Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-12-12, 16:22   #2
Zanzi/M
mire ....
 
Avatari i Zanzi/M
 
Anėtarėsuar: 12-01-10
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 1,776
Zanzi/M e ka pezulluar reputacionin
Gabim Terrorizimi Islamik. Fakt.

Terrorizmi islamik, me gjurmė tė shfaqura qė nė shek. XI, aktualisht vepron nė shumė pjesė tė botės, njė nga qėndrat e tė cilit ėshtė edhe Lindja e Mesme, ku organizata terroriste islamike e besimtarė myslimanė ekstremistė pėr arritjen e synimeve tė tyre fetare dhe politike pėrdorin sulmet kamikaze me avionė e autobomba, rrėmbimet, vrasjet e kokėprerje tė njerėzve, vėtvrasjen me lėndė shpėrthyese, dhunėn e pėrdhunimin, rekrutimin e njerėzve pėrmes internetit, qė kanė ēuar nė tragjedi tė mėdha botėrore me humbje jetėsh njerėzore tė pafajshme.
*

6.1 Problematika
Ky terrorizėm identifikohet si tepėr problematik pėr paqen universale qė prej vitit 1970 me personazhe ekstremiste e akt-ngjarje tragjike nė rritje si nė Lindjen e Mesme (veēmas nė Izrael, Egjipt, Irak, Liban, Jordani), nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (*si mė**11 shtator 2001 nė Ėorld Trade Center e Pentagon me afro 3000 viktima), nė Azi (Indi, Afganistan, Pakistan, Filipine, Indonezi, Bangladesh, Rusi), nė Europė (Spanjė, Mbretėri e Bashkuar, Francė, Turqi), nė Afrikė (Sudan, Tanzani, Kenia, Somali), nė Amerikėn e Jugut (Argjentinė).
Nė historinė moderne tė shek. XXI terrorizmi islamik ka marrė pėrmasa tejet ekstreme e tragjike si njė rrezik i pėrgjithshėm botėror, pasi vetėm nė Irak nė vitin 2005 janė kryer 400 akte terroriste nga kamikazė duke shkaktuar mbi 2.000 viktima, ndėrsa nė vitin 2006, sipas Qėndres Kombėtare tė Studimeve Antiterroriste (SHBA), nga tė gjitha sulmet terroriste tė raportuara nė botė numėrojnė mbi 13.000 viktima pothuaj gjysma e tyre ndodhi nė kėtė vend duke sjellė 6.6000 viktima.
Ekstremizmi islamik, sipas statistikave tė mbledhura nga Qendra Kombėtare Antiterroriste nė SHBA, ishte pėrgjegjės pėr rreth 23 % e tė gjitha akteve terroriste vdekjeprurėse nė mbarė botėn, dhe 56 % e tė gjitha goditjeve vdekjeprurėse terroriste shkaktuar nga njė terrorist.
*

6.2* Elementėt:
Terrorizmi islamik mund tė dallohet nga tė gjitha format e tjera tė veprimit terrorist, kryesisht nė bazė tė tre elementėve specifikė *ideologjikė:
Elementi i Parė: Terrorizmi islamik kategorikisht i refuzon tė gjitha ideologjitė e tjera bashkėkohore.
Ai, si i tillė, vehten e konsideron tė pashembullt dhe krejtėsisht tė veēantė nga tė tjerėt, tė cilit nuk i ka mbetur gjė tjetėr pėrveē arritjes sė qėllimit tė vet ose “vdekjes me shpatė nė dorė”. Qėllimi themelor i terrorizmit islamik ėshtė rilindja islamike, e cila duhet tė sjellė jo vetėm lirimin e tė gjitha territoreve myslimane nga ndikimet perėndimore, por edhe pushtimin e tėrė ruzullit tokėsor nga besimtarėt e vėrtetė tė Muhametit. Pėr realizimin e kėtij qėllimi hyjnor, nuk duhen zgjedhur mjetet. Nė tė vėrtetė, terrorizmi kėtu e ka kuptimin e mjetit tė pėrshtatshėm praktik, me tė cilin vihet nė lėvizje fondamendalizmi islamik si parakusht i rilindjes islamike, e cila do tė ndikonte nė krijimin e botės universale islame.
*********** Elementi i dytė: ėshtė prezantimi i tij si formė e luftės sė shenjtė, e cila detyrimisht do tė kurorėzohet me fitoren e plotė.
Nė kėtė drejtim, nuk bėhet dallimi nė mes aktivitetit terrorist dhe formave tė tjera tė zhvillimeve luftarake .Grupet terroriste islamistė shpesh i cilėsojnė veprimet e tyre si* Xhihad.Kėrcėnimet, pėrfshirė kėrcėnimet me vdekje, shpesh dalin nė formėn e fatva, Si myslimanėt ashtu edhe jo-myslimanėt kanė qenė shėnjestėr e sulmeve vdekjeprurėse terroriste, si p.sh. sulmet terroriste nė Bali. Kėrcėnimet kundėr myslimanėve shpesh dalin nė formėn e takfirit. Ky ėshtė njė kėrcėnim me vdekje qė ka tė bėjė me ndėshkimin pėr femohimin nė islam, i cili ėshtė vdekja, sipas shpjegimeve trashėgimore tė ligjit tė Sheriatit.
Elementi i tretė: krijimi i rregullave tė detyrueshme tė sjelljes islame.
*Sipas kėtyre rregullave, detyrė e ēdo besimtari, qoftė si individ ose komunitet islam, ėshtė vrasja e armiqve tė Zotit “armiqtė tanė duhet tė vriten, ndėrsa tė pafetė duhet ta zgjedhin vdekjen ose kthimin e tyre tė detyrueshėm nė fenė islame”.
Debatet rreth terrorizmit islamik pėrfshijnė: nėse shkaku i terrorizmit apo terroristėve ėshtė vetėmbrojtja apo shtrirja mėsymėse, vetėvendosja kombėtare apo supremacia islamike; shėnjestrat e terroristėve janė joluftuesit; nėse Islami dėnon apo nganjėherė e dėnon terrorizmin; nėse disa sulme janė terrorizėm islamistė, apo vetėm akte terroriste tė kryera nga myslimanėt ; sa pėrkrahen nė botėn islame terroristėt dhe terrorizmi; nėse Konflikti Arabo-Izraelit ėshtė rrėnja e terrorizmit islamik apo thjesht* njė ēėshtje.
Terrorizmi islamist apo dhuna islamiste ėshtė ajo formė e terrorizmit tė veprimeve tė dhunshme kundėr joluftuesve, qė zbatohet nga njė person apo grup qė cilėsohet si islamik dhe qė ndjek ēėshtjen e islamizmit. Terrorizmi islamist nxitet nė prapaskenė nga ideologjia fundamentaliste islamistė, ekstremizmi dhe fanatizmi fetar. Terroristėt islamistė i pėrligjin veprimet e tyre nė themelet e Islamit,* Kuranit dhe Sunės, ku ata shpjegohen sipas qėllimit.
*

6.3** Lufta kundėr terrorizmi pas 11 shtatorit 2001
Sulmet terroriste tė 11 shtatorit 2001 ēuan deri nė ndryshimin e politikave botėrore. Terrorizmi i 11 Shtatorit transformoi politikat botėrore e konfirmoi se bota s`do jetė mė e njejtė si* pasojė e rritjes sė terrorizmit* tė frymėzuar nga feja. Ajo qė e bėri 11 Shtatorin njė moment vendimtar e simbolik ėshtė se ai mishėroi njė forcė tė re tė terrorizmit duke qenė se rritja e tij ėshtė e lidhur ngushtė me globalizimin e politikave botėrore. Ngjarjet tragjike tė 11 shtatorit 2001 nė Nju Jork dhe nė Uashington hapėn siparin e sfidės terroriste. Mund tė thuhet se nga ajo kohė nuk ka mė vend tė sigurtė nė botė, se dukuria e terrorizmit ka prishur ēdo vatėr qetėsie e sigurie nė glob, se strukturat e sigurisė, ato kombėtare apo ndėrkombėtare,do tė duhej tė angazhoheshin seriozisht pėrballė njė armiku tė madh, tė rrezikshėm dhe shumė tė sofistikuar. Analiza e ngjarjeve tė 11 Shtatorit 2001 dhe e veprimtarisė sė shumė organizatave terroriste nxjerr nė pah implikimin edhe tė shteteve apo regjimeve diktatoriale nė pėrkrahjen ndaj tyre.
Ka shtete tė Lindjes sė Mesme, nė mėnyrė tė veēantė Irani dhe Siria qė jo vetėm kanė lejuar instalimin e kėtyre organizatave nė territorin e tyre, por edhe i kanė financuar ato, sikundėr edhe kanė patur pėrfitime prej tyre.Nga ana tjetėr ,tė dy kėto shtete po ngrejnė struktura terroriste pėr destabilitet permanent nė fqinjėt e tyre, sidomos nė Irak dhe* nė Liban ndėrsa Libia rėnditet nė ato shtete qė fsheh apo strehon terroristė ndėrkombėtarė.
Nė Lindjen e Mesme ekzistojnė shumė organizata terroriste, tė cilat ēuan nė prodhimin e terrorizmit ndėrkombėtar, si njė prej sfidave mė tė mėdha tė sigurisė globale. Kriza e 11 Shtatorit 2001 e SHBA shpalosi pėr herė tė parė ndėrkombėtarisht terrorizmin
ndėrkombėtar si elementi mė kėrcėnues pėr demokracitė dhe Rendin e Ri Botėror qė aspiron mė shumė paqe, siguri,drejtėsi dhe prosperitet ekonomik pėr tė gjithė. Ngjarja e 11 Shtatorit 2001 nė Nju York demonstroi ekzastėsisht largpamėsinė e liderėve tė demokracive perėndimore se nė kohėt tona ekzistojnė mjaft kėrcėnime qė kanė nė target tė tyre goditjen e vlerave dhe arritjen e demokracive. 11 Shtatori 2011 tregoi se nuk ka zonė tė sigurtė nė botė dhe se askush nuk mund tė jetė i imunizuar nga rreziqet qė mund tė vijnė prej faktorėve tė ndryshėm dhe se terrorizmi dhe krimi i organizuar janė shndėrruar nė kėrcėnim real pėr paqen, sigurinė, demokracinė dhe prosperitetin e vendeve dhe popujve.
Me rėndėsi historike pėr ardhmėrinė e paqes dhe stabilitetit nė Lindjen e Mesme vijimi i pranisė sė aleancės sė madhe tė SHBA nė atė rajon pėr rindėrtimin e Irakut, pėr tė kėrcėnuar regjimin e rrezikshėm tė Iranit, tė Sirisė dhe pėr tė shkatėrruar veprimtaritė e njė sėrė organizatave terroriste lokale, rajonale, globale qė kanė bazat e tyre nė atė rajon dhe qė mbėshteten e sponsorizohen nga shtetet e pėrmendura mė sipėr pėr qėllimet e tyre strategjike agresive.
Ekspertėt mendojnė se prania e kontributi i SHBA nė rajonin e Lindjes sė Mesme ėshtė njė domosdoshmėri historike. SHBA shėrben pėr ardhmmėrinė e atij rajoni, pėr paqen e stabilitetin nė botė, pėr prestigjin e fuqisė mė tė madhe demokratike tė kohės, pėr ruajtjen e ekuilibrave tė qėndrueshme nė menaxhimin e tregut energjitik ndėrkombėtar, pėr pėrspektivėn e demokracisė si dhe pėr fizionominė e rendit tė ri botėror. Dhjetė vjetori i sulmeve terroriste tė 11 Shtatorit, njė ngjarje qė nė shumė aspekte pėrcaktoi dhe dinamikėn e marrėdhėnieve tė SHBA me popujt e vendeve tė Lindjes sė Mesme nė kėto dhjetė vjet, e gjen rajonin nė njė proēes transformimi revolucionar tė njohur si Pranvera Arabe.Pranvera Arabe ka qenė zhvillimi mė i rėndėsishėm nė kėtė drejtim dhe SHBA, edhe pse hezitues nė fillim, pėrqafuan drejtimin e duhur duke mbėshtetur aspiratat e popujve tė rajonit nė rrėzimin e diktaturave. Teksa ndikimi politik i SHBA nė rajon ėshtė zbehur, Amerika vazhdon tė ketė atė qė quhet, soft power, influenca kulturore nėpėrmjet paraqitjes sė njė modeli qė ėshtė tėrheqės pėr miliona tė rinj tė Lindjes sė Mesme. Sulmet terroriste tė 11 shtatorit tė vitit 2001 mbi kullat binjake dhe Pentagon dhe sulmi i mundshėm i njė avioni tjetėr mbi Shtėpinė e Bardhė, ose Camp David bėnė qė politika amerikane tė orientohet shumė drejt luftės kundėr terrorizmit. Pas 11 shtatorit 2001 filloi lufta e organizuar kundėr terrorizmit. SHBA shtoi operacionet ushtarake, presionin ekonomik dhe dhe atė politik mbi grupet qė akuzoheshin si terroriste, si dhe mbi shtetet qė akuzoheshin se i kishin mbėshtetur ata.
Terrorizmi nė Lindjen e Mesme po merr ngjyra fetare tė radikalizmit islamik. Synimet e tij janė si mė poshtė: destabilizimi i rendit ndėrkombėtar dhe delegjetimimi i vlerave dhe kulturės perėndimore. Pėr rrjedhojė terrorizmi nė Lindjen e Mesme kėrkon t`i transferojė problemet e rajonit nė tė gjithė botėn sipas parimit, “kur ne kemi problem, atėherė kėto probleme janė pėr tė gjithė njerėzimin”. Terrorizmi nė Lindjen e Mesme duket se ka evoluar nė drejtim tė organizatave fondamentaliste islamike si Al Kaeda, Hamas, Hezbollah-u. Shumica e terroristėve qė realizuan 11 shtatorin nė shumicėn e tyre ishin nga Lindja e Mesme ēfarė tregon se rajoni mbetej vatra e terrorizmit ndėrkombėtar
*

6.4* Grupet terroriste:
Departamenti Amerikan i Shtetit nė vitin 2012 ka klasifikuar nė “listėn e zezė” 50 organizata terroriste nė botė, nga tė cilat 25 prej tyre kanė qėndrat nė Lindjen e Mesme:
*

Tabela 3
Organizata terroriste nė “Listėn e zezė” tė SHBA
*
Shtetet Arabe
**************** Organizatat* terroriste*
Palestina
Abu Nidal Organization (ANO)
Army of Islam
Al-Aqsa Martyrs Brigade (AAMS)
HAMAS (Islamic Resistance Movement)
Islamic Jihad Union (IJU)
Palestine Liberation Front (PLF)
Palestinian Islamic Jihad (PIJ)
Popular Front for the Liberation of Palestine (PFLP)
PFLP-General Command (PFLP-GC)
Libani
Asbat al-Ansar
Hezbollah (Party of God)
Arabia Saudite
Al-Qa’ida* (Global)* (AQ)
Al-Qa’ida in the Arabian Peninsula (AQAP)
Al-Qaida in the Islamic Maghreb (formerly GSPC)
Iraku
Ansar al-Islam (AAI)
Kata’ib Hizballah (KH)
Al-Qaida in Iraq (AQI)
Tanzim Qa’idat al-Jihad fi Bilad al-Rafidayn (QJBR)
Egjipti
Gama’a al-Islamiyya (Islamic Group)
Libia
Libyan Islamic Fighting Group (LIFG)
Siria
Kongra-Gel
Maroku
Moroccan Islamic Combatant Group (GICM)
Irani
Mujahedin-e Khalq Organization (MEK)* Jundallah
Izraeli
Kahane Chai (Kach)
Turqia
Revolutionary People’s Liberation Party/Front (DHPC)
Somalia
Al-Shabaab
*

Al Kaeda ėshtė njė organizatė terroriste globale e themeluar nga Osama Bin Laden. Al Kaeda ka goditur objektiva ushtarake dhe civile nė shtete tė ndryshem si vendosjen e bombave nė ambasadat amerikane nė vitin 1998, sulmet e 11 shtatorit 2001, vendosjen e bombave nė qytetin turistik Bali tė Indonezisė, atentatet me bomba nė Madrid dhe Londėr, e tė tjerė. Osama Bin Laden ishte lideri historik i Al Kaedės dhe shefi i Operacioneve tė kėsaj organizate deri nė vrasjen e tij me 1 maj tė vitit 2011. Nė vitin 2006 ėshtė llogaritur se Al Kaeda ka disa mijėra njerėz tė trajnuar qė veprojnė nė 40 shtete tė botės dhe se 200-300 antarė tė saj janė komandues aktivė.
Xhihadi Islamik ėshtė njė grup islamist palestinez me qėndėr nė Damask qė angazhohet nė shkatėrrimin e Izraelit. Nga 1983 e tutje, ajo ėshtė pėrfshirė nė “njė varg sulmesh tė dhunshme, tė profilit tė lartė” ndaj objektivave izraelite. Duke filluar nga shtatori i vitit 2000, ajo filloi njė fushatė sulmesh vetėvrasėse kundėr civilėve tė bombardimeve izraelite. Xhihadi Islamik ėshtė njė grup militant palestinez qė operon nė territoret palestineze, veēanėrisht nė Rripin e Gazės. Njė pjesė e parave tė mbledhura nga trafiku i drogės ėshtė pėrdorur pėr tė financuar operacionet e organizatave terroriste tė tilla si Hezbollah, Xhihadi Islamik.Nė shoqėritė perėndimore termi xhihad ėshtė pėrkthyer shpesh nga jomyslimanėt si “luftė e shenjtė” Xhihadi ka si qėllim pėrfundimtar arritjen e sundimit musliman nė gjithė globin.Sot, xhihadi ėshtė burimi kryesor nė botėn e terrorizmit, duke frymėzuar njė fushatė nė mbarė botėn tė dhunės nga grupet e vetėshpallura xhihadiste:
__________________
Shėlbimi i Hyjit u ėshtė dėrguar popujve joēifutė. Ata do ta dėgjojnė.
Zanzi/M Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė