Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-05-08, 15:22   #10
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Komente:Pavarsia e Kosoves

BOTA
E ARDHMJA ĖSHTĖ SOT
Nga Joel Achenbach / Washington Post
Apr 27, 2008, 14:22




Gjėrat mė tė rėndėsishme qė ndodhin sot nė botė, nesėr nuk do tė jenė nė faqen e parė tė gazetave. Ato nuk do tė pėrmenden as nga kandidatėt pėr presidentė tė SHBA-ve as nga ndonjė moderator televiziv ose nga dikush qė qahet dhe qurravet duke shikuar televizor.

Ato do tė ndodhin nėpėr laboratore – aty ku nuk shihen, ku janė tė padepėrtueshme (enigmatike/panjohura) nė publik deri nė momentin kur ato do tė ndėrrojnė jetėn tonė ashtu siē e njohim.
Shkenca dhe teknologjia formojnė njė agjent dy-kahor dhe tė pandalshėm. Problemi ėshtė qė shumica nga ne nuk dimė andaj jemi tė kanosur nga gjėrat siē janė bioteknologja ose nanoteknologjia ose tė tjera shprehje qė kanė -logji nė fund, qė duket qė na kėrcėnojnė duke u bashkuar nė njė gjė tė vetme e tė pakuptueshme dhe qė nuk mund tė flas e qė quhet bioteknonanogjenomikologji. Sikurse nė mjegull, ne e kuptojmė qė kėto gjėra na ndėrrojnė jetėn por megjithėkėtė kemi njė ndjenjė qė thotė qė gjithēka ėshtė jashtė kontrollit. Ne vetėm shtrėngohemi edhe kur p.sh jemi nė anije dhe e dimė qė ajo herėdokur do tė fillojė tė lėkundet, vibrojė.

Ajo qė nuk shėnohet ėshtė shpejtėsia ose ritmi me tė cilėn arrin e ardhmja. Paramendojeni Internetin. Kjo teknologji e fuqishme por mjaft shpėrqendruese ka dal nga laboratori (nga vaska e Pentagonit, mė saktėsisht) duke e gėlltitur civilizimin bashkėkohor – pa asnjė paralajmėrim. Pėrdorimi i parė i fjalės “Internet” i ėshtė referuar njė rrjeti punues kompjuterik duke u shfaqur nė kėta gazetė mė 26 shtator 1988, nė pjesėn Financiare, nė faqen F30 – pra, thellė nė faqet e njė gazete; gati nė faqet e shpalljeve te klasifikuara.

Referenca e plotė: "Grupi pėr prodhimin e tė dhėnave SMS, Inc. McLean” fitoi mbi njė-milion dollarė kontratė nga Forcat Ajrore pėr tė ofruar tė dhėna pėr mbrojtje ajrore si rutinė protokollare pėrmes internetit. Ndoshta emri i pėrbėrė "tė dhėna pėr mbrojtje si rutinė protokollare pėrmes internetit" ishte njė arsye mė shumė qė ne nuk i kemi kushtuar vemendje. Disa muaj mė vonė, "Interneti" – ende plotėsisht i pashquar – pėrfundimisht depėrton nė faqen e pare tė gazetave kur njė virus shkyē disa mija kompjuterė. Rrėfimi nė gazetė referohej si "njė rrjet pune i quajtur internet qė lidhė gati 50,000 kompjuterė e qė u lejon pėrdoruesve tė dėrgojnė informata tė llojshme tek njėri-tjetri". Shkencėtarėt e dinin qė rrjetet punuese kompjuterike mund tė ishin tė fuqishme. Por as vet ata nuk e kanė ditur qė kjo puna e Internetit do tė ndėrroj mėnyrėn e komunikimit, publikimit, shitjes, blerjes, zhvillimit tė hulumtimeve dhe kėrkimeve tė ndryshme, qė do tė bėjmė detyrat e shtėpisė, planifikojmė udhėtime, e kėshtu me radhė.

Joe Lykken, fizikan teorik nė stacionin hulumtues “Fermilab”nė Illinois, tregon njė rrėfim pėr diēka qė ka ndodhur mė 1990. Njė vizitor nė kėtė stacion, nė fakt, njė anglez qė quhej Tim Berners-Lee, kishte njė trik qė donte t’ia demonstronte fizikanit. Ai shtypi njė kod nė njė kuti tė vogėl dhe tė zbrazėt nė kompjuter. Menjėherė lart nė faqe, u shfaq njė faqe interneti me tė dhėna.

Lykken reagoi kėshtu: ehh.

Ai mund tė shihte tė dhėnat e tjetėrkujt nė kompjuter. Ai mund tė ēonte letėr elektronike (e-mail) shokut tė tij dhe ta hap atė sikur dokument. Pse tė shikohet ai dokument nė njė faqe tjetėr tė kompjuterit tjetėr diku nė njė rrjet tjetėr?
Por, natyrisht, ky program kompjuterik, nė atė kohė jo edhe aq mbresėlėnės, do tė ishte paraardhės i asaj qė sot njihet si Rrjeti Gjithė Botėror (ose World Wide Web – www). "Neve nuk na shkonte nė mendje qė jo vetėm qė po shikonim direkt nė revolucion por edhe nė njė ide me vlerė triliona dollarė," thotė Lykken.

Le tė ndalemi tė bėjmė njė pauzė e tė shqyrtojmė faktin qė Joe Lykken ėshtė person shumė i zgjuar – ju nuk mund tė bėheni fizikan teorik nėse nuk e keni atė lloj truri qė, praktikisht, mund tė lakojė lugėn nga largėsia – bile edhe ai, me atė lėvore gjigante tė trurit dhe me biliona neurone qė ndizen dhe kapsalliten, e pa proto-Webin dhe ofshani. Jo vetėm ne tė vdekshmit por edhe shkencėtarėt jo gjithmonė rrokin rėndėsinė dhe domethėnien e risisė. Teknologjia revolucionare e sė nesėrmes mund tė jetė para syve por sytė e tė gjithėve, me mrrola nga tė menduarit konvencional, thjeshtė, nuk mund ta shohin ose detektojnė risinė. "Edhe njerėzit e zgjuar janė mjaft tė paaftė tė parashikojnė ose parafytyrojnė situatėn qė ėshtė mjaft e ndryshme nga aty ku janė," thotė Christine Peterson, nėnkryetare e Institutit “Foresight Nanotech” nė Kaliforni

Tashti, ku mbetemi ne tė tjerėt?
Diku nė ndonjė laborator.


Pėrktheu dhe pėrshtati,
Skėnder Limani
© by Gazetajava.com

Kreu

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 06-05-08 nė 15:22
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė