Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-07-05, 22:17   #14
PersonX
 
Anėtarėsuar: 23-05-05
Postime: 57
PersonX e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek PersonX
Gabim

Imam Buhariu

Falėnderimi dhe lavdėrimi i takon vetėm All-llahut subhanehu ue teala, Dhuruesit tė gjitha tė mirave, paqa dhe mėshira e Tij qoftė mbi tė Dėrguarin e Tij, familjen e tij, shokėt e tij dhe mbi gjithė ata qė e pasojnė nė mėnyrėn mė tė mirė. Prej begative mė tė mėdha qė All-llahu subhanehu ue teala na ka dhuruar janė dijetarėt e Islamit. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė: "Dijetarėt janė zėvendės tė pejgamberėve".

Kėtė po e shohim dita ditės dhe po bindemi edhe mė tepėr nė fjalėt e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Ēdoherė kur kemi nevojė pėr sqarim tė diēkaje nga feja jonė patjetėr duhet t'u kthehemi dijetarėve se ata e dijnė mė sė miri se ēka ėshtė e mira dhe e kundėrta e saj. All-llahu subhanehu ue teala na ka urdhėruar pėr kėtė duke thėnė: "Pyetni dijetarėt pėr atė qė nuk dini…" Prej ulemave mė me peshė nė historinė Islame ėshtė dijetari i njohur Imam Buhariu, i cili ka qenė njėri prej shkaqeve pėr t'u ruajtur Islami ashtu si ka zbritur.
Emri i tij i plotė ėshtė Ebu Abdil-lah Muhammed ibėn Ismail ibėn Ibrahim ibėn Mugireh ibėn Berdizbeh el-Xhu'fij el-Buhari. Eshtė bėrė i njohur vetėm si Buhariu, e ky ėshtė emėr i qytetit ku ka lindur, qytet qė ishte prej qendrave tė diturisė. Lindi mė 13 Shevval tė vitit 194 tė Hixhrit ose 810 sipas Isaut alejhi selam. U rrit nė shtėpi tė ndershme dhe me plotė dituri, ngase i ati i tij ka qenė prej dijetarėve dhe prej transmetuesve tė hadithit. Por vdiq duke qenė Buhariu ende i mitur. Filloi tė kujdeset pėr tė e ėma, e cila ishte grua e mirė dhe e devotshme.
Pėrmendet nė disa libra se Buhariu nė vegjėli kishte humbur pamjen, e ajo e luste All-llahun subhanehu ue teala shumė pėr t'ia kthyer pamjen, e shtoi aq shumė lutjen saqė pa nė ėndėrr Ibrahimin alejhis selam i cili i tha: All-llahu i ktheu pamjen birit tėnd. Kur pa, me tė vėrtetė ishte ashtu. Nga ky rast mėsojmė edhe rėndėsinė e lutjes sė sinqertė.
Filloi mėsimin e tij nėpėr dijetarėt e vendit tė tij dhe pėrparonte shumė shpejt, sidomos nė shkencėn e Hadithit. Nė kėtė kohė kishte dhjetė vjet ose mė pak. Njė ditė duke qenė te njėri prej dijetarėve qė quhej ed-Dahili i cili duke pėrmendur njė zinxhir tė hadithit tha: "transmeton Sufjani nga Ebu Zubejri nga Ibrahimi", Buhariu i tha se Ebu Zubejri nuk ka transmetuar nga Ibrahimi. Ky filloi ta qortojė, por Buhariu i tha: "Shiko nė libėr", ai shikoi dhe pastaj i tha: "Mė trego si ėshtė", dhe Buhariu i tregoi se ai nuk ėshtė Ebu Zubejri por Zubejri, dhe dijetari pa kurrfarė mendjemadhėsie e pranoi gabimin dhe e pėrmirėsoi atė qė e kishte tė shkruar. Nė moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeēare kishte mėsuar pėrmendėsh disa prej librave tė hadithit. Nė kėtė moshė shkoi nė haxh sėbashku me tė ėmėn dhe vėllain e tij, pas haxhxhit vendosi tė qėndrojė nė Meke pėr tė pėrfituar pre j dijetarėve qė gjinden aty, e mė pas shkoi nė Medine e aty shkroi librin et-Tarih (Historia), para kėtij libri kishte pėrpiluar edhe libėr tjetėr "Kadajas sahabeti uet tabiin"(Ēėshtje tė sahabėve dhe tabiinėve). Kėtė e kishte shkruar nė moshėn tetėmbėdhjetė vjeēare. Udhėtimet e tij nėpėr qendrat e diturisė u shtuan shumė, gjithė kėtė e bėnte pėr tė kėrkuar diturinė nga mė shumė dijetarė. Prej vendeve qė ka kėrkuar dituri janė: Meke, Medine, Sham, Egjipt, Har-ran, Musil, Basra, Kufe, Bagdad, Hurasan, Irak etj. Udhėtimi i tij nėpėr kėto vende i bėri shumė dobi sepse ai ishte i zellshėm gjatė kėrkimit tė diturisė, meditonte ēdoherė dhe e pėrsėriste atė qė kishte mėsuar.
Njėri prej nxėnėsve tė tij tregon se njėherė ka qenė nė shtėpinė e Buhariut rahimehull-llah dhe thotė: "Gjatė natės kam numruar se ėshtė ngritur nga shtrati mė shumė se pesėmbėdhjetė herė, e ndizte qirinė dhe shkruante atė qė pėrfitonte duke medituar rreth ajeteve dhe haditheve".
Dijetarėt prej tė cilėve pėrfitoi janė shumė, ngase kishte udhėtuar nė shumė vende, ashtuqė ka dėgjuar dhe ka shkruar nga 1080 dijetarė. Kėtė e ka arritur ngase herėt filloi me kėrkimin e diturisė. Nuk mundemi t'i pėrmendim as njė numėr tė vogėl prej dijetarėve tė tij, por mund tė pėrmendim se dijetarėt mė me ndikim tek ai kanė qenė: Ahmed ibėn Hambeli, Is'hak ibėn Rahujeh, Jahja ibėn Mein dhe Alij ibėn Medini.
Thotė Buhariu rahimehull-llah: "Nuk e kam ndier veten tė vogėl nė dituri, pos kur kam qenė para Alij ibėn Medinit", kur kjo fjalė iu transmetua Alijut, ai tha: "Lėreni atė qė thotė ai, ai ende nuk ka takuar dikėnd tė ditur sikur qė ėshtė ai vetė"(d.m.th. nuk ka mė tė ditur se Buhariu).
Prej nxėnėsve mė tė njohur tė tij janė: Ebul Husejn, Muslim ibėn Haxhxhaxh, Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Hatem, Ebu Zur'ah, Ibėn Huzejme dhe tjerė.
Ėshtė mirė tė pėrmendim disa fjalė tė dijetarėve qė kanė folur pėr tė, nėse dėshirojmė tė mėsojmė edhe mė mirė vlerėn qė e ka ky dijetar i famshėm nė Islam. Thotė Hani' ibėn Nadhar: "Ishim njėherė te Muhamed ibėn Jusuf nė Sham, tė gjithė ishim tė rinj dhe dėfrehenim (me lojėra tė tė rinjve), ndėrsa Buhariu nuk na shoqėronte nė kėto gjėra por i ishte dhėnė pas diturisė".
Is'hak ibėn Rahujeh thotė: "O ju njerėz, pėrfitoni nga ky djalosh, sepse po tė kishte qenė ky djal edhe nė kohėn e Hasan el-Basriut, do tė kishin pasur nevojė njerėzit pėr diturinė e tij".
Ibėn Ebi Shejbe thotė: "Nuk kemi parė asnjėherė sikur Buhariu"
Ibnu Huzejme thotė: "Nėn kėtė Qiell nuk kam parė njeri mė tė ditur nė hadith dhe me memori mė tė fortė se sa Muhammed ibėn Ismail el-Buhari" Muslimi pas njė polemike qė kishte me Buhariun i tha: "Ty nuk tė urren pos atij qė ėshtė xheloz dhe dėshmoj se nė kėtė botė nuk ka sikur ti"
Buhariu rahimehull-llah ka qenė njeri i menēur, ka pasur memori tė shpejtė dhe tė fortė, nga memoria qė kishte habitet ēdo njeri, sa pėr ilustrim do tė pėrmendin rastin e njohur qė i ndodhi kur shkoi nė Bagdad. Aty njerėzit kishin dėgjuar pėr Buhariun dhe memorin (hifdhin) qė kishte, ashtuqė donin tė binden nė kėtė. Vendosėn tė marrin dhjetė njerėz, secilit prej tyre t'ua japin nga dhjetė hadithe, por duke i pėrzier zinxhirin e ēdo hadithi me tekstin e hadithit tjetėr. Ashtu edhe bėnė. Kur erdhi Buhariu, u mblodhėn nė njė tubim dhe filloi i pari prej atyre tė dhjetėve: "transmeton filani nga filani se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė kėshtu kėshtu" Buhariu tha: "Nuk e di", vazhdoi hadithin e dyte, tė tretin, tė katėrtin, por Buhariu vazhdimisht thonte: "Nuk e di". Disa prej atyre qė ishin prezent menduan se e mashtruan, por ata qė ishin mė tė ditur nė mesin e tyre thanė: "E kuptoi lojėn tonė". Pasiqė mbaruan me tė gjitha hadithet Buhariu rahimehull-llah u tha: "Ti, i pari hadithin e parė qė e the kėshtu ai ėshtė kėshtu e kėshtu, hadithin e dytė…" kėshtuqė derisa tė gjitha hadithet ua tregoi me rend se si janė, duke i bėrė bashkė ēdo hadith me zinxhirin e vet.
Dijetarėt kanė thėnė se nuk ėshtė ēudi se i ka ditur hadithet saktėsisht, ēudi ėshtė se nė moment i ka mėsuar edhe hadithet qė i kanė thėnė ata, hadithet e pėrziera.
Nuk kemi pse tė habitemi nga kjo kur e dimė se Buhariu rahimehull-llah ka thėnė: "Nuk e kam pėrgojuar askėnd prej kur e kam ditur se pėrgojimi ėshtė haram dhe nuk di se nė pasurinė time ka diēka tė dyshimtė (jo hallall)". Padyshim se largimi nga mėkatet tė ndihmon nė ēdo gjė, dhe e kundėrta me tė kundėrtėn.
Librat qė i ka pėrpiluar janė shumė, prej tyre mėtė njohura janė:
1. Sahihul Buhariu
2. el-Edebul Mufred
3. Tarihul Kebir (historia e madhe)
4. Tarihul Eusat (Historia e mesme)
5. Tarihus Sagir (Historia e vogėl)
6. Kiraetu halfel imam (leximi pas imamit)
7. Ref'ul jedejni fis salah(ngritja e duarve nė namaz).
Ka edhe shumė libra tjera, disa prej tyre janė tė humbura, por libri me tė cilin u bė i njohur si imam i fesė ėshtė Sahihul Buhariu, nė tė cilin ka pėrmbledhur hadithe tė Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Tė gjitha hadithet nė kėtė libėr janė tė vėrteta. Dijetarėt kanė thėnė se libri mė i vėrtetė pas Kur'anit ėshtė libri i Buhariut rahimehull-llah.
Ky dijetar ndėrroi jetė nė vitin 256 tė Hixhrit ose 870 sipas Isaut alejhi selam.
Kjo ishte shkurtimisht pėr jetėn dhe veprėn e Imam Buhariut, i cili duhet tė jetė shembull pėr neve dhe duhet marrė mėsim nga jeta dhe vepra e tij.
E lusim All-llahun subhanehu ue teala qė kėtė imam ta shpėrblejė me xhennetul firdeus, dhe tė na bashkojė edhe neve me tė. Lutja ynė e fundit ėshtė se falėnderimi i takon vetėm All-llahut subhanehu ue teala pėr tė gjitha tė mirat qė na i ka dhėnė
PersonX Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė