Tema: Ali podrimja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-04-04, 22:36   #1
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Ali podrimja

Interviste Ali Podrimja: KEMI KRIJUAR ATDHEUN SHPIRTEROR, KU S'KA MURE...



Marre nga gazeta Koha Jone:

KEMI KRIJUAR ATDHEUN SHPIRTEROR, KU S'KA MURE E GJERA TE TRISHTA

Me poetin e madh kosovar Ali Podrimja

Bashkebisedoi: Mark Simoni

-Cfare mendoni per nivelin e kembimeve te kultures ne te dy anet e kufirit?

-Megjithese vendet tona i konsiderojme te pavarura dhe shtete me vete, une konstatoj se mungon komunikimi normal mes shqiptareve. Perse ndodh kjo? As vete nuk e di. Por duhet bere cmos te rrenohet edhe ai muri qe ekziston ne logjiken e akcilit njeri tone, qofte ne pushtet apo intelektual. Ne nuk ben ta shohim veten perhere xhuxhe, sepse perpara botes dalim qesharake dhe deshmojme propaganden e fqinjve tane qe na konsiderojne ende si fis. Shqiptaret e dy aneve duhet te binden, se pari, se vetem si komb mund ta realizojme endrren tone.

-Cili eshte Ali Podrimja, si shkrimtar e si qytetar ne keto momente?

-Ne keto caste jam nje shqiptar i pakenaqur me vetveten dhe me ate qe me rrethon. E them kete se ajo qe ndodh shpesh eshte pjese edhe e elaborateve te huaja. Ne duhet te besojme ne fjalen dhe mendimin tone. Perkundrazi, cdo perpjekje e njeriut tone si individ do te shkoje dem. Qe kjo te mos ndodhe, ne duhet ta shikojme secilin krijues e intelektual si pjese e shoqerise shqiptare, e cila e kerkon veten ne familjen europiane.

-Ku eshte pika juaj e ndodhjes ne boten e madhe te letrave?

-Si shkrimtar, jam aty ku eshte edhe fjala ime, ku eshte edhe mendimi im dhe prania ime. E, kjo ka nje hapesire mjaft te madhe.

-Shpeshhere edhe ju kane kritikuar. Perse ka ndodhur kjo?

-Une kam deshire edhe te me kritikojne sepse vetem ashtu mund te korrigjoj ndonje lajthitje timen, por edhe te depertoj ne ceshtje qe kerkojne te shoshiten. Une nuk di krijues, qofte ai i letersise shqipe, apo i metropoleve qe nuk kane kaluar permes ferkimeve. Bile, me ca qe me kritikojne e pi dhe ndonje kafe. Asgje ne jete nuk eshte e persosur. Perse duhet te jene krijuesit perjashtimi i ketij rregulli?

-A mund te flasim pak edhe per angazhimet e koheve te fundit ne letersi?

-Kam ne gjendje doreshkrimi dy libra qe dalin kete vit. Njeri titullohet "Gjysme fotografia" qe do te thote "Gjysme Shqiperia", ndersa tjetri deri ne tani titullohet "Kur mungon atdheu". Ne, shqiptaret e Kosoves ka mbi nje shekull e gjysme qe na mungon, por megjithate ne kemi krijuar ate atdheun shpirteror ku s'ekzistojne mure e as gjera te tjera te trishta. Kete duhet ta lexojme me kujdes nga akcili shkrimtar qe vjen nga Kosova.

-C'ndjesi provoni kur vini ne Shqiperi?

-Une kur shkel ne Shqiperi, vij i cliruar, si nje shqiptar qe si perket asnje partie dhe qe partite ne Shqiperi i konsideroj si problem i i shqiptareve te krahut tuaj. Une perkrah opsionet demokratike, por kurre nuk dua te behem pjese e ferkimeve te asnje partie, mbasi te gjitha i konsideroj he jane shqiptare.

-Duke patur parasysh se shkrimtaret perbejne nje nga komunitetet me sendimentin me te larte, a mund te na thoni se cfare keni ndjere ne momentet kur shqiptaret jane vene ne proven e rrezikut e te fatkeqesive?

-Kam percjelle me dhimbje te madhe ngjarjen tragjike te 9 janarit. Sic duket, mbasi toka eshte mbushur me varre, tani e ka radhen deti. Nuk e di nese nenat e miqte tane kane per te mundur te na i gjejne varret. Dikur kishte varre vetem ne dhe te zi (sic thote populli yne) ndersa tani varret i kemi edhe te kalter, ne krah te ndonje pulebardhe. I dhimbshem e trondites ky realitet...

-C'raporte keni me miqte tuaj dhe si ndiheni ne respektin, dashurine e vemendjen e tyre?

-Shkelqyer. Driteroin e kam mik nga ditet e para, qysh kur fillova te shkruaj poezite e para. Mik e kam edhe Ismail Kadarene, me te cilin nganjehere dhe grindemi per ceshtje letrare. Por, kur vij ne Shqiperi, nuk mund te mos iu pi kafene Moikom Zeqos, Besnik Mustafait, Xhevahir Spahiut, e deri tek me te rinjte. Une nuk mund t'i shikoj shqiptaret te ndare, sepse jam edukuar ne nje familje qytetare, sic eshte Gjakova, familje e shume burrave te kombit qe te keqen nuk e shohin vecse perreth. E, fatkeqesisht, ne merremi pak si teper me vetveten, ne nje kohe kur na duhet te mposhtim imazhin e se keqes per neve.

-Cili eshte formati i prezantimit te kultures shqiptare neper bote, sipas mendimit tuaj?

-Vetem si etni, ku do te merrnin pjese krijuesit e te gjithe trojeve shqiptare qe nderojne kombin.

-Cfare duhet te rregulloje shoqeria jone nga regjistri i marredhenieve mes njeri-tjetrit?

-Patjeter qe duhet t'i leme ferkimet dhe te mendojme per te ardhmen tone, per besimin tone, mes nesh dhe t'i kujtojme me shpesh Rilindasit qe vertet ishin me te mencur se ne, sidomos kur ishte ceshtja e kombit. Nje mik i imi, Azem Shkreli, thoshte "nuk eshte poet ai nese s'vdes edhe per nje varr".

Kete varg po e perifrazoj: nuk eshte shqiptar, ai qe ne fatkeqesine e popullit kerkon perfitimin e vet.

Ju kerkoj me zemer ne dore juve te Shqiperise se vjeter, te beni kujdes edhe per pavaresine e Kosoves. Ne nuk dime me cka te merremi tani, kur ferkimet, ne te dy anet tensionohen e behen sic e deshiron ora e fqinjve tane, qe aq shume e aq gjate na kane pare keqas.


__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante