Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-06-13, 23:20   #62
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mendoj se vlen!

preventive para hapjese se sezonit ..

(kuptohet , e vodha )

Kush i shpiku dasmat?!
Mos u shqetėsoni: nuk kam ndėr mend tė martohem e tė ndėrroj emrin e rubrikės (nejse, s’kam pėr ta bėrė kurrė “Spinster and the City”, - ‘Lėnesha dhe qyteti’, sepse do vijė njė ditė qė kjo e jetuara secili-nė-shtėpi-tė-vet do mė mėrzitet). Thjesht mė kanė frymėzuar dasmat, qė bėhen rreth e rrotull shtėpisė sime (e kotė tė them qė dėgjohen sikur po bėhen brenda nė shtėpinė time).
Urrej dasmat ku marr pjesė, dhe ato ku nuk marr pjesė. Kėto tė fundit sidomos, kur ndjekin traditėn shqiptare dhe fillojnė njė javė pėrpara, me rrugicėn poshtė pallatit qė bllokohet nga makinat e gjithė soj e sorollopit tė atij/asaj qė martohet (nė rastin kur nė lagje kam nusen, kam njė fije ngushėllimi se dasma zgjat njė ditė mė pak). Urrej tė gjitha kėngėt qė kėndohen nė kėto raste, qė nga “Ēuni vogėl do llokum” (ky ėshtė hiti i lagjes sime, ndoshta se diku aty afėr dikur ka qenė njė fabrikė pastash), e deri tek “Moj Sarandė moj Delvinė” (edhe kur familjarėt janė nga Kukėsi, kėtė kėngėn e kanė me qejf tė madh) dhe sidomos urrej “Koka nė Stamboll e trupi nė Janinė” (zakonisht pas kėsaj, fillon Lambada, e cila nga fundi miksohet me “Coco Jambo”-n pėr t’ia lėnė prapė vendin “Ēuni i vogėl do llokum”, qė shoqėrohet me thirrje op op op). Urrej pastaj edhe tė dielėn mėngjes, kur pas rraskapitjes sė gjithė javės, gjumi mė del e trembur nga boritė e makinės, qė marrin ose sjellin nusen. Por urrej edhe tė shoh karvanėt e nuseve, me nja shtatė benza njėri pas tjetrit, me shamitė e kuqe me fije ari tė varura te dritaret dhe me xhaxhi kameramanin, me gjysmėn e trupit tė nxjerrė jashtė nga makina e parė, e qė xhiron ēdo sekondė tė ecjes sikur po bėn dokumentar pėr BBC-nė.
Por urrej edhe dasmat ku jam e ftuar. Tė fisit apo shoqėrisė qofshin. Urrej tė vishem e pispillosem, qė nė pikė tė mėngjesit (pa llogaritur kėtu, qė nėse dasma ėshtė tė dielėn duhet tė zihem me nja pesė parukiere qė kėtė ditė e bėjnė pushim e nuk tė marrin pėrsipėr, edhe pse ti harxhon lekė tek ato gjithė vitin) e pastaj tė shoh se si deri nė darkė, tualeti fillon tė rrjedhė e flokėt hallakaten. Urrej kur dasmat bėhen nė drekė, sepse ėshtė shumė vapė. Urrej edhe kur bėhen nė darkė dhe pjata e dytė vjen diku nga ora 23.45, pikėrisht atėherė kur unė do doja tė isha nė shtėpi, veshur me pizhame e me tualetin e pastruar pėrpara televizorit (si pėr darkė dhe pėr drekė, urrej ato pjatat ku bėrxolla ndahet nga patatet me njė kufi tė pėrdredhur prej salce kosi, me tė njėjtin zell sa urrej dhe avullin e aromėn qė del nga tava e dheut dhe venitin gjithė shkėlqimin e teminave nė veshjet e zonjave rreth e rrotull).
Urrej tė harxhoj njė shumė tė mirė parash, e sigurt qė nuk i marr mė mbrapsht (sepse unė dhe nėse martohem, dasmė s’do bėj kurrė, sė paku jo dasmė ku sillen lekė nė zarf). Urrej tė marr pjesė nė festat e beqarisė, sepse nė shumicėn e rasteve nusja edhe pėrpara se tė martohej, nuk ėshtė se ka bėrė ndonjė jetė tė zhurmshme prej beqareje (ndryshe nuk do ta martonin, do prisnin “tė shtrohej”). Urrej tė ulem nė tavolinė e tė ha me njerėz qė nuk i njoh, qė mė pyesin ku punoj, sa e kam rrogėn dhe pse nuk jam martuar, qė mė thonė “ngihu kėrce” apo “nuk u lodhe duke kėrcyer?!” E meqė ra llafi te kėrcimi, urrej tė ēohem, tė ulem, tė ēohem prapė, tė ulem prapė, tė bėj fresk me erashkė...
Urrej tė kap gjithmonė unė buqetėn e nuses. Sepse tė gjitha tė tjerat janė tė martuara dhe ato qė kanė mbetur beqare janė tė shkurtra e tė shėndosha, jo tė zonjat pėr kėrcime (dhjetė vjet pėrvojė nė kėtė fushė, mė kanė bėrė tė mos kem rivale).
Urrej shumicėn e veshjeve tė nuseve. Ato nė ngjyrė bezhė, apo ato shampanjė. Ato tė mbushura me dantella e me gurė. Ato pa rripa, ku gjoksi pesė kėrcen nga tė gjitha anėt (sidomos kur nė pjesėn e dekoltesė duken shenjat e rripave tė rrobave tė banjės). Urrej dhe ata tė thjeshtėt (nė kėto raste nusja pretendon qė ėshtė shumė e rafinuar, ndaj e ka zgjedhur). Urrej kėpucėt prej mėndafshi tė bardhė qė vesh nusja. Por mbi tė gjitha urrej grimin e saj – nuk e kuptoj pse qėllimi ėshtė qė tė duket sikur nuk ėshtė ajo?!
Urrej tortėn dhe prerjen e tortės. E pse duhet tė presim sa tė dali ajo dreq torte pėr t’ia mbathur?! (gjithsesi ardhja e saj ėshtė moment lehtėsimi, do ia mbathim, uuurrrrraaa!!!)

Dhe nė fund fare, urrej kur mė ftojnė nė shtėpi pėr tė parė videon e fotot e dasmės dhe tė muajit tė mjaltit. Vetėm aty e kupton se sa ke vuajtur. Sidomos tė hėnėn mėngjes, kur e pangopur me gjumė, me kėmbėt e ėnjtura tė duhet tė shkosh nė punė. E ku ėshtė qejfi i gjithė kėsaj?!
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė