Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-01-08, 04:48   #52
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Ne postimin e fundit gjej plot shtremberime dhe ekzagjerime. Na del se Skenderbeu ka pas kryesisht prirje per aleance me sllavet/greket/ortodoksine dhe jo me latinet/katolicizmin, gje qe nuk qendron as historikisht as llogjikisht. Sic e dim shum mire Skenderbeu i varte shpresat nga Perendimi nga ku vinte dhe ndihma kryesore (p.sh. traktati i Getes ne 1451). Pastaj ca kuptim ka te kembengulesh ne aleance me princat e dobet serbe/greke qe ishin dorezuar dhe kishin pranuar vasalitetin ndaj sulltanit ne krahasim me Perendimin te cilin Sulltani nuk e kishte ne dore dhe ishte me i fuqishem se vasalet serbe/greke. Pastaj nje aleance e ketille mund ti kushtonte edhe humbjen e mbeshtetjes nga Perendimi per arsye fetare.

Me sa di marredhenja midis Skenderbeut e Brankovicit ka qen zakonisht neutrale/paqesore dhe disa here armiqesore, si psh sulmet e Skenderbeut kunder Brankovicit ne 1444 e 1448 kur Brankovici pengonte veprimet anti-turke te Skenderbeut. Nuk di qe Skenderbeu te ket ndihmuar ndonjeher Brankovicin kunder Dukagjinit.

Pastaj se kush ka qen armiku me i rrezikshem eshte nje term relativ dhe nuk eshte e vertet qe turku ka qen gjithmon rreziku me i vogel, dhe se e vetmja alternative ishte aleanca me serbet/greket. Skenderbeu kishte alternativen e trete, aleance me latinet qe vertet ishte rreziku me i vogel ne krahasim me turqit/greket/serbet.

Sa per manipulimin e Skenderbeut nga latinet, kjo eshte e vertet, ata me shum na prishin pune se sa na ndihmuan. Ata paten humbje po jo aq sa ne. Sa per hungarezet nuk mund te them te njejten gje se dhe ata luftuan shum ashper dhe pesuan humbje me te medha se ne. Ndersa ne lidhje me serbet greket nuk shikoj ndonje perfitim se ata ishin te pushtuar ne kohen e Skenderbeut dhe nuk mund ta perdornin luften e shqiptarve ne avantazhin e vet.
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė