Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-03-06, 17:30   #327
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nje muaj pa Presidentin Rugova

Engjujt ndėrrojnė jetė duke fluturuar - Vdekja tė gjithė i palos pėrtokė, vetėm engjėjt vdesin nė qiell, ndėrrojnė jetė duke fluturuar! - Ata nuk bijnė pėrtokė, nė fakt ata nuk vdesin kurrė, ata ngjiten mė lart! - Ata shkojnė nė parajsė! Lum Engjėjt pėr vdekjen e tyre! Shkruan: Bajrush MORINA “Oh Zoti im!”. Mbase kjo ka qenė ofshama e fundit para se Atij t’i binte shkopi prej dore (bambusi te Ghandi). Ka disa ditė qė Ai mbahej me shkopin e tij ndihmės, saherė qė ngrihej nga shtrati dhe bėnte ndonjė hap nėpėr dhomė. Ai nuk preferonte tė ecte me shkop ndihmės por mjekėt ia preferuan, mjekėt amerikanė. Ai kishte besim tė madh te Amerika, Ai kishte besim tė madh te Zoti. * * * Njė foshnje trejavėshe po dėneste sė qari, kur u dėgjuan do krisma. Vaji i foshnjes jehoi deri vonė nė janarin e ftohtė tė Dimrit tė Madh, derisa krismat u tretėn nė male. Ky vaj nuk pushoi asnjėherė ne jetė nga pėrkėdhelja e babait. Ai u rrit jetim pa babė. Si “djalė i nėnės” shkoi nė shkollė me “vonesė” por si bir i babės martir u pėrgatit si ėshtė mė sė miri nė jetė. Pyetni jetimėt pa prind sa e rėndė ėshtė jeta pa prind, pėrkėdhelni kokėn e fėmijėve jetimė tė Kosovės, sa tė brishta i kanė flokėt, fshijuani lotėt nė faqe sa tė ngrohta i kanė fytyrat, merrni nė pėrqafim sa tė pėrmallshėm qė janė ata, fėmijėt jetimė tė Kosovės qė janė pa babė apo pa nėnė, tė vrarė nė luftė! Ai u rrit pa baba, pa pėrkėdheljen dhe pėrqafimin e babait, me vaj nė buzė e me lot nė faqe, pa babain qė t’ia ndalė vajin e t’ia fshijė lotin. Ai kurrė nė jetė nuk pati kė ta thėrriste me emrin: baba! Vėjeni dorėn nė zemėr: paramendojeni veten pa njėrin prind, qė nuk e keni parė kurrė nė jetė! Apo, aq mė rėndė: merreni me mend jetėn e fėmijėve tuaj pa njėrin prind! Ah ēfarė dhembje nė shpirt! Mos mendoni mė kėshtu se do tė ju mbushen sytė me lot. Por dijeni, dijeni mirė se Ai u rrit me sy tė pėrlotur sa herė qė shihte ndonjė fotografi tė babait apo sa herė qė nėna i fliste pėr babain “...qė njė ditė do tė kthehet nė shtėpi”. * * * Derisa rrugėt vlonin nga truma e masės, njė mendje me njė pendė nė dorė po shkruante ligjin e tė drejtės, tė lirisė, tė paqes, tė pavarėsisė. “Ata po na gjuajnė me plumba vdekjeprurės, e ne do t’ua kthejmė me pėllumba tė paqes. Ne jemi kundėr dhunės. Ne duam qė me paqe e me dialog t’i zgjidhim mosmarrėveshjet tona. Ne e duam lirinė dhe Pavarėsinė qė na takon. Pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja zgjidhje qė do ta qetėsonte rajonin dhe kėtė pjesė tė Evropės e tė botės. Unė insistoj qė Pavarėsia e Kosovės tė njihet sa mė parė drejtpėrdrejtė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimi Evropian”. Kjo ishte filozofia mė e thjeshtė politike qė predikoi Ai pėr gati dy decenie. Gjithēka tjetėr pėrtej kėsaj filozofie politike ishte ose aventurė e pėrgjakshme ose lojė e rrezikshme me zjarr, ose edhe prapaskenė jo e ndershme politike. Atij ia kanė vrarė babain serbėt kur ka qenė vetėm foshnje trejavėshe, tė tjerėt ose i kanė patur prindėrit ambasadorė nė Meksikė e Spanjė ose shefa tė UDB-sė serbe nė Kosovė! Ai ka guxuar i pari tė flasė kundėr okupimit serb. Madje edhe ka kėrcėnuar se “...Nė qoftė se Serbia pėrpiqet qė pėrsėri tė shtyp identitetin tonė kombėtar, atėherė do tė ketė njė kryengritje. Unė vetėm mund t’i paralajmėroj serbėt: edhe ata janė njė popull i vogėl!”. Tė tjetėr nė kėtė kohė ose kanė studiuar e jetuar nė Beograd, ose kanė formuar degė tė UJD-it nė Prishtinė. Vetėm Ai ka organizuar referendumin, zgjedhjet paralele, formimin e Institucioneve paralele.... Tė tjetėr ose e ftonin popullin tė dilnin e zgjedhje tė Serbisė ose “varrosnin dhunė” me arkivole tė zbrazura dhe bėnin zhurmė nga ballkonet me ēelėsa tė banesave e tė veturave. Ai dhe vetėm Ai pati guximin tė kthehej dhe tė qėndronte nė Kosovė pas pėrfundimit tė Konferencės sė Rambujesė nė Parisė. Tė tjerėt ose u vendosėn nė hotelet luksoze tė Tiranės, ose e ftonin popullin qė mos tė largohet nga Kosova ndėrkaq vetė, rruanin mjekrrat, mbulonin fytyrat dhe si lepujt (pardon: si “komandantėt e Ballacės”) kalonin kufirin pėr nė Maqedoni. Tė vėrtetėn pėr dhunėn e krimet serbe si dhe arrestimin e dhunshėm e dėshmoi vetėm Ai nė Tribunalin e Hagės. Tė tjetėr ose dėshmuan pėr takimet e fshehta me Stanishiqin e bashkėpunėtorėt e tyre nėpėr banesat private duke u servuar atyre edhe mish derri, ose i hanin fjalėt e tyre duke thėnė se; “..nuk mė kujtohet kur jam zgjedhur komandant apo nuk mė kujtohet kur ka ndodhur kjo ose ajo betejė!” Vetėm Ai i fitoi katėr herė zgjedhjet e lira tė pas luftės nė Kosovė. Tė tjetėr shpresonin nė “mėshirėn” e tij ose nė fitoret qė do t’i korrin nė zgjedhjet e vitit 2222. Vetėm Ai fliste pa ndėrprerė pėr Pavarėsinė dhe kėrkonte njohjen e drejtpėrdrejtė tė Pavarėsisė sė Kosovės. Tė tjerėt ose kėrkonin konferenca e takime ose edhe Pavarėsi tė cunguar e tė kushtėzuar. Dhe nė fund.... Nė fund vetėm para Tij u pėrkul i gjithė populli i Kosovės dhe shprehėn dhembje mbarė bota demokratike perėndimore. Pėr tė tjerėt do tė marrim vesh herdokur vetėm pėrmes pėrkujtimeve nė faqet e fundit tė gazetave. * * * Vdekja tė gjithė i palos pėrtokė, vetėm engjėjt vdesin nė qiell, ndėrrojnė jetė duke fluturuar! Ata nuk bijnė pėrtokė, nė fakt ata nuk vdesin kurrė, ata ngjiten mė lart! Ata shkojnė nė parajsė! Lum Engjėjt pėr vdekjen e tyre!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė