Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-06-08, 23:10   #4
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dua nje ndihme te vogel ..per shkoll.

Abortimi ēdoherė ka qenė temė diskutimi nga ana e mjekėve, filozofėve, avokatėve dhe
teologėve prej kėndvėshtrimeve tė ndryshme. Kėtu do tė pėrmendi vetėm disa prej kėtyre argumenteve, dhe do tė mundohem tė vij nė konkludim rreth etikės sė abortit. Nė tė vėrtetė, ne do ta marrim parasysh vetėm etikėn e kėsaj praktike veē mė shumė tė shpėmdarė, dhe nė shpėmdarje e sipėr, nė tė gjitha viset e botės. Njė milion e gjysmė abortime kryhen vetėm nė SHBA pėr ēdo vit, njė e treta e lyre nė tinejxhere ndėrmjet moshės 12 dhe 17 vjeēare. Andaj,
ėshtė vėshtirė tė diskutohet mbi pėrgjegjėsinė morale tė diēkahit qė ėshtė e pranishme nė masė aq tė madhe. Anketa e Harris J. e vitit 1991 ka treguar se 81% e tė moshuarve nė Angli janė deklaruar nė favor tė sė drejtės sė femrės pėr tė zgjedhur se a do tė aplikojė abort nė tre muajt e parė tė shtatzėnisė. Mason J.K. shėnon: "Tipar i rėndėsishėm nuk ėshtė aq shumė numri i pėrgjithshėm i aborteve, por eskalimi i qėndrueshėm nė numra nė krahasim me vitet e kaluara. Tė dhėnat tregojnė se kėtu kemi tė bėjmė me rritje tė pranueshmėrisė publike tė abortit si mėnyrė normale e jetės". Dunstan G.R. duke komentuar kėtė fakt thotė: "Aborti tani ėshtė duke u legalizuar dhe praktikuar edhe mė tepėr pėr shkak se ajo ėshtė ēfarė njerėzit duan - indikacion pėr intervenim mjekėsor pėr shkatėrrimin e jetės, e panjohur nė etikėn tonė mė parė."
Njerėzit qė kanė shkruar pėr ēėshtjen e abortit janė koncentruar mė tepėr nė dy ēėshtje: e para, tė "drejtat" e fetusit dhe nėnės, veēanėrisht e drejta e femrės nė trupin e saj; dhe e dyta, ēėshtja e "personalitetit" tė foshnjės sė palindur. Judith Jarvis Thompson ėshtė njėra prej atyre qė i drejtohet ēėshtjes nga perspektiva e tė "drejtave" tė fetusit dhe nėnės. Ajo nuk ka vėshtirėsi ta njohė "personalitetin" e fetusit. Ajo thotė se ēdo person ka tė drejtė tė jetojė, pra edhe fetusi ka tė drejtė tė jetojė. Sidoqoftė, ajo beson se nėna ėshtė ajo qė mban tė drejtėn tė vendos se ēfarė do tė ndodhė nė dhe me trupin e saj.
Njerėzit tė cilėt kanė definuar pikėpamjet rreth kėsaj ēėshtjeje, nė pėrgjithėsi marrin njėrėn nga kėto tri pozita: 1) aborti ėshtė ēdoherė i gabuar dhe nuk duhet lejuar nė asnjė kohė dhe pėr kurrfarė arsye, 2) aborti mund tė aplikohet nė ēdo kohė dhe pėr ēfarėdo arsye, 3) aborti duhet lejuar vetėm deri nė njė stadium tė caktuar tė shtatzėnisė, pas tė cilit nuk mund tė lejohet, me pėrjashtim nėn rrethana tė posaēme.
Njerėzit e grupit tė parė nuk janė shumė nė numėr. Ata veprojnė sipas mėsimeve tė kishės Romake Katolike, e cila thotė: "Nuk mund tė jemi absolutisht tė sigurtė se kur jeta zen vend, apo kur fetusi ėshtė personalitet njerėzor; por ndoshta kjo mund tė jetė saktėsisht nė momentin e fekondimit. Sipas kėsaj, do tė ishte gabim serioz tė shkatėrrohet qeliza vezė e fekonduar kurdoqoftė, pėrshkak se kjo do tė thotė vrasje e krijesės njerėzore". Sipas kėsaj thėnie rigoroze, aborti ėshtė i ndaluar edhe atėherė kur jeta e nėnės ėshtė nė rrezik, apo kur shtatzėnia ėshtė rezultat i ndonjė ngjarjeje tė padėshiruar, si pėr shembull dhunimi apo incesti.
Qėndrimin e dytė e marrin ata tė cilėt avancojnė argumentin "personalitet". Harris J. ėshtė njėri ndėr ata qė thonė: " Personi ėshtė kreaturė e aftė tė vendosė pėr ekzistencėn e vet, dhe asnjė person ose person potencial nuk duhet bėrė pėrjashtim nė kėtė drejtim pėr shkak se vdekja nuk i ka privuar ata prej asgjėje pėr ēka mund tė vendosin. Nėse ata nuk mund tė dėshirojnė tė jetojnė, ata nuk mund ta kenė tė frustruar kėtė dėshirė duke u mbytur."
Pozicioni i tretė i cili mund tė definohet si "i moderuar" thotė se aborti nuk duhet lejuar pas njė stadiumi tė caktuar tė shtatzėnisė dhe vetėm nėse rrethana tė caktuara e justifikojnė atė. Pėr shėmbull, ėshtė shumė nė rregull qė shtatzėnia tė ndėrpritet nėse jeta e nėnės ėshtė nė rrezik. Disa njerėz mendojnė se aborti ėshtė po ashtu moralisht i justifikueshėm kur shtatzėnia ėshtė rezultat i dhunimit apo incestit, dhe kur janė diagnostifikuar abnormalitete tė fetusit nė zhvillim. Madje disa sugjerojnė se pėrfundimi i shtatzėnisė mund tė jetė i lejueshėm edhe nėse nėna potenciale ėshtė tepėr e re.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė