe do te kaploj dhene....


dhe duart jo nuk duan te lidhin lidhsat ( ...koencidence,por kjo eshte shprehia ime,ahaha,sa here qe mbath kepuce me lidhsa,nuk i lidhi kurre ,ashtu dal ne qytet-e kam paksa IMIXH-por cili shpirt artisiti i do lidhsat,e,asnjeni...te gjithe e duam lirine...)...ehhhh,CILI ia lidh kembet VETES????...

dhe kemba kembesishte,bie ne puthje me majen e kepuces-kisha me pagezu kete metafor-SURELIZEM I LLOJIT TE SALVADOR DALIT.

-kreativiteti i autorit verehet dukshem,ai pos metaforave,krijon fjale te reja ,gje qe me magjeps:
"
Kėmbėt puqėn majat e kėpucėve puthtas kėmbėrisht. "....kemberisht,e pra KEMBERISHT,se si do te puthnin kembet ndryshe pos qe kemberisht.....

......dikur duhet menduar edhe per stomakun,...ah ,ekonomiaaaa,po ketu goja cilin AUTORITET e luan,si duket DIKTATORIN,goja ulerine...urdheron ....
por merren sakaq vesh per nje Kaffe,per nje UISKI,arijne te mbyllin se bashku nje KOMPROMISS,...dalengadale edhe duart edhe kembet edhe goja e stomaku po beheshin -NJE.....po beheshin nje TRUP-TRUNG nen nje UDHEHEQJE-UNI,,,
dhe se fundi po bashkohen me trupin tjeter...qe aq shume i ka munguar pjeses se vet.....


..po SYTE????

Ata derdhen ENERGJINE ne syte binjak ,te cilet filluan te RI_NGJALLEN....
SHPIRTI perjetoi RI_NGJALLJEN...


kam edhe shuuume,e shuuume per te thene....sikurse ky tregim i paperfunduar...

Legenda


Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 04-02-08 nė 23:13
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė